Sport

Mediat serbe quajnë provokim festimin e Ramosit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:09 - 12/09/18 |
b.f

Spanja shkatërroi Kroacinë mbrëmë me rezultatin e thellë 6-0 për Ligën e Kombeve dhe njërin nga golat e realizoi Sergio Ramos, kapiteni i skuadrës.

Mbrojtësi ekzatësisht mposhti portierin në minutën e 57-t, por ajo që bëri më shumë përshtypje ishte festa e 32-vjeçarit, i cili bëri simbolin e shqiponjës.
Kaq ka mjaftuar që gazeta serbe ‘Kurir’ të shkruajë se Ramos ka patur për qëllim mbështetjen ndaj Shqipërisë. Ajo shkruan se ky gjest ishte në mbështjetje të Shqipërisë së Madhe, e cila përfshin toka të cilat janë brenda kufinjve të shteteve fqinje si Serbia (Kosova dhe Luginën e Preshevës), Mali i Zi (pjesa jugore e vendit), Greqia (Epiri jugor), Maqedonia (pjesën perëndimore të vendit).

Një lajm që nuk është aspak i vërtetë pasi ajo që ka dashur të thotë spanjolli nuk ka aspak lidhje me shqiponjën të cilën e bënë në Botëror Shaqiri dhe Xhaka.

Në fakt Ramos nuk e bën për herë të parë këtë simbol, por siç vetë ai e ka deklaruar e ka për shqipoinjat të cilat fluturojnë në male e që simbolizojnë lirinë.

Pas