Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Media e huaj për ndryshimin e kufijve: A do hapet kutia e Pandorës?

2018/08/08 at 10:59 PM
në Komente, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Media e huaj për ndryshimin e kufijve: A do hapet kutia e Pandorës?

Lojë e re me kufijtë, nën këtë titull “Badische Zeitung“ i kushton në numrin e së mërkurës (08.08) një artikull heqjes se kontrolleve nga 1 janari 2019 në kufirin Shqipëri-Kosovë. E përditëshmja zvicerane “Neue Zürcher Zeitung“ (08.08) boton artikullin: “Presidenti i Kosovës ushqen spekulimet për shkëmbim territoresh me Serbinë“.


“Badische Zeitung”: Mes Kosovës dhe Shqipërisë do të hiqen edhe tarifat roaming të telefonisë e madje po mendohet edhe për një union doganor. Në Serbi heqja e kontrolleve kufitare interpretohet si një përpjekje për krijimin e “Shqipërisë së madhe”. Faktikisht kryeministri i Shqipërisë Edi Rama para disa muajsh deklaroi, se do ta lehtësojë regjimin kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në një intervistë me gazetën vjeneze „Standard” në vjeshtë 2017 ai tha, se në të ardhmen kontrollet kufitare duhet të jenë ai ato mes Austrisë dhe Gjermanisë. …Sikurse ka shpjeguar kryeministri i Shqipërisë, nuk bëhet fjalë vetëm për qarkullimin e lirë të personave, por edhe të mallrave dhe e gjitha kjo është pjesë e plan-aksionit të hartuar me komisarin e BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn. Por shqetësimi për menaxhimin e kufijve nuk vjen rastësisht.

Një marrëveshje e planifikuar mes Serbisë dhe Kosovës duhet të kompletohet vitin e ardhshëm. Kjo do të çojë në një lloj njohjeje indirekte e Kosovës nga Serbia. Kufiri mes Serbisë dhe Kosovës në veriun e banuar kryesisht nga serbë, mund të konceptohet analog me kufirin mes jugut të Kosovës dhe Shqipërisë duke qenë lehtësisht i kalueshëm. Ajo që duket si zgjidhje pragmatike, thekson në fakt përktësinë etnike por në asnjë mënyrë integritetin territorial. …Këto ndryshime dhe deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, që më parë është shprehur madje edhe për një „president të përbashkët” zgjojnë në Serbi frikërat nga „Shqiëpria e madhe”. …Së fundi edhe presidenti i Kosovës Thaçi flet për „korrekturë të kufijve” duke deklaruar, se në dialogun me Serbinë do të bëhet fjalë edhe për bashkimin me Luginën e Preshevës. …Kjo u interpretua si ndarje e Kosovës, apo shkëmbim territoresh. Ideja e ndarjes mbështetet kryesisht nga ministri i Jashtëm serb pro-rus Ivica Daçiç.

Megjithatë ai më së shumti do që veriu i banuar me shumcië serbe t’i takojë Serbisë, por kurrësesi ai nuk mund të mbështesë shkëputjen e Preshevës. ..Një ndarje e Kosovës nuk është realiste. Ndër diplomatët e BE-së, që e njohin rajonin, prej muajsh ndiqet me shqetësim fakti, që e ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federicca Mogherini nuk ka vendosur „vija të kuqe” për dialogun. Kjo hap spekulime dhe është e rrezikshme për integritetin shtetëror të Bosnje-Hercegovinës. …Qeveria gjermane dhe Komisioni i BE-së – si dhe shtete të tjera të BE-së – janë kategorikisht kundër një ndarjeje të Kosovës. Kjo është e pamundur në aspektin e realpolitikës. Po ashtu një gjë e tillë është në kontradiktë edhe me kushtetutën e Kosovës dhe me përpjekjet politike të Perëndimit në 25 vitet e fundit, për të mos i organizuar shtetet e Ballkanit sipas kritereve etnike”, shkruan gazeta „Badische Zeitung.”

“Neue Zürcher Zeitung”: Kur politikanët në Ballkan flasin për ndryshim kufijsh, kjo e ndez menjëherë atmosferën,aq më tepër kur bëhet fjalër për Kosovën dhe Serbinë, shkruan autori. …Thyerja e tabusë prej Thaçit – është ky i pari politikan i nivelit të lartë, i cili që pas pavarësisë më 2008 flet për ndryshim kufijsh – e kjo vjen në një fazë të tensionuar mes Kosovës e Serbisë.

Të dy vendet e armiqësuara duhet të normalizojnë marrëdhëniet, nëse duan të hyjnë në BE. Për këtë ato kanë nënshkruar para pesë vjetësh Marrëveshjen e Normalizimit, që i garanton të drejta autonomie minoritetit serb në Kosovën e veriut. Megjithatë bisedimet me ndërmjetësimin ndërkombëtar për përcaktimin dhe zbatimin e saktë të saj kanë mbetur në vend numëro. …Deri në fundjavën e kaluar negociatorët nga të dyja palët u desh të paraqesin propozimet e tyre, gjë që edhe e bënë në minutën e fundit. Por mbi përmbajtjen e tyre nuk dihet asgjë praktikisht; propozimet u dërguan me diskrskrecion të madh në Bruksel. Kjo i ushqen edhe më shumë spekulimet, kështu mediet dhe vëzhguesit prej javësh spekulojnë nëse Thaçi dhe burri i fuqishëm i Serbisë Vuçiç negociojnë mes tyre për shkëmbim territoresh, për ta zgjidhur kësisoj nyjen gordiane mbi statusin e serbëve në veriun e Kosovës me shumicë serbe përreth Mitrovicës, e si rrjedhojë në këmbim Kosovës t’i bashkohen pjesë nga jugu i Serbisë me shumicë shqiptare pëprreth Preshevës. …

