Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mediat botërore: Putini konsolidon lidhjet me Serbinë

2019/01/17 at 8:20 PM
në Bota
Kohë leximi: 3 min
A A
Mediat botërore: Putini konsolidon lidhjet me Serbinë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, udhëheq delegacionin e lartë rus gjatë vizitës në Serbi, me qëllim që të zhvillojë bashkëpunimin me vendin që synon të bëhet pjesë e BE-së, shkruan rrjeti televiziv britanik BBC.


Në raport përmendet deklarata e Putinit para vizitës, ku akuzonte vendet perendimore për “destabilizimin” e Ballkanit.

Ndërkaq “Bloomberg” në raportin për vizitën e Putinit në Serbi, thotë se ai u prit si hero, përderisa Serbia po përpiqet të fitojë fuqinë e nevojshme për të zgjidhur çështjen e Kosovës.

Gazeta britanike “Guardian”, shkruan se Putini i ka bërë presidentit serb Vuçiç nderimet më të larta shtetërore me shpresën se do të forcojë raportet dypalëshe dhe do të rrisë ndikimin e Moskës në Beograd.

Agjencia “Associated Press” veçon faktin e një pritjeje të lartë për presidentin rus, i cili sipas kësaj agjencie, me këtë vizitë, tregon mbështetjen e tij për “udhëheqësin populist të këtij vendi ballkanik”

Agjencia gjithashtu përmend faktin se Serbia mban lidhje të afërta me Rusinë edhe pse formalisht dëshiron të jetë vend anëtar i BE-së.

“Beogradi refuzon të i’u bashkohet sanksioneve të Perendimit ndaj Moskës për shkak të Ukrainës dhe kundërshton anëtarësimin në NATO” shkruan AP.

Putini zhvillon një vizitë shumë simbolike në Beograd për të shënuar “miqësinë serbo-ruse” shkruan portal francez “Le Courrier des Balkans”. Vizita sipas këtij medium bëhet në kohën kur presidenti Vuçiç po përballet me protesta popullore.

Ky medium shkruan se ekziston një pyetje e hapur, dhe ajo është qëndrimi i Moskës për Kosovën.

“Në interes të Rusisë është të vazhdojë kundërshtimin për pavarësinë e Kosovës dhe ta mbajë “status quon” apo një koflikt të ngrirë, në mënyrë që të justifikojë politikën në Krime të Ukrainës” shkruan medium francez duke shtuar se “ ndoshta Putini mund të pranojë shkëmbimin e territoreve sepse pastaj ky precedent do ti mundësonte shtrirjen e ndikimit, në rast se Republika Serbe do të dëshironte të shkëputej prej Bosnje dhe Hercegovinës.

Historiani dhe eksperti i marrëdhënieve serbo-ruse, Milivoje Beslin vlerësoi për portalin francez se vizita e sotme është një propagandë e mirë për Putinin dhe Vuçiçin.

Beslin beson se Putini nuk ka shumë destinacione në të cilat ai është i mirëpritur për shkak të sanksioneve perëndimore dhe në këtë mënyrë dëshiron të tregojë ndikim në Ballkan. Sipas tij, Vuçiç, nga ana tjetër, duhet të forcojë pozitën e tij në fazën e fundit të negociatave për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Miqësia ndërmjet serbëve dhe rusëve, për shkak se ata janë besimtarë ortodoksë dhe ndajnë trashëgiminë bizantine, është një mit. Për Rusinë, këto janë vetëm interesa strategjike, raportoi mediumi, duke cituar deklaratën e një ish-diplomateje të paidentifikuar.

Gazeta ruse “Komersant” citon historianin rus në Fakultetin e Filozofisë në Beograd, Alexei Timofeyev, të ketë thënë se serbët kanë një dashuri të veçantë për rusët për arsye të ndryshme, duke përfshirë luftën në të njëjtën anë në konflikte, por edhe rënien e entuziazmit në Serbi për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

“Vizita e Putinit në Beograd është kryesisht me rëndësi politike dhe duhet të përgjigjet në pyetjen parimore: a është Serbia gati të jetë aleati kryesor i Moskës në rajon ose do të vazhdojë afrimin e saj me BE dhe NATO, duke balancuar mes Perëndimit dhe Rusinë”, shkruan e përditshmja ruse “Komersant”.

Gazeta thotë se presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka nxitur në mënyrë aktive idenë e shkëmbimit të territoreve me Prishtinën, si kusht për normalizimin e marrëdhënieve, pa të cilën integrimi i Serbisë në BE është i pamundur./REL

Etiketa: lidhjet me serbinemediat boteroreputini


Ju sugjerojmë

Musk: Marine Le Pen është shpresa e fundit e Francës
Bota

Musk: Marine Le Pen është shpresa e fundit e Francës

16 Korrik, 2026 1:58 pm
Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov
Bota

Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov

16 Korrik, 2026 11:27 am
Largim nga tradita diplomatike, Trump do të bisedojë me liderin e Tajvanit
Bota

SHBA vendos 25 për qind tarifa për importet nga Brazili

16 Korrik, 2026 11:21 am
Irani refuzon negociatat me SHBA: Jemi të fokusuar në mbrojtjen e vendit
Bota

Irani refuzon negociatat me SHBA: Jemi të fokusuar në mbrojtjen e vendit

16 Korrik, 2026 10:18 am
Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
Bota

Trump telefonon Netanyahun,i kërkon të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani

15 Korrik, 2026 6:36 pm
Pranoi armëpushimin? Ministrat kërcënojnë Netanjahun: Do të rrëzojmë qeverinë
Bota

Rifillon gjyqi për korrupsion, Netanyahu paraqitet në Gjykatë

15 Korrik, 2026 5:32 pm
Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023
Bota

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

15 Korrik, 2026 4:32 pm
SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit
Bota

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit

15 Korrik, 2026 1:45 pm
Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje
Bota

Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje

15 Korrik, 2026 10:52 am
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Trump: Sulmet ndaj Iranit do të vazhdojnë derisa të them mjaft

15 Korrik, 2026 8:38 am
Para
Kujdes! Ja ushqimet që e rrisin rrezikun e sulmit në zemër

Kujdes! Ja ushqimet që e rrisin rrezikun e sulmit në zemër

Shqiptarët nuk zenë mend, mbjellin “Lazaratin” në Angli

Shqiptarët nuk zenë mend, mbjellin "Lazaratin" në Angli

Vilat luksoze po rrënohen pasi nuk i blen askush

Vilat luksoze po rrënohen pasi nuk i blen askush
















TE FUNDIT

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale
16 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama tha se instalimi i kamerave inteligjente në 20 shkollat më të frekuentuara të Tiranës është përgjigjja ndaj...

Lexo më shumë

Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…

Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…
16 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi se projekti Smart City do të ndryshojë rrënjësisht mënyrën e garantimit të sigurisë publike në Shqipëri,...

Lexo më shumë

Musk: Marine Le Pen është shpresa e fundit e Francës

Musk: Marine Le Pen është shpresa e fundit e Francës
16 Korrik, 2026

Në një postim në X të mërkurën, Elon Musk mbështeti Marine Le Pen përpara zgjedhjeve presidenciale të Francës, duke nxitur...

Lexo më shumë

Balla: Berisha ka firmosur vetë për zhvillimin e Zvërnecit

Balla: Berisha ka firmosur vetë për zhvillimin e Zvërnecit
16 Korrik, 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla paralajmëroi publikimin e një dokumenti me firmën e ish kryeministrit Sali Berisha...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}