Një 37-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar në Itali me 3 kg kokainë. Valentin Tuku, ishte i paisur me dokumente të rregullta, dhe jetonte në zonën e Maranelos, por policia italiane ishte vënë në dijeni të përfshirjes së tij në aktivitete kriminale ndaj ushtruan kontroll në banesën e tij.
Pas kontrollit të imtësishëm, iu gjet një pako kokainë 1 kg në një çantë shpine, ndërsa në garazh u gjetën dy të tjera. Ato ishin fshehur poshtë shalës së motorit.
Shqiptari ishte vënë nën survejim nga ana e policisë prej disa kohësh, ndërkohë që raportohet se vlera e kokainës në treg shkonte rreth 600 mijë euro./Opinion.al