Njl shtetas i paidentifikuae ka tentuar ditën e sotme të grabisë një këmbim valutor me një pistoletë lodër.
Policia bën me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 12:45, në lagjen nr. 1, Durrës.
“Rreth orës 12:45, në lagjen nr. 1, Durrës, një shtetas ende i paidentifikuar ka hyrë në një dyqan për këmbim valutash dhe në kërcënimin e një pistolete lodër, ka tentuar të marrë një shumë parash.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë kontrolle në zonë, për kapjen e autorit”, njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit.