Aktualitet

Me shpejtësi të lartë dhe të dehur, Policia heq 22 patenta brenda natës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:12 - 24/10/20 |
Al Do

Policia Rrugore u ka hequr mbrëmjen e djeshme patentën 22 shoferëve gjatë patrullimit në aksin Sauk – TEG dhe në të gjitha rrugët e kryeqytetit.

Shkak i pezullimit të lejeve të drejtimit ishte shpejtësia e lartë dhe drejtimi i mjetit nën efektin e alkooli, ndërkohë që ka vënë në pranga edhe një drejtues mjeti që ishte në gjendje të dehur.

“Gjatë monitorimit të policisë u regjistrua shpejtësi nga 130 km/h deri në 178 km/h, në një rrugë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/h. U kapën me masë alkooli që varionte  nga 0.39 mg/l deri në 0.57 mg/l alkool në frymëmarrjen e drejtuesve të automjeteve. Janë pezulluar 12 leje drejtimi, për shpejtësi dhe 10 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, apo në gjendje të dehur, ku një drejtues mjeti është vënë në pranga”-njofton Policia. /Opinion.al

Pas