Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Media britanike nxin Shqipërinë: Varfëri ekstreme, të gjithë duan të ikin

2016/06/24 at 7:32 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Media britanike nxin Shqipërinë: Varfëri ekstreme, të gjithë duan të ikin

Një reportazh i gazetës britanike “Express.co.uk” ka treguar anën me të errët të Shqipërisë, duke treguar se arsyet pse shqiptarët duan të ikin të gjithë, ku 26 mijë janë vetëm në Britaninë e madhe.

***

Shqipëria pritet t’i bashkohet Bashkimit Evropian pas negociatave prej vitesh. Por mesa duket varfëria ka sunduar mbi komunitetet. Në zonën e lumit të Lanës, që përshkon kryeqytetin jetojnë 300 familje të komunitetit rom nëpër kasolle.report

Disa familje të tjera paguhen minimalisht , shumë e cila mund të jetë më pak se 6 mijë lekë në muaj. Fëmijët e tyre janë të detyruar të lypin para në disa zona, ndërsa disa të tjerë janë të punësuar nëpër miniera.

Hajdar Toluli ka tre fëmijë për të ushqyer dhe nuk mund të gjejë një punë. Ai tha: “Zona përreth lumit, është zona më e keqe e Shqipërisë. Aty ndodhen rreth 300 familje rome. Shtëpitë u përmbytëm këtë vit dhe qeveria nuk bëri asgjë për familjet. Qeveria duhet të na sigurojë punë të gjithëve. Ne thjesht duam të punojmë dhe vetëm kaq. Me këtë qeveri ne kurrë nuk do të jemi në gjendje të bëjmë një jetë të mirë”.

reort 2

Arta, 33 vjeç, e cila zgjodhi të largohej nga Shqipëria dhe të jetonte në Itali e përshkroi jetesën në vendin e saj të lindjes si “katastrofë”.

Megjithatë, ministrat e Bashkimit Evropian duket se do të lejojnë që Shqipëria t’i bashkohet Unionit.

Shqipëria njihet si kandidate zyrtare Bashkimit Evropian që në vitin 2014 dhe mund të bëhet pjesë e unionit në 2020.

Ndërkohë, sekretarja e parlamentit anglez, Theresa May, ka paralajmëruar për mos-lënien e Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të zi, Serbisë dhe Turqisë t’i bashkohen BE-së, dukë thënë se: “Ata janë vende me popullsi të varfër dhe probleme serioze, me krim të organizuar, korrupsion dhe ndonjëherë edhe terrorizëm”.

Por, për shumë shqiptarë lufta më e madhe është mbijetesa. Ka pakënaqësi të madhe në mesin e njerëzve që besojnë se asgjë nuk është bërë për t’i ndihmuar.

Kafenetë, ku pijet janë të lira mbushen me 20-30- vjeçarë, të cilët pjesën më të madhe të ditës e kalojnë në shtëpi, para se meshkujt kryesisht, të nisen për punë në Evropë.

Që prej hapjes së vizave Shengen, qindra të rinj largohen për tre muaj nga vendi i tyre, duke punuar. Duke qenë pa vizë, ata punojnë në vende të rrezikshme, duke thënë se s’kanë mundësi tjetër.

Altin Goga, 36 vjeç, i cili ka një dyqan ushqimor, thotë se jetesa është bërë shumë e vështirë dhe se njerëzit nuk kanë mundësi të blejnë asgjë, përveç bukë, sheqer dhe kafe. Shumë pak janë ata që blejnë fruta.

report 1

Shqiptarët e shohin anëtarësimin në BE si një mundësi përmirësimi për jetesën. Hyseni, 54 vjeç, tha: “Bashkimi Evropian do të jetë zhvillim për Shqipërinë, dhe do të sjellë para”.

Ndërkohë, varfëria e tejskajshme nuk rezulton i vetmi problem, pasi punonjësit kanë filluar të thyejnë rregullat dhe të abuzojnë me vendin e punës. Muajin e kaluar mediat shqiptare transmetuan abuzimin e fëmijëve të vegjël të Jetimores.

report 3

Fëmijët e fshatit Sos në Tiranë po mbahen në përkujdesje pa marrë asnjë para nga Qeveria. Drejtoresha për Bamirësi, Teuta Shkenza tha se shumë prindër luftojnë për t’u siguruar bukë fëmijëve të tyre.

“Ekonomia është në këtë gjendje sepse vetë njerëzit jetojnë në kushte ekstreme. Disa prindër të tjerë thjesht nuk kanë mundësi të kujdesen për fëmijët. Shteti nuk do t’ja dijë për të papunët dhe nuk duan t’ja dinë se ata nuk mund të gjejnë një punë”, tha ajo. /tvklan.

Linku i lajmit në origjinal

Ju sugjerojmë

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
-Jetë dhe Stil

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

20 Qershor, 2025 9:31 pm
Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
Aktualitet

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

20 Qershor, 2025 9:01 pm
Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë
Aktualitet

Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë

20 Qershor, 2025 8:39 pm
Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare
Aktualitet

Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare

20 Qershor, 2025 8:24 pm
Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi
Life Style

Themeluesi i Telegram: Pasuria ime do t’u lihet mbi 100 fëmijëve të mi

20 Qershor, 2025 8:14 pm
Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit
Bota

Reuters:Irani i hapur për kufizime, jo për ndalim të plotë të pasurimit të uraniumit

20 Qershor, 2025 7:51 pm
Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore
Bota

Bisedimet në Gjenevë, BE: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore

20 Qershor, 2025 7:47 pm
A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?
Bota

A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?

20 Qershor, 2025 7:44 pm
Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane, ky realitet duhet ndryshuar
Politikë

Tabaku: Shqipëria ka paga afrikane dhe çmime europiane, ky realitet duhet ndryshuar

20 Qershor, 2025 7:40 pm
Britania dhe Uellsi drejt legalizimit të vdekjes së asistuar për të sëmurët…
Bota

Britania dhe Uellsi drejt legalizimit të vdekjes së asistuar për të sëmurët…

20 Qershor, 2025 7:27 pm
Para
Largimi/ Vjen reagimi i parë i Gashit: Faleminderit për…

Largimi/ Vjen reagimi i parë i Gashit: Faleminderit për…

Ja si t’i ndihmoni fëmijët që të flasin sa më shpejt

Studimi/ Universiteti i Teksasit: Fëmijët që rrihen, bëhen të pabindur

Britania largohet me lot zemërimi dhe shqetësimi!

Britania largohet me lot zemërimi dhe shqetësimi!

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit

Dronët që do të ndryshojnë luftën prezantohen në Panairin e Parisit
20 Qershor, 2025

Gjigandët e mbrojtjes dhe firmat e teknologjisë ushtarake përdorën Panairin Ajror të Parisit për të prezantuar dronët më të avancuar...

Lexo më shumë

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
20 Qershor, 2025

Rinumërimi i 338 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e...

Lexo më shumë

Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë

Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë
20 Qershor, 2025

Janë publikuar notat e provimit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë. Sipas Ministrisë së Arsimit, të gjithë maturantët mund të marrin...

Lexo më shumë

Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare

Babë e bir u rrëzikohej jeta te liqeni i Pogradecit, shpëtohen nga policia kufitare
20 Qershor, 2025

Dy peshkatarë, babë e bir, kanë dalë pasditen e sotme në liqenin e Pogradecit për të peshkuar me varke. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com