Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Më rrahu gruaja”, çfarë rezultuan shenjat në trupin e burrit denoncues?

2024/04/09 at 9:22 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Më rrahu gruaja”, çfarë rezultuan shenjat në trupin e burrit denoncues?

Arta Ruko denoncon ish-bashkëshortin Lorenc Shëngjergji dhe avokatin e tij Jorid Shara, të cilët, sipas saj kanë inskenuar një situatë dhunë, për të përfituar pasuri.


Pas 12 vjetësh divorc, Arta thotë se ish-bashkëshorti i ka ardhur në shtëpi dhe ka bërë denoncim të rremë në komisariatin e Lushnjes, për të përfituar nga pasuria, apartamenti ku ajo jeton.

“Për të fituar banesën. Problemi qëndron në banesë unë jam dakord. Le të bëjnë pjesëtimin e pasurisë, por jo të vijë të më bezdisë në banesë sepse ka 12 vjet që është larguar nga banesa. Hap derën unë, kur këtu tha do rri unë. Më 29 Gusht më ka bërë një kallëzim të rremë në polici, sikur kishte ardhur këtu dhe unë e kam shtyrë, e kam hedhur nëpër shkallë edhe e para e punës, çfarë deshi këtu. E dyta nuk kisha asnjë lloj haberi, asnjë lloj interesi. Kur kthehem më merr OPGJ më tha të ka bërë kallëzim burri. Kush burrë i thashë se unë nuk kam burrë. Më fal tha, ish-burri.  Ish-burri po për çfarë? Se ai të ka ardhur tek shtëpia dhe ti e ke hedhur nëpër shkallë. Thashë te cila shtëpi, se ai ka 12 vjet që ka ikur dhe është larguar prej borxhlinjve jo si pretendon ai sot me gjithë avokatin që unë e kam përzënë nga shtëpia. Edhe nëse e kam përzënë a u kujtua para 12 vjetëve. I vuri shqelmin derën që të hynte me forcë. I thashë po i drejtohem policisë. Ku shkojmë në gjykatë, avokati tha kam unë një provë. Shenjë dhune avokati pretendonte se unë e kisha hedhur në shkallë, por ai e kishte ekzemë, te krahu, trupi këtej. E ka gjithë trupin thonë ata. E kishte rrjepur me thonj dhe kishte shkuar atje dhe kishte thënë e kam hedhur në shkallë”, tha denoncuesja.

Me kamera të fshehtë Arta takon OPGJ-në në Policinë e Lushnjes, Bledar Levonja, i cili pranon, se dy denoncimet nga ish-burri janë dhe shenjat e dhunës të pretenduara, rezultuan ekzema nga këqyrja mjeko-ligjore.

Arta Ruko: Kur u bë gjyqi, doli kallëzim i rremë, sepse unë isha plazh? D.m.th, kur erdha unë këtu, që më dole ti në rrugë dhe më the, që doli kallëzim i rremë dhe plagët i kishte nga ekzemi? Ju, kur e çuat tek mjeko-ligjori, a nuk i dolën ekzemë?

OPGJ Bledar Levonja: Po! Atë e ka vërtetuar Policia Kriminale. Po ti atë pushimin e çështjes çoja pra, çoja gjykatës! Arta çfarë shkresa janë, janë çuar në gjykatë, të tëra janë në prokurori…Të ta shpjegoj edhe njëherë! Ik në prokurori, se i ke të gjithë shkresat atje!

Arta Ruko: Po vetë, pse nuk paraqiteni ju atje, o Bledi?

OPGJ Bledar Levonja: Po, më kërkoi gjykata, do vij…

Arta Ruko: Po ju ka kërkuar gjykata dhe nuk erdhët, po radhën e parë kërkoi edhe nga policia edhe nga bashkia dhe nuk erdhi asnjeri…

Arta Ruko thotë se ish-burri ka lënë vajzën kur ishte 17 vjeçe, ndërsa djalin 9 vjeç.

“Aktualisht vajza 31 dhe djali 23. Për të kontribuuar as pensionin ushqimor nuk ia kam kërkuar asnjëherë që e ka aty me vendim gjykate si e si hajd më thashë po rriten fëmijët”, shprehet ajo.

