Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Navalny konfirmon problemet shëndetësore

2021/03/26 at 10:00 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Navalny konfirmon problemet shëndetësore

Politikani opozitar Aleksei Navalny ka konfirmuar se është duke u përballur me dhimbje të forta të shpinës dhe se “asgjë” nuk është bërë në këtë drejtim nga autoritetet e burgut. Ai ka thënë se është paralajmëruar më parë se nga sëmurja në burg mund të përfundojë me fatalitet.


“Dikur Mikhail Khodorkovsky, që ka qëndruar 10 vjet në burg më ka thënë: Gjëja kryesore është që të mos sëmurësh aty”, ka thënë Navalny përmes një postimi në Instagram më 26 mars, duke iu referuar pronarit të ish-gjigantit të kompanisë së naftës Yukos, i cili ka kaluar një dekadë mbrapa grilave. Ai është dënuar në dy raste kontroverse.

“Askush nuk do të kujdeset për ty. Nëse sëmureni seriozisht, do të vdisni”, ka cituar Navalny fjalët e Khodorkovskyt.

Navalny, 44-vjeçar aktualisht është në një burg 60 kilometra larg Moskës. Burgu ky gjendet ai njihet si ndër më të ashprit në Rusi.

Gjendja shëndetësore e kritikut të Kremlinit është kthyer në çështje për diskutim më 24 mars, pasi aleatët e tij kanë thënë se kanë qenë të shqetësuar për përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore, dhe u kanë bërë thirrje autoriteteve të burgut të qartësojnë gjendjen e tij.

Më 25 mars, gruaja e Navalny i ka kërkuar Kremlinit që ta lirojnë burrin e saj, në mënyrë që ai të trajtohet nga mjekë “që ai u beson”, derisa burgimin e tij e ka konsideruar “hakmarrje personale” të presidentit rus, Vladimir Putin.

Të njëjtën ditë, avokatët e Navalnyt e kanë takuar atë dhe kanë raportuar se ai është në gjendje “jashtëzakonisht të pafavorshme”, për shkak të dhimbjeve në shpinë dhe këmbën e djathtë.

Ndërkohë, Nabila Massrali, zëdhënësja shefit për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian Josep Borrell, i ka konsideruar “shqetësuese” raportimet për gjendjen shëndetësore të Navalnyt.

“Autoritetet ruse duhet t’i japin Navalnyt qasje në kujdes shëndetësor dhe t’iu japin qasje avokatëve ta takojnë atë”, ka thënë Massrali, duke shtuar se BE-ja vazhdon të bëjë thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm dhe pa kushte.

Navalny është ndalur në aeroportin e Moskës në muajin janar, pak pasi ka arritur atje nga Berlini, ku është shëruar nga çka laboratorët perëndimorë e kanë konsideruar agjent nervor të kategorisë Noviçok.

Ai është sëmurë në gusht të vitit 2020. Navalny ka thënë se tentimi për vrasjen e tij është urdhëruar nga presidenti rus Vladimir Putin, pretendon që kundërshton Kremlini.

Një gjykatë në Moskë ka dënuar atë në muajin shkurt, duke thënë se në kohën sa ka qenë duke u shëruar në Gjermani, Navalny ka shkelur rregullat e një dënimi me kusht, që lidhet me përvetësim.

Përkrahësit e Navalnyt besojnë se padia ndaj tij është e motivuar politikisht. Atij i është shqiptuar dënimi me burg prej 2 vjetësh e gjysmë./ REL

Etiketa: moskenavalnysemundje


Ju sugjerojmë

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë
Bota

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë

29 Qershor, 2026 10:46 pm
Dita e 30 e protestës/ Një grup protestuesish futen te Politekniku, arsyeja
Aktualitet

Dita e 30 e protestës/ Një grup protestuesish futen te Politekniku, arsyeja

29 Qershor, 2026 8:46 pm
Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një vit pas përfundimit të luftës në Ukrainë
Bota

Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një vit pas përfundimit të luftës në Ukrainë

29 Qershor, 2026 8:46 pm
Protesta e 30-të në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike
Aktualitet

Protesta e 30-të në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike

29 Qershor, 2026 7:37 pm
Tsunami, qenushi që shpëtoi mbi 40 jetë pas tërmeteve katastrofike në Venezuelë
Bota

Tsunami, qenushi që shpëtoi mbi 40 jetë pas tërmeteve katastrofike në Venezuelë

29 Qershor, 2026 7:03 pm
Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren
Aktualitet

Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik, 21 zjarrfikës në terren

29 Qershor, 2026 5:33 pm
“Jemi në negociata”, Ibrahimaj: Zvërneci ende pa projekt
Aktualitet

“Jemi në negociata”, Ibrahimaj: Zvërneci ende pa projekt

29 Qershor, 2026 4:36 pm
Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

Trump: Irani ka kërkuar takim, do të mbahet nesër në Doha

29 Qershor, 2026 4:30 pm
“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
Kronikë

Protestat qytetare kundër qeverisë, Policia procedon penalisht 31 persona

29 Qershor, 2026 4:21 pm
Akuzë për ndërhyrje politike, PD: SPAK po vepron me dy standarde për Ballukun
Politikë

Akuzë për ndërhyrje politike, PD: SPAK po vepron me dy standarde për Ballukun

29 Qershor, 2026 3:09 pm
Para
Pogradec/ Shpërthim gjatë natës në oborrin e një banese

Ndalohet i riu, abuzoi me 43-vjeçaren me aftësi të kufizuar mendore

Eksportet e vaksinave, Franca akuzon Mbretërinë e Bashkuar për shantazh

Eksportet e vaksinave, Franca akuzon Mbretërinë e Bashkuar për shantazh

Horoskopi, 6 prill 2020

Horoskopi, 27 mars 2021
















TE FUNDIT

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë
29 Qershor, 2026

Numri i viktimave nga dy tërmetet e njëpasnjëshme që goditën javën e kaluar Venezuelën është rritur në 1.719, tha presidenti...

Lexo më shumë

Dita e 30 e protestës/ Një grup protestuesish futen te Politekniku, arsyeja

Dita e 30 e protestës/ Një grup protestuesish futen te Politekniku, arsyeja
29 Qershor, 2026

Edhe këtë të hënë qytetarët kanë dalë në protestë teksa sot shënohet dita e 30-të e saj. Grumbullimi i protestuesve...

Lexo më shumë

Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një vit pas përfundimit të luftës në Ukrainë

Holanda: Rusia mund ta sulmojë NATO-n një vit pas përfundimit të luftës në Ukrainë
29 Qershor, 2026

Rusia mund të nisë një fushatë “të kufizuar” ushtarake kundër një shteti të NATO-s vetëm një vit pasi të ketë përfunduar...

Lexo më shumë

Protesta e 30-të në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike

Protesta e 30-të në Tiranë, kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike
29 Qershor, 2026

Ka nisur në Tiranë protesta e 30-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Tashmë e kthyer në traditë, qytetarët u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}