Aktualitet

Mediat botërore/ Presidenti i RMV shoqëron në shkollë vajzën me sindromën Down



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:08 - 13/02/22 |
Opi Nion

Gjesti i Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili çoi në shkollë një vajzë 11-vjeçare me sindromën Down pasi dëgjoi se ajo po bulizohej ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

CCN i ka kushtuar një artikull Pendarovskit, i cili çoi në shkollën fillore në qytetin e Gostivarit të hënën, Ëmbla Ademin.

Ëmbla është bulizuar në shkollë për shkak të sindromës Down, një gjendje gjenetike që shkakton aftësi të kufizuara në të mësuar, probleme shëndetësore dhe karakteristika dalluese të fytyrës – tha një zëdhënës i zyrës së Presidentit për CNN.

Pendarovski “bisedoi me prindërit e Ëmblas për sfidat me të cilat ajo dhe familja e saj përballet çdo ditë” dhe diskutoi për zgjidhjet e mundshme, tha zyra e tij në një deklaratë për shtyp.

“Presidenti tha se sjellja e atyre që rrezikojnë të drejtat e fëmijëve është e papranueshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijët me zhvillim jotipik”, thuhet në deklaratë.

“Ata jo vetëm duhet të gëzojnë të drejtat që meritojnë, por edhe të ndihen të barabartë dhe të mirëpritur në bankat dhe oborrin e shkollës. Është detyrimi ynë, si shtet, por edhe si individë dhe elementi kyç në këtë mision të përbashkët është ndjeshmëria”, vijoi deklaratën ai.

“Do të ndihmojmë fëmijët si Ëmbla. Kjo do të na ndihmojë të mësojmë prej tyre se si të gëzohemi dhe se si të jemi solidar,” shtoi presidenti./Opinion.al

Pas