Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Më thuaj datën kur ke lindur, të të them si ndikon në jetën tuaj!

2018/10/09 at 6:07 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 4 min
A A
Më thuaj datën kur ke lindur, të të them si ndikon në jetën tuaj!

Nëse keni lindur në dhjetor, janar, gusht ose shtator mund të ketë një ndikim domethënës dhe afatgjatë në jetën tuaj.

Hulumtimet tona të reja mbi muajin tuaj të lindjes mund të kontribuojnë gjithashtu në formësimin e personalitetit tuaj. Në veçanti, ne kemi zbuluar se vetëbesimi i njerëzve mund të ndryshojë ndjeshëm në varësi të muajit të lindjes së tyre. Arsyeja nuk është shenja juaj astrologjike, por roli që luan data e lindjes për të vendosur se kur ju hyni në shkollë. Shumica e vendeve e specifikojnë kohën kur fëmijët e vegjël duhet të fillojnë shkollën duke përdorur një datë të caktuar të vitit.


Për shembull, në Mbretërinë e Bashkuar data e fillimit është 1 shtator. Në vende federale si Australia ose SHBA, datat e fillimit ndryshojnë midis shteteve. Fëmijët që mbushin pesë vjeç deri në datën e fillimit do të fillojnë shkollën, ndërsa fëmijët, ditëlindja e të cilëve është pas datës së fillimit të shkollës, do ta fillojnë shkollën vitin e ardhshëm.

Pozita relative e ditëlindjes tuaj deri në datën e fillimit të shkollës ka një pasojë të rëndësishme: përcakton nëse gjatë gjithë shkollës fillore dhe të mesme jeni në mesin e nxënësve më të vjetër, më të pjekur, më të gjatë të klasës ose jo.

Mosha relative dhe suksesi i karrierës

Dihet mirë se mosha relative në shkollë mund të ketë një ndikim afatgjatë. Një numër i madh hulumtimesh kanë treguar, për shembull, se studentët që ishin relativisht të vjetër në mesin e shokëve të tyre, kanë më shumë gjasa të bëhen lojtarë profesionistë të sportit. Ky model është i dukshëm në një gamë të gjerë sportesh në shumë vende të ndryshme me datat të ndryshme të fillimit të shkollës, siç janë futbolli, hokej në akull dhe AFL.

Futbollistë të njohur, që ishin relativisht të vjetër në mesin e shokëve të tyre, përfshijnë për shembull lojtarë si Pep Guardiola, menaxherin e tanishëm të Manchester City.

Studimet gjithashtu kanë zbuluar se nxënësit relativisht të moshuar kanë rezultate më të larta në mësime. Megjithëse përparësia priret të zvogëlohet me kalimin e kohës, ata ende kanë më shumë gjasa të shkojnë në universitet. Ndikimi afatgjatë në arritjet profesionale nuk duket shumë i madh, por në disa mjedise mjaft konkurruese, njerëzit që ishin relativisht të vjetër në shkollë janë dukshëm më të suksesshëm.

Kështu ndodh në zgjedhjen e CEO-ve të korporatave të mëdha. Hulumtimet e mëparshme zbuluan se ky fenomen ishte gjithashtu i pranishëm midis politikanëve kryesorë amerikanë.

Roli i vetëbesimit

Hulumtimi ynë sugjeron se një nga arsyet kryesore për këtë “efekt të ditëlindjes” është ndikimi i moshës relative në vetëbesim. Hulumtimet e fundit tregojnë se fëmijët që arrijnë të renditen relativisht më lart në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre kanë vetëbesim më të lartë. Të jesh relativisht i vjetër në mesin e shokëve të tu tenton të të vendosë më lart në shpërndarjen e arritjeve. Fëmijët që gëzojnë këtë gjatë gjithë fëmijërisë mund të përfundojnë duke qenë më të sigurt në aftësinë e tyre dhe të mbajnë këtë besim me ta më vonë.

Për të provuar këtë ide, kemi kryer dy studime. E para ishte me fëmijët e shkollave australiane në klasat e teta dhe të nënta (13 deri në 15 vjeç) të lindur një muaj, përpara datës së fillimit të shkollës.

Kemi vëzhguar 661 fëmijë rreth prirjes së tyre për të marrë përsipër rreziqe dhe për të patur vetëbesim. Gjetëm prova se disa prej djemve relativisht të moshuar kanë tendencë të jenë më konkurrues se bashkëmoshatarët e tyre.

