Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve të Tiranës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Në një komunikim online me qytetarët, Shehi ka deklaruar dhe numrin e telefonit për të gjithë qytetarët të cilët duan të kontribuojnë për të mbledhur më shumë vota për LZHK-në.
“Nëse duam t’i afrohemi Europës duhet të ndryshojmë dhe ndryshimi fillon nga ndryshimi i qeverisë. Nëse nuk ndryshojmë këtë kryeministër, të gjitha gjërat janë minimale, unë do t’ju ftoja të votojmë për ndryshimin. Hajde zgjedhim ata njerëz që ju ju duken më të mirë. Unë jam nr. 13, do të vazhdoj ta përsëris. Ne po komunikojmë për fushatën dhe unë do të doja, edhe ndihmën tuaj, kushdo të kontribuojë, të mbledhë vota të mbështesë nr. 13. Unë po u jap nr. e telefonit, 0686014414, e-mail-in [email protected] po ashtu keni edhe faqen time të internetit. Të forcojmë për opozitën, pastaj brenda kësaj, për burrat më të mirë brenda listës, për Tiranën janë 30 e ca vetë” tha Shehi./ Opinion.al