Por është mjaft e diskutueshme nëse një Pazar i tillë politik ka bazë – pikërisht në klimën e polarizuar në Kosovë. Deklarimet e Thaçit kanë shkaktuar reagime të fuqishme, tek të gjitha partitë duke përfshirë edhe partinë e tij, që përjashtojnë çdo konçesion territorial. …

Edhe në Serbi shkëmbimi i territoreve mund të jetë mjaft kontravers dhe madje mund të bëhet i rrezikshëm për presidentin popullor, e të padiskutueshëm politikisht Vuçiç. … Europianët dhe amerikanët deri tani refuzojnë kategorikisht ndryshimet e kufijve. Ato nuk duan që në Ballkanin e përzier etnikisht pas Kosovës të krijojnë një rast tjetër precedent dhe druajnë, se shkëmbimet e territoreve mund të hapin kutinë e Pandorës. Megjithatë po shtohen zërat, që janë të hapur ndaj të tilla mendimeve. Disa ekspertë argumentojnë, se një ujdi bilaterale e mbështetur në nivel komunash mbi përkatësinë mundet të kontribuojë madje në konsolidimin e shtetit. Ish-i ngarkuari i posaçëm i BE-së për Kosovën, Wolfgang Petritsch, korrigjimin e kufijve nuk e sheh si një rrezik për stabilitetin, për aq kohë sa kjo mbetet e kufizuar. Synohet të çohet përpara procesi i zgjerimit të BE-së në Ballkan – pikërisht në sfondin e sfidave gjeopolitike nga Rusia dhe Kina në këtë rajon. Por sidoqoftë kjo nuk e zgjidh dilemën, që bisedimet nuk janë sa duhet transparente dhe zhvillohen larg syve të opinionit duke nxitur kështu mosbesimin tek popullsia”, shkruan gazeta „Neue Zürcher Zeitung”./DW

Etiketa: kufijndryshimshqiperi-kosove


Ju sugjerojmë

Koncerti i Kanye West, policia njofton bllokimin e disa akseve rrugore
Aktualitet

Koncerti i Kanye West, policia njofton bllokimin e disa akseve rrugore

9 Korrik, 2026 7:14 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Plagoset me thikë një person në Shëngjin

9 Korrik, 2026 5:50 pm
“Me mikun e çmuar”, Rama takon presidentin Erdogan pas samitit të NATO-s
Kryesore

“Me mikun e çmuar”, Rama takon presidentin Erdogan pas samitit të NATO-s

9 Korrik, 2026 2:50 pm
Protesta/ Hita: Policia s’ka ushtruar dhunë, reagimi në proporcion me sulmin
Aktualitet

Protesta/ Hita: Policia s’ka ushtruar dhunë, reagimi në proporcion me sulmin

9 Korrik, 2026 2:21 pm
Hita: Mbi 10 mijë llogari në rrjete po japin review negative, po i verifikojmë
Aktualitet

Hita: Mbi 10 mijë llogari në rrjete po japin review negative, po i verifikojmë

9 Korrik, 2026 2:19 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Shkodër/ Burri vret gruan, arrestohet

9 Korrik, 2026 1:57 pm
Mbahet gjyqi në GJKKO, Meta: Nuk e kam marrë dosjen e plotë
Kronikë

Mbahet gjyqi në GJKKO, Meta: Nuk e kam marrë dosjen e plotë

9 Korrik, 2026 11:30 am
Protesta/Rama për Corriere: Nuk kam frikë nga turma, gati për dialog me protestuesit
Kryesore

Protesta/Rama për Corriere: Nuk kam frikë nga turma, gati për dialog me protestuesit

9 Korrik, 2026 10:41 am
SHBA godet 90 objektiva të tjera ushtarake iraniane
Bota

SHBA godet 90 objektiva të tjera ushtarake iraniane

9 Korrik, 2026 8:32 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 9 korrik 2026

9 Korrik, 2026 7:50 am
Para
I dashuri i Dua Lipës në Prishtinë për koncertin, i jep një mësim të mirë fanses që i shkruan se “Kosova është Serbi”

I dashuri i Dua Lipës në Prishtinë për koncertin, i jep një mësim të mirë fanses që i shkruan se "Kosova është Serbi"

Gazetari vë në siklet Elvana Gjatën kur e pyet për unazën me diamant

Panik në koncertin e Elvana Gjatës, stafi i sigurisë 'zhdëp në dru' një fans

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6 ballë

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6 ballë
















TE FUNDIT

Koncerti i Kanye West, policia njofton bllokimin e disa akseve rrugore

Koncerti i Kanye West, policia njofton bllokimin e disa akseve rrugore
9 Korrik, 2026

Në kuadër të koncertit të Kanye West që do të zhvillohet më datë 11.07.2026, në Kashar, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë...

Lexo më shumë

Kinë, të paktën 28 të vdekur nga zjarri në një fabrikë këpucësh

Kinë, të paktën 28 të vdekur nga zjarri në një fabrikë këpucësh
9 Korrik, 2026

28 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të madh që përfshiu një fabrikë këpucësh në qytetin Jinjiang,...

Lexo më shumë

Irani përshpejton eksportet e naftës mes tensioneve në Gjirin Persik

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
9 Korrik, 2026

Irani ka rritur ndjeshëm eksportet e naftës, ndërsa tensionet në Gjirin Persik vazhdojnë të përshkallëzohen dhe presidenti amerikan Donald Trump...

Lexo më shumë

Plagoset me thikë një person në Shëngjin

Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
9 Korrik, 2026

Një i ri ka mbetur i plagosur me mjet prerës thikë në zonën e Shëngjinit. Ngjarja është regjistruar në rrugën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}