Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Megaoperacioni në Kavajë/ Prokuroria: Si u kapën 1.3 ton kanabis. Emrat e 5 të arrestuarve

2017/07/16 at 2:55 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Babë e bir transportonin hashash, hedhin thasët dhe ia fusin vrapit

Prokuroria për Krime të Rënda, në bazë të hetimeve paraprake, ka siguruar të dhëna të cilat krijojnë dyshime të arsyeshme për përfshirjen e 5 personave të ndaluar me urdhër të prokurorit, pas zbulimit nga ana e Policisë së Kavajës të mbi 1.3 ton kanabis sativa, e zbuluar tre ditë më parë.


Mbrëmjen e së enjtes, Policia e Kavajës zbuloi një dy mjete, një furgon dhe një fuoristradë Land Rover, një sasi prej 1350 kg lëndë narkotikë (konkretisht, 1 ton u gjet në furgon dhe 350 kg në mjetin fuoristratë “Land Rover”). Personat që gjendeshin në këto dy mjete janë larguar me shpejtësi. Në vijim të veprimeve policore, u shoqëruan në Komisariat 3 shtetas, të cilët gjendeshin në një veturë tip SAAB, pranë vendin ku u gjet lënda narkotike.

Këta shtetas u identifikuan: Kejvi Hajdari, Roland Hysenbelliu dhe Joni Sadikaj.

Më tej, veprimet hetimore u drejtuan nga Prokuroria e Kavajës, e njoftuar për ngjarjen nga ana e Policisë lokale. Gjatë veprimeve vijuese, grupi hetimor sekuestroi edhe dy automjete të tjera, njëra veturë Toyota dhe tjetra kamionçinë, si edhe shumë pranë bregut të detit, një skaf me dy motorë, i lidhur me një zetor që shërbentë për tërheqjen e tij.

Pra, në total, deri në këtë fazë hetimore, janë sekuestruar 7 mjete lëvizëse, nga të cilat dy vetura, një fuoristradë, një furgo, një kamionçinë, një zetor dhe një skaf.

Me zbulimin e skafit, grupi hetimor krijoi dyshimet se lënda narkotike ishte për qëllim trafikimi dhe, për këtë arsye, hetimi i kaloi për kompetencë Prokurorisë për Krime të Rënda.

Pas marrjes në pyetje të tre personave të shoqëruar, si edhe pas identifikimit të dy personave të tjerë që kishin lidhje pronësie apo përdorimi me mjetin tip fuoristradë ku u gjet një pjesë e lëndës narkotike (rreth 350 kg), prokuroria urdhëroi ndalimin e të pestëve, si persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale të “Trafikut të lëndëve narkotike”.

Në bazë të veprimeve hetimore të deritanishme, Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshime të arsyeshme për përfshirjen e tyre, në bazë të të dhënave paraprake, si më poshtë:

– Shtetasit Kejvi Hajdari, Joni Sadikaj dhe Roland Hysenbelliu kanë deklaruar se janë nisur nga Tepelena me mjetin tip Saab, të drejtuar nga Kejvi Hajdari, për t’u ulur për drekë në Kavajë. Pasi kanë përfunduar drekën, në mbrëmje vonë janë nisur për t’u kthyer, por kanë humbur rrugën në zonat rurale të Kavajës. Ata kanë konstatuar një patrullë policore, të cilët e kanë pyetur për rrugën, por në këtë moment, ata janë shoqëruar nga ana e Policisë.

Ata mohojnë përfshirjen në trafikun e narkotikëve.

Por, në bazë të veprimeve hetimore, rezulton se:

– Për shtetasit Kejvi Hajdari- ai deklaron se ka qenë nën drejtimin e mjetit Saab, por rezulton se ai ka përdorur gjatë ditës së enjte edhe kamionçinën, e sekuestruar tashmë, e cilat gjendej e mbyllur pranë një karburanti në Kavajë.

– Për shtetasin Roland Hysenbelliu- ai deklaron se ka qenë pasagjer në mjetin e drejtuar nga Kejvi Hajdari dhe ishin për drekë shoqërore në Kavajë. Ndërkohë, në Kavajë është gjetur një tjetër mjet i mbyllur, Toyota, i cili rezulton të jetë blerë nga një familjar i tij rreth dy muaj më parë në Tepelenë.

– Për shtetasin Joni Sadikaj – në furgonin ku u zbulua 1 ton lëndë narkotike, u gjet edhe një kartë telefonie celulare. Në bazë të veprimeve hetimore, rezultoi se kjo kartë është blerë në Tepelenë nga një shtetas, i cili nuk e kishte përdorur asnjëherë, por ia kishte dhënë shtetasit Joni Sadikaj.

Ndërkohë, pas ndalimit të tre personave të mësipërm, prokuroria për Krime të Rënda urdhëroi ndalimin edhe të shtetasve: Aristotel Kasaj dhe Arvis Muçaj.

Këta dy shtetas rezultojnë të kenë lidhje me pronësinë e mjetit tip fuoristradë, në të cilën u gjend rreth 350 kg lëndë narkotike. Në deklarimet e tyre, ata kanë mohuar të jenë përfshirë në veprimtarinë e trafikimit të lëndës narkotike. Gjithësesi, ata kanë dhënë dëshmi mbi tjetërsimin e pronësisë së mjetit, të cilat duhen verifikuar.

Në bazë të këtyre elementëve, por edhe të tjera të dhëna të cilat përbëjnë sekret hetimor, Prokuroria për Krime të Rënda dyshon se këta persona, në bashkëpunim me të tjerë, janë përfshirë në veprimtarinë kriminale të “Trafikut të lëndëve narkotike.



Ju sugjerojmë

Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

8 Qershor, 2025 8:38 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 8 Qershor 2025

8 Qershor, 2025 8:18 am
Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Para
Kur mendja e fëmijëve është e frikshme, ja vizatimet që do t’ju tronditin

Kur mendja e fëmijëve është e frikshme, ja vizatimet që do t’ju tronditin

Lista e deputetëve/ Qytetarja i shkruan Berishës: Nuk ju votoj me këto lista

Berisha: Rama cinik, theu kodin e zisë

Selami : Do të sjell PD-në pushtet

Gara në PD/ Selami: Basha do karrigen jo partinë
















TE FUNDIT

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
8 Qershor, 2025

Ditën e Dielë moti parashikohet i qëndrueshëm, orë të plota me diell, pa përjashtaur vranësira të pakta kalimtare nga orët...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 8 Qershor 2025

Horoskopi, 1 shtator 2023
8 Qershor, 2025

Dashi Kjo ditë e parë e shtatorit mund t’iu gjejë disi të tensionuar. Do të ndiheni disi konfuz, sidomos në...

Lexo më shumë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com