Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Më në fund flet Etrit Berisha: Zahavi, penalltitë, merkato dhe …..

2017/01/14 at 2:38 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Më në fund flet Etrit Berisha: Zahavi, penalltitë, merkato dhe …..

Etrit Berisha thyen heshtjen e gjatë. Portieri i përfaqësueses shqiptare kishte evituar thuajse çdo lloj kontakti me mediat që nga muaji nëntor, pas ndeshjes së shumëpërfolur ndaj Izraelit ku u ndëshkua me karton të kuq dhe padyshim ishte ndër protagonistët negative në disfatën e përfaqësueses shqiptare. Portieri ka folur për mediat italiane në një intervistë të gjatë duke treguar për atë episod të veçantë që do e detyrojë të ndjekë si spektator ndeshjen me Italinë, por edhe për eksperiencën e tij në Serinë A, apo jetën personale.


Çfarë mendoni për Sportielon, që tani ka kaluar te Fiorentina?

Është shumë i mirë si portier dhe si njeri. Ka përpara një të ardhme të shkëlqyer.

Nesër ndesheni me të kaluarën tuaj të afërt…

Te Lacio jam rritur si lojtar dhe në nivelin personal. Më mundësoi të arrija Italinë që për mua përfaqësonte një ëndërr. Përgatitësit këtu janë shumë të mirë, shumë teknikë. Janë në gjendje të të përmirësojnë shumë.

 Çfarë ndeshje prisni?

Atalanta dhe Lacio janë dy skuadra në formë. Do të fitojë kush do të ketë më shumë dëshirë për sukses. Me siguri do të jetë një ndeshje e vendosur nga episode. Jam i bindur që ne jemi më të fortë, kemi dëshirë të fitojmë dhe këtë e treguam të mërkurën edhe kundër Juventusit, pavarësisht humbjes përballë një skuadre që fiton edhe kur luan keq.

Cilat janë ndryshimet mes Piolit dhe Gasperinit?

Janë të ndryshëm, në përgatitjen e ndeshjes dhe taktikisht.

Në debutimin tuaj te Atalanta pësuat 3 gola ndaj Kaljarit, ndërsa ndeshja e parë ndaj Lacios ishte gjithashtu për t’u harruar…

Po, por ndaj Kaljarit nuk u paraqita keq, evitova gola të tjerë dhe që nga ai moment ndjeva besimin e trajnerit. Kurse ndeshja e kaluar me Lacion ishte vetëm fillimi, gjërat kanë ndryshuar dhe mund të përmirësohemi më shumë.

Cila është pritja më e bukur që keni bërë këtë sezon?

Kundër Napolit, me gjuajtjen fluturimthi të Milik dhe në Kaljari ndaj një devijimi të Sau. Deri tani nuk mendoj se kam bërë gabime të veçanta.

Si e shihni Atalantën pas kthimit nga dëmtimi?

Shumë mirë, kemi treguar se loja jonë nuk varet vetëm nga një lojtar. Kemi një mbrojtje shumë të fortë dhe përpara është gjithmonë dikush në gjendje të bëjë diferencën dhe të gjejë golin.

E keni fjalën për Galjardinin?

Ai është shumë i aftë dhe i jepet një mundësi e madhe të Interi. Do të rritet edhe më shumë, por Atalanta do të vazhdojë gjithsesi të paraqitet mirë.

Meqë ra fjala te merkato, ju në Bergamo jeni i dhënë borxh nga Lacio. Çfarë do të ndodhë në qershor?

Nuk varet vetëm nga unë. Në fund të sezonit do të vlerësojmë gjithçka bashkë, me Atalantën dhe Lacion. Nuk po mendoj asgjë tani pasi do të më hiqte energji. Objektivi im është të mbaroj sa më mirë kampionatin duke vazhduar të përmirësohem. Për momentin nuk ka rëndësi asgjë tjetër. Në Bergamo ndjehem mjaft mirë. Më pëlqejnë ambienti, tifozët dhe qyteti, edhe pse është ndryshe nga Roma. Më i qetë. Pastaj është e rëndësishme që edhe familja dhe e fejuara ime Aida ndjehen mirë këtu. Nga është e fejuara? Nuk ua them.

Po objektivi i Atlantës, cili është?

Në këtë pikë të kampionatit dhe me këtë klasifikim duhet të jetë kualifikimi në Europë. Mund të synojmë vendin e pestë me qetësi nëse vazhdojmë të luajmë kështu e sidomos nëse besojmë se mund ta arrijmë.

