Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Më qëlloi me grusht në fytyrë dhe më çoi tek cepi i pallatit”

2019/06/08 at 10:27 PM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Më qëlloi me grusht në fytyrë dhe më çoi tek cepi i pallatit”

Valbona Selimllari gjatë një interviste në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan, tregoi një tjetër anë të saj.  Vite më parë, në 1997-ën kur vendi ishte përfshirë nga trazirat, siç tregoi ish-missi ka rrahur një djalë.

Selimllari tha se dy djem e kishin ndaluar dhe një prej tyre e kishte goditur në fytyrë dhe kishte tentuar ta çonte në cepin e një pallati, por ajo kishte reaguar dhe e kishte goditur.

Ermal Mamaqi: Ti je një figurë paqësore, a është kjo një fasadë apo brenda teje fshihet një përbindësh? Valbona a bëhesh ndonjëherë me nerva?

Valbona Selimllari: Nuk jemi perfektë në këtë botë, kemi gabime plot, por sigurisht nuk i tregojmë të gjitha sepse kemi qejf të tregojmë vetëm të mirat. Unë bëhem nevrike dhe shumë madje.

Ermal Mamaqi: Na trego ndonjë rast. Se kur përfytyron një sherr me ty duket i çuditshëm.

Valbona Selimllari: Në fakt unë kam jetuar në kohën kur kishte shumë trazira në Tiranë, nga 1994-97 dhe 1997 ka qenë kulmi. Ka pasur situata të tmerrshme, shpesh djemtë ngacmonin vajzat, kanë ndodhur përdhunime, vjedhje dhe raste të dhimbshme. Më ka ndodhur edhe mua dhe do tregoj një rast. Po kthehesha nga teatri dhe në rrugë më dolën dy djem. Njëri prej tyre më pyet: Si e ke emrin? Dhe unë iu ktheva: Ç’të duhet ty. Ishte errësirë dhe nuk më njohu. Më qëlloi me grusht në fytyrë dhe në një moment mu errën sytë. Për fatin tim të mirë unë kam qenë gjimnaste dhe krahët i kam të fuqishëm. Në një moment u përmenda, e lashë të më çonte tek cepi i pallatit sepse ai nuk donte ta bënte në rrugë atë gjë që kishte ndër mend të bënte. Mbaj mend që i thash: “Më vjen keq, por të ka qëlluar me njeriun e gabuar”. Dhe se çfarë kam bërë, e në ç’formë e kam rrahur nuk e di, por e kisha vënë poshtë këmbëve të mia. I kisha vënë gjunjët tek kurrizi dhe e mbaja që të mos ikte. Në një moment dëgjova që po vinin njerëz, shkëpus vëmendjen dhe ai gjeti rast që u lirua dhe iku. Më mbeti xhupi dhe çelësat e tij në dorë. E kam pritur fshehur tek shkalla deri në 3 të mëngjesit me idenë që do kthehej të merrte çelësat, por për fatin e tij të mirë nuk u kthye. Ndryshe do kishte “ngrënë” një dru të mirë dhe do kishte përfunduar në burg. Ajo që më shqetëson në këtë rast është se nëse do ishte një vajzë që nuk do të kishte fuqinë time. Unë në përgjithësi jam vajzë e guximshme, sportiste dhe kisha guxim të madh./ Burimi: Tv Klan

Etiketa: valbona selimllari

Ju sugjerojmë

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi
Emisionet

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi

6 Janar, 2026 11:08 pm
Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi
-U tha në Opinion

Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi

6 Janar, 2026 10:52 pm
Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika
Aktualitet

Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika

6 Janar, 2026 10:48 pm
Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur
Aktualitet

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur

6 Janar, 2026 9:45 pm
Trump: Maduro dhe bashkëshortja e tij do të gjykohen në SHBA për trafik droge
Bota

Trump paralajmëron Venezuelën: Bashkëpunim ose sulm të dytë

6 Janar, 2026 9:29 pm
800 banesa me ujë në Durrës, Vengu: 180 persona janë akomoduar në Kovaleshencë
Aktualitet

800 banesa me ujë në Durrës, Vengu: 180 persona janë akomoduar në Kovaleshencë

6 Janar, 2026 8:58 pm
Franca kërkon anulimin e disa fluturimeve në Paris për shkak të dëborës
Bota

Franca kërkon anulimin e disa fluturimeve në Paris për shkak të dëborës

6 Janar, 2026 7:27 pm
Ambasadori i BE takim me kreun e SPAK: Të vijojë lufta kundër korrupsionit
Aktualitet

Ambasadori i BE takim me kreun e SPAK: Të vijojë lufta kundër korrupsionit

6 Janar, 2026 6:59 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Arrestohet mjeku në Tiranë, dhunoi kryeinfermieren

6 Janar, 2026 6:55 pm
Mbi 1.000 protestues të arrestuar në Iran, kreu i gjyqësorit: S’do të ketë tolerancë
Bota

Mbi 1.000 protestues të arrestuar në Iran, kreu i gjyqësorit: S’do të ketë tolerancë

6 Janar, 2026 6:20 pm
Para
Turqia mposht Francën, lajm i keq për kombëtaren

Turqia mposht Francën, lajm i keq për kombëtaren

Mund të shkarkojë Metën, sa kohë do formimi i Gjykatës Kushtetuese

Mund të shkarkojë Metën, sa kohë do formimi i Gjykatës Kushtetuese

Horoskopi 21 prill 2019

Horoskopi, 9 qershor 2019

TE FUNDIT

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi
6 Janar, 2026

Denis Deliu, ish-ushtaraku i Forcave të Armatosura, ka rrëfyer në emisionin “Opinion” detaje mbi mënyrën se si rekrutohen dhe stërviten...

Lexo më shumë

Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi

Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi
6 Janar, 2026

Çfarë po ndodh me Durrësin?! – Kjo është pyetja që na lind natyrshëm të gjithëve thuajse sa herë që ka...

Lexo më shumë

Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika

Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika
6 Janar, 2026

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, pas takimit me Shtabin e Emergjencave për situatën e krijuar me reshjet në...

Lexo më shumë

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur
6 Janar, 2026

I përlotur dhe i rrënuar shpirtërisht, Behar Musta rrëfen për median se si sot shtëpia e tij në fshatin Shkall të Klosit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com