Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Megaoperacion i Europol dhe SPAK, 9 të arrestuar dhe 27 mln euro në kriptovaluta të sekuestruara

2024/12/18 at 12:21 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Megaoperacion i Europol dhe SPAK, 9 të arrestuar dhe 27 mln euro në kriptovaluta të sekuestruara

Nëntë persona kanë rënë në pranga falë një operacioni ndërkombëtar kundër pastrimit të parave të zhvilluar mes Europol, SPAK dhe BKH në Shqipërisë, DEA-s Amerikane, Gardës Civile Spanjolle dhe policisë në Belgjikë, Holandë dhe Bullgari.

Nga ky operacion janë sekuestruar 27 milionë eurove në kriptovaluta.

Në komunikatën zyrtare Europol bën me dije se veprimet hetimore ishin vazhdim i dy operacioneve të mëdha, “Gorgon” dhe “Whitewall”, me të parin që në Shqipëri çoi në muajin korrik në goditjen e klanit “Çopja” nga Elbasani, me bazë në Dubai dhe Belgjikë.

“Paratë u sekuestruan gjatë një kontrolli në një shtëpie në lidhje me një hetim për trafikun e kokainës. Disa prej kartëmonedhave prej pesë eurosh kishin mbishkrime të shkruara me dorë, të cilat jepnin informacion se kush po koordinonte dhe lehtësonte aspektin financiar të trafikut të drogës.

Garda civile spanjolle ia dorëzoi këtë informacion Europolit, i cili e kontrolloi atë me të dhënat e mbledhura në rastet EncroChat dhe Sky ECC. Si rezultat, i dyshuari u identifikua si një koordinator që ofronte shërbime bankare nëntokësore për një rrjet kriminal me bazë në Spanjën jugore, i cili nga ana tjetër ishte nën mbikëqyrjen e një rrjeti që operonte nga Dubai. I dyshuari, shtetas britanik, u arrestua më 12 shtator 2022.

Një hap tjetër i rëndësishëm në hetim ishte analizimi i të dhënave me shumë thellësi për të identifikuar individët në kontakt me të dyshuarin. Kjo përpjekje synonte të zbulonte rrjetin kriminal dhe të kuptonte rolet e anëtarëve të tij.

Duke u mbështetur në gjetjet nga dy hetime të mëdha, operacioni GORGON dhe operacioni WHITEWALL , ky operacion pasues përfshinte bashkëpunim të ngushtë midis ekspertëve të Europolit në krimin e rëndë dhe të organizuar dhe në hetimet financiare.

Ai çoi në arrestimin e 9 të dyshuarve dhe sekuestrimin e provave (dokumente, telefona celularë), sende me vlerë (ari, mallra luksi), 35 000 euro cash dhe 27 milionë euro kriptovaluta”, thuhet në njoftimin e Europol.

Ju sugjerojmë

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
Bota

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

14 Qershor, 2025 11:07 pm
Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
Kronikë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

14 Qershor, 2025 10:48 pm
Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
Sport

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

14 Qershor, 2025 10:34 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

14 Qershor, 2025 9:49 pm
Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
Aktualitet

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

14 Qershor, 2025 9:21 pm
SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
Bota

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

14 Qershor, 2025 9:17 pm
Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian
Sport

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian

14 Qershor, 2025 9:16 pm
Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran
Sport

Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran

14 Qershor, 2025 8:36 pm
Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t
Bota

Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t

14 Qershor, 2025 8:02 pm
Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj
Bota

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj

14 Qershor, 2025 7:33 pm
Para
Emri/ I dënuar në Itali për trafik, konfiskohen pasuritë e “Zotit të Drogës” 

Emri/ I dënuar në Itali për trafik, konfiskohen pasuritë e “Zotit të Drogës” 

Municionet “Made in Kosova”, një ambicie ende e largët

Municionet "Made in Kosova", një ambicie ende e largët

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje

TE FUNDIT

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
14 Qershor, 2025

Irani njoftoi sot se ka lëshuar të paktën 100 raketa si sulm hakmarrës dhe kundërpërgjigje ndaj Izraelit mbrëmjen e sotme...

Lexo më shumë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
14 Qershor, 2025

Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur Italinë. Një grua 45-vjeçare me origjinë shqiptare është vrarë brutalisht me thikë të shtunën...

Lexo më shumë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
14 Qershor, 2025

Rino Gattuso pritet të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, dëshiron...

Lexo më shumë

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
14 Qershor, 2025

Ka mbërritur në Gjykatën e Lartë rekursi i paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Siç shihet edhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com