Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Media: Adriatik Llalla arrestohet brenda pak ditëve, prokuroria nën presion nga qeveria dhe Lu

2018/04/14 at 10:11 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
U ankua për ndryshimet Kushtetuese/ PS kundër Lallës: Të ka mbaruar mandati

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të lëshojë në dy ditët e ardhshme urdhër arresti për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.


Një burim i besuar nga prokuroria u shpreh për Exit.al se prokurorët janë prej ditësh nën presion të jashtëzakonshëm politik, përfshi kërcënimin për moskalimin e vetingut, nga qeveria dhe një përfaqësi e huaj në Tiranë për të arrestuar me çdo kusht Llallën.

Presioni është bërë intensiv dy ditët e fundit me kërkesën që arrestimi duhet të bëhet para vizitës, ditën e martë, të komisionerëve europianë Mogherini dhe Hahn. Nën këtë presion, edhe pse nuk kanë prova të arsyeshme, prokurorët janë dorëzuar dhe pritet lëshimi i urdhër arrestit.

Prej të paktën pesë javësh, Prokuroria e Durrësit ka zhvilluar verifikime dhe hetime në lidhje me të shkuarën e Adriatik Llallës. Këto hetime u përqëndruan fillimisht në dy drejtime: në disa shitblerje tokash dhe në një gjobë të marrë në një aeroport gjerman për mosdeklarim të parasë në dorë mbi limitin e detyrueshëm për deklarim gjatë udhëtimit të zhvendosjes së familjes së tij në Gjermani para rreth dy vjetësh.

Së fundmi, prokurorët e Durrësit kanë ricikluar edhe një akuzë të para disa viteve për transfetimin e një prokurori nga Tiranë në Shkodër, në mes të një hetimi ndaj një krimineli i cili edhe pas ndryshimit të prokurorit u dënua me 15 vjet burg.

Megjithatë, për asnjë nga këto pista hetimi prokurorët nuk zbuluan dot prova të mjaftueshme që të mund të justifikoin hetime zyrtare. Por nën presionin të vazhdueshëm politik, Prokuroria e Durrësit regjistroi para rreth tre javësh një hetim formal ndaj Llallës, për të cilin nuk është njoftuar dhe nuk është thirrur në pyetje asnjëherë vetë Adriatik Llalla, duke e bërë çdo veprim në fshehtësi të plotë.

Por këto veprime u njoftuan në publik nga ambasadori amerikan Donald Lu, i cili fillimisht u shpeh se Llalla po hetohet për korrupsion dhe në një deklaratë të dytë u shpreh se Llalla është një “zyrtar i korruptuar dhe i diskredituar” që po hetohet për “pasuri masive të pajustifikuar” dhe “pastrim parash” dhe se Llalla po kundërshtonte reformën në drejtësi se “rrezikonte të dënohej me burg”. Këtyre akuzave Llalla u është përgjigjur sot, duke i mohuar në mënyrë kategorike dhe duke akuzaur direkt Ambasadorin Amerikan për ndërhyrje në proces hetimi dhe sistemin e drejtësisë në shkelje të statusit të tij diplomatik dhe të ligjeve shqiptare dhe dnërkombëtare.

Por megjithatë hetimet e Durrësit për “pastrim parash” dhe “pasuri të pashpjegueshme” nuk çuan asgjëkundi, ndaj Prokororia e Durrësit i pasoi hetimet para tre ditësh tek Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila është përgjegjëse për hetimin e korrupsionit të zyrtarëve të lartë. Kjo përcjellje e hetimeve është në vetvete e diskutueshëm pasi në momentin e kalimit të çështjes Adriatik Llalla nuk ka asnjë funksion zyrtar.

Pavarësisht çështjes së juridiksionit, sipas një burimit të referuar në fillim të artikullit, që pas marjes së çështjes prokuroria e krimeve të rënda ka qenë nën presion dhe kërcënim të vazhdueshëm nga përfaqësues të qeverisë dhe të ambasadës amerikane për arrestimin e Adriatik Llallës.

Burimi u shpreh gjithashtu se qeveria ka urgjencë për të dhënë një provë të luftës kundër krimit dhe korrupsionit para vizitës, ditën e martë, të komisionerëve europianë Mogherini dhe Hahn që do jenë në Shqipëri për të dhënë lajmin se Komisioni ka rekomanduar hapjen e negociatave. Një nga lëvdimet më të mëdha të raportit të Komisionit dhe të dy komisionerëve tyre do të jetë pikërisht suksesi i reformës në drejtësi.

