Kronikë

Me plagë në trup, gjendet i pajetë një i moshuar në Vlorë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:55 - 26/08/20 |
Al Do

Trupi i pajetë i një të moshuari është gjetur sot në banesën e tij në Vlorë, në lagjen “4 Heronjtë”.

Policia njofton se 91-vjeçari, me iniciale S.P është gjetur me dëmtime në trup.

Ende nuk ka një përfundim zyrtar mbi shkaqet e vdekjes dhe se çfarë i ka shkaktuar plagët në trupin e të moshuarit.

Trupi i viktimës është transportuar në morg për ekspertizë mjeko- ligjore.

Mësohet gjithashtu se ai jetonte vetëm.

Është ngritur një grup hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë  po vijojnë hetimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al

Pas