Në studimin e dytë, kemi anketuar më shumë se 1.000 të rritur australianë (24 deri në 60 vjeç) të cilët kanë lindur në anët e ndryshme të datës së fillimit të shkollës në shtetet e tyre. Ne kemi zbuluar se ata që kishin qenë relativisht të vjetër në shkollë, ishin më të sigurt në aftësitë e tyre në një detyrë që përfshinte llogaritje të thjeshta matematikore. Ata gjithashtu treguan se ata ishin më të gatshëm për të marrë rreziqe në jetën e tyre sesa ata që ishin relativisht të rinj.

Politika për të zvogëluar efektin e ditëlindjes

Në një botë ku vetë-besimi dhe marrja përsipër e rrezikut shpërblehen, zotërimi i këtyre tipareve mund t’u japë atyre një avantazh. Ata, që ishin relativisht të rinj, mund të jenë në disavantazh.

Kuptimi i efektit disi të papritur të datave të lindjes në tiparet e personalitetit është i rëndësishëm. Ajo mund të informojë politikat për të zvogëluar efektet e moshës relative.

Për shembull, ajo mund të ndihmojë edukatorët në vlerësimin e tyre dhe nxitjen e potencialit të secilit fëmijë. Në veçanti, ajo mund të ndihmojë në informimin e hartimit të programeve të kurrikulës dhe vlerësimit për të shmangur ndëshkimin e padëshiruar të vendosur mbi studentët relativisht të rinj që kanë lindur para datës së fillimit të shkollës dhe jo pas sajm shkruan syri. Kjo gjithashtu nënkupton që grupimi i fëmijëve në bazë të aftësive mund të jetë një zgjidhje më e mirë sesa klasat strikte të moshës.



Ju sugjerojmë

Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..
-Jetë dhe Stil

Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..

14 Korrik, 2025 7:02 pm
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 14 korrik 2025

14 Korrik, 2025 8:13 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 korrik 2025

13 Korrik, 2025 8:27 am
Mërkuri në prapavijë/Chrysanthi Kalogeri zbulon shenjat që ’shkunden’ nga ndryshimet
-Jetë dhe Stil

Mërkuri në prapavijë/Chrysanthi Kalogeri zbulon shenjat që ’shkunden’ nga ndryshimet

11 Korrik, 2025 12:02 pm
Niveli i inteligjencës tek shqiptarët në rritje
Life Style

ChatGPT nuk është psikologu juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet

9 Korrik, 2025 7:58 pm
Renis Gjoka bëhet baba për herë të tretë! Familja zgjerohet me një djalë
-Jetë dhe Stil

Renis Gjoka bëhet baba për herë të tretë! Familja zgjerohet me një djalë

9 Korrik, 2025 12:18 pm
Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës
-Shëndeti

Djegia nga dielli, dermatologia tregon se çfarë duhet të bëni për kujdesin e lëkurës

8 Korrik, 2025 12:08 pm
“Filmi astronomik më i madh i të gjitha kohërave“
-Kulturë

“Filmi astronomik më i madh i të gjitha kohërave“

8 Korrik, 2025 9:20 am
Urani “pushton” Binjakët e “trondit” shenjat! Meri Shehu zbulon parashikimin e javës
-Jetë dhe Stil

Urani “pushton” Binjakët e “trondit” shenjat! Meri Shehu zbulon parashikimin e javës

7 Korrik, 2025 6:38 pm
“Kur tingujt e jazz-it takojnë…”-Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”
-Jetë dhe Stil

“Kur tingujt e jazz-it takojnë…”-Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival”

7 Korrik, 2025 5:15 pm
Para
Hije dyshimi mbi ofertën 1 mld dollarë për “Wembley”-n

Hije dyshimi mbi ofertën 1 mld dollarë për “Wembley”-n

Parlamenti Europian pa datë për negociatat e Shqipërisë

Parlamenti Europian pa datë për negociatat e Shqipërisë

Euro nis ‘rrokullisjen’, pavarësisht përpjekjeve bankare nuk ndalet rënia

Euro nis ‘rrokullisjen’, pavarësisht përpjekjeve bankare nuk ndalet rënia
















TE FUNDIT

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë
14 Korrik, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-ish-Metalurgjik. Sipas burimeve, një automjet ka përplasur një person,...

Lexo më shumë

Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani

Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani
14 Korrik, 2025

Në frutat e ngrira të malit, me prejardhje nga Serbia dhe të destinuara për tregun gjerman, është zbuluar prania e...

Lexo më shumë

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!
14 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mbrëmjen e sotme lidhur me aksionin e IKKMT-së në Theth për shembjen e ndërtimeve...

Lexo më shumë

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
14 Korrik, 2025

Publikisht, Pekini e paraqet veten si palë neutrale në luftën e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës. Në njërën anë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com