Duket se urdhër arresti ndaj Llallës është i dëshirueshëm për të gjithë: Donald Lu ka nevojë jo vetëm të hakmerret ndaj një personi që i ka hapur shumë probleme, por ka nevojë të justifikojë të gjitha akuzat që ka bërë ndaj Llallës dhe informacionet që ka çuar për të në Uashington. Ndërkohë të tre, Rama, Lu dhe Vlahutin, kanë nevojë për një “peshk të madh” me qëllim që të tregojnë rezultate në reformën në drejtësi. Nesër të gjitha mediat e botës do të shkruajnë se Shqipëria po lufton korrupsionin duke arrestuar ish-Prokurorin e Përgjithshëm, çfarë do t’i japë treshes Rama-Lu-Vlahutin një armë të shkëlqyer propagandistike.

Por mbi të gjitha urdhër arresti ndaj Llallës zgjidh një problem të madh me të cilën ndeshet prej kohësh Rama por edhe Lu: Arresti i Llallës dobëson për pak kohë trysninë në rritje të ndërkombëtarve për arrestimin e Saimir Tahirit si provë të serioziteti të qeverisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Llalla brënda, mban Tahirin jashtë.

/Exit.al



Ju sugjerojmë

Rama, mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas
Aktualitet

Rama, mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas

8 Tetor, 2025 8:49 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Kthjellime dhe reshje të pakta shiu, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

8 Tetor, 2025 8:47 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 8 tetor 2025

8 Tetor, 2025 8:28 am
Ermal Hasimja tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Mbështes Florian Binajn
-U tha në Opinion

Ermal Hasimja tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Mbështes Florian Binajn

7 Tetor, 2025 10:27 pm
Shehaj: PD na preu në besë, por ne do mbështesim Florian Binajn
-U tha në Opinion

Shehaj: PD na preu në besë, por ne do mbështesim Florian Binajn

7 Tetor, 2025 10:23 pm
9 nëntori/ Opozita i “bllokoi” në KQZ, PS ankimon në Kolegjin Zgjedhor aktet
Kryesore

9 nëntori/ Opozita i “bllokoi” në KQZ, PS ankimon në Kolegjin Zgjedhor aktet

7 Tetor, 2025 8:32 pm
PS dërgon kërkesën në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhjet e 11 majit
Kryesore

Zgjedhjet e 9 nëntorit, këta janë kandidatët e PS për 6 bashkitë

7 Tetor, 2025 6:47 pm
Dy çmime nga Aleksandria: “Pikë Uji” dhe rikthimi i zërit të kinemasë shqiptare
Aktualitet

Dy çmime nga Aleksandria: “Pikë Uji” dhe rikthimi i zërit të kinemasë shqiptare

7 Tetor, 2025 2:59 pm
Vrasja e gjykatësit Kalaja, Berisha: Dështim i reformës në drejtësi
Kryesore

Vrasja e gjykatësit Kalaja, Berisha: Dështim i reformës në drejtësi

7 Tetor, 2025 1:33 pm
Programi Kombëtar i Praktikave të Punës/ Rama:Mundësi konkrete për të rinjtë
Aktualitet

Rama: Nga sot transferta në euro me vendet e BE me komisione shumë më të ulëta

7 Tetor, 2025 12:18 pm
Para
Aksident i trefishtë në Ndroq, plagoset efektivi i Policisë

Ngjarja e Fierit/ Dalin nga lokali i basteve, 3 shokë shtien me armë ndaj njëri-tjetrit

Ky djalë i vogël sot është një gazetar i njohur, që e shihni çdo mbrëmje në ekran

Alketa Vejsiu e konsideron "fat" lemzën, Drini Zeqo zbulon bisedën private

Xheloz në ekstrem, burri shkon në studio për ti kërkuar falje të dashurës

Xheloz në ekstrem, burri shkon në studio për ti kërkuar falje të dashurës
















TE FUNDIT

Njihuni me shtetin që po gjurmon qytetarët e tij me teknologji të avancuar

Njihuni me shtetin që po gjurmon qytetarët e tij me teknologji të avancuar
8 Tetor, 2025

Teksa Kazakistani po vazhdon me planet ambicioze për të ndërtuar një rrjet modern të vëzhgimit dhe për të përmirësuar infrastrukturën...

Lexo më shumë

Rama, mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas

Rama, mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas
8 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka postuar një mesazh ndërgjegjësues në kuadër të Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit...

Lexo më shumë

Kthjellime dhe reshje të pakta shiu, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
8 Tetor, 2025

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime...

Lexo më shumë

Horoskopi, 8 tetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
8 Tetor, 2025

DASHI Kjo periudhë premton të jetë plot energji dhe iniciativë. Marsi, planeti juaj udhërrëfyes, ju jep forcë dhe vendosmëri, por...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com