Kapitulli kombëtare…

Të veshësh fanellën e Shqipërisë për mua është maksimumi. Nuk ka asnjë gjë që mund të krahasohet me të.

Prej pak kohësh u formua edhe Kombëtarja e Kosovës. A keni menduar ndonjëherë të bëheni pjesë e saj meqë jeni lindur dhe rritur atje?

Për mua nuk ka shumë ndryshim, ndjehem njëkohësisht shqiptar dhe kosovar. Ka shumë kosovarë që janë tifozë me Shqipërinë. Unë kisha mundësinë edhe të vishja fanellën e Suedisë, por preferova të prisja ftesën e shqiponjave.

Do të mungoni ndaj Italisë për skualifikim…

Për shkak të kartonit të kuq që mora ndaj Izraelit, për përplasjen kokë më kokë me Zahavin i cili rrëzua në tokë. Nuk e meritoja, edhe pse e pranoj se kam humbur qartësinë në atë moment. Ndjej një inat brenda meje që nuk e imagjinoni. U skualifikova se preka me kokë një kundërshtar i cili bëri një skenë të pahijshme. Më vjen keq që humb ndeshjen me Italinë, e kisha ëndërruar që kur u shpall kalendari për kualifikueset e Botërorit. Por mësova një rregull të re, mund të jepet penallti edhe me topin larg zonës.

Po nga Europiani i vitit të kaluar, çfarë kujtimi keni?

Një kujtim shumë të bukur, më vjen keq që nuk kemi arritur më shumë dhe u eliminuam që në grup. Paguam mungesën e eksperiencës. Më vjen keq sidomos për të gjithë tifozët që na kanë ndjekur në mënyrë të shkëlqyer.

Keni luajtur gjithmonë si portier?

Kur isha fëmijë mbaja fanellën me numrin 7, isha mesfushor i majtë. Pastaj në një stërvitje me skuadrën ku luaja në atë periudhë, 2 Korriku, nuk u paraqit portieri dhe me vendosën mes shtyllave. Isha 8 vjeç dhe që atëherë nuk kam lëvizur nga ai pozicion.

Nuk ju erdhi keq?

Jo, pasi më pëlqeu menjëherë ai rol, ndryshe nga shokët e mi të skuadrës. Zakonisht në portë hynte ndonjë futbollist i dobët…

 

Storari në moshën 40 vjeçare shkon te Milani për të qenë zëvendësuesi i Donarumas që është 17…

Një shembull i madh profesionalizmi. A do më pëlqente të luaja deri në 40 vjeç? Nëse do të jem mirë, përse jo.

Cili është modeli juaj?

Van Der Sar. Një portier i kompletuar. Ndoshta edhe për faktin se i ngjaj fizikisht. Aktualisht në Itali ka shumë portierë të zotë si Perin apo Handanoviç.

Po sulmuesi më i fortë?

Padyshim është Higuain.

A keni ndonjë peng?

Jo. Në fakt po. Që kur kam ardhur në Itali nuk gjuaj me penallti. Në Suedi kamë gjuajtur disa të tilla. I gjuaja mirë në stërvitje dhe që aty fillova t’i gjuaj edhe në ndeshje. Sipas meje, një portier që gjuan ka më shumë mundësi të shënojë pasi njeh më shumë se të tjerët se si mund të lëvizë kolegu i tij në portë. Nëse trajneri ma kërkon, nuk do ta kisha problem t’i gjuaja.



Ju sugjerojmë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Shpërthen makina në Shkodër, iu vu lëndë plasëse

6 Korrik, 2026 2:25 pm
“U përpoqa,” Neymar njofton mbylljen e karrierës me Brazilin
Sport

“U përpoqa,” Neymar njofton mbylljen e karrierës me Brazilin

6 Korrik, 2026 2:23 pm
Irani: Zbatimi i marrëveshjes me SHBA-në është i vështirë, por i arritshëm
Bota

Irani: Zbatimi i marrëveshjes me SHBA-në është i vështirë, por i arritshëm

6 Korrik, 2026 2:11 pm
Investimet për bashkitë, Demo: 20 mln euro për emergjencat, 10 mln për transportin
Aktualitet

Investimet për bashkitë, Demo: 20 mln euro për emergjencat, 10 mln për transportin

6 Korrik, 2026 1:27 pm
50 milionë euro mashtrime me call center,Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën
Kronikë

50 milionë euro mashtrime me call center,Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën

6 Korrik, 2026 1:24 pm
SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s
Bota

Trump dikton kushtet për NATO, çfarