Fermerët e Lushnjes kanë dalë në protestë ditën e sotme, ku rreth Vijon 30 traktorë parakaluan në mënyre simbolike me mjetet bujqësore në autostradën Lushnje- Fier. Në shenjë proteste ata kanë derdhur edhe qumështin në rrugë.
Dhjetëra fermerë me pankarta kërkojnë ndërhyrje për situatën e ngërçit me mbledhjen e qumështit.
Blegtorë dhe prodhues të qumështit me pankarta në duar, kërkojnë mbështetje për fermat shqiptare dhe respekt për prodhimin vendas dhe ndërhyrje për rregullimin e tregut.
Në protestë marrin pjesë fermerë nga Lushnja, Fieri, Berat, Vlora, Kavaja, të cilët janë nisur me traktorët e tyre drejt rreth-rrotullimit të Savrës.