Madje banesa që po jetonte është lënë në garanci në një bankë nga dhe është shlyer falë kontributit të vajzës.

“Ai është i vetmi baba që nuk njeh nipin e vet që vajti 7 vjeç. Djali me urdhër mbrojtje që në  2015 që e nxirrte në rrugë të lypte. Urdhëro. Një baba dhe nga ajo u detyrova e hoqa djalin nga këtu. E çova djalin në Itali ta shkolloja sepse djalin edhe në Tiranë po i jepte rrugë të keqe”, tha denoncuesja.

Në fund Arta i kërkon edhe avokatit të ish-bashkëshortit, të ndalojnë inskenimet e sajesat dhe të kërkojnë ligjërisht përpjesëtimin e pasurisë.

Arta Ruko: Ti e ke sjellë ish-bashkëshortin tim tek shtëpia me celular dhe i thua filmoje, dhe e nxjerr fakt në gjykatë…Po fakt është kjo…? Po kërko përpjestim pasurie! Po kallëzimi doli i rremë, ti kërkon hapjen e çështjes. Pse kështu bën një fëmijë si puna jote? Je fëmija im ti…

Avokati Jorid Sharka: Vazhdo edhe njëherë, se je pala kundërshtare. Po mirë, prandaj po të them…!

Në ditën e gjyqit, “Stop” pyeti dhe ish-burrin, Lorencin për dhunën, por ai tha vetëm se nuk ka ku të flejë.

Gazetari: Pse je kujtuar pas 12 vitesh të kërkosh shtëpinë?

Lorenc Shëngjergji: I thashë dua çelësat e shtëpisë, kjo më tha mua jo.

Artan Ruko: Në rregull t’i jep. Ajo thotë ta përpjestojmë pasurinë, ok, por jo dhunë se është gënjeshtër. Për dhunën jemi, se nuk të ka dhunuar zonja. Për shtëpinë, për personin bëni çfarë të doni.

Lorenc Shëngjergji: Kam fjetur përjashta moj përjashta.

Artan Ruko: Po pse përjashta? Po di gjë unë ku fle vëllai jot? S’do mbaj vëllain tënd moj zonjë. Me vëllain tënd jam divorcuar. Ju po e bëni se kërkon shtëpi, por shtëpia është e fëmijëve të mi. Kredinë e kam larë unë. Borxhet e tua.

Në këto kushte, Gjykata e Fierit e rrëzoi kërkesën për urdhër-mbrojtjeje të Lorencit, si të pa bazuar në prova.

Avokati: Kishte një kërkesë nga ana e komisariatit të policisë që kërkonte urdhër-mbrojtje sipas dhunës që kishte pretenduar shtetasi atje. Unë bëj përfaqësimin në gjyq, ku është problemi se nuk kuptoj?

Gazetari: Zonja thotë më kanë denoncuar për dhunë, ndërkohë që dhuna nuk ekziston.

Avokati: Dhuna është kallëzuar që në 2023. Nuk ekziston janë organet proceduese që e vërtetojnë./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Aktualitet

Horoskopi për sot, 10 Qershor 2025

10 Qershor, 2025 8:18 am
Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
-U tha në Opinion

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

9 Qershor, 2025 10:48 pm
“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
Para
Pse priremi të refuzojmë dikë që i shpreh ndjenjat shpejt?

Pse priremi të refuzojmë dikë që i shpreh ndjenjat shpejt?

Ndryshime në Policinë e Shtetit, kush janë shefat e rinj të disa sektorëve dhe agjencive

Prokuroria e la “arrest shtëpie”, Rrumbullaku urdhëron pezullimin nga detyra të IT së Policisë së Shtetit

Parashikimi i motit, 17 mars 2024

Parashikimi i motit, 10 Prill 2024
















TE FUNDIT

Horoskopi për sot, 10 Qershor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
10 Qershor, 2025

Dashi Situata ku gënjeni do të bëjë që të gënjeni pak që të fshihni një të vërtetë të sikletshme. Duhet...

Lexo më shumë

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
9 Qershor, 2025

Padyshim, momenti më i lumtur për çdo njeri, është ai kur bëhet prind. Ermal Hasimja ndau sonte në “Opinion” pikërisht...

Lexo më shumë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
9 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që...

Lexo më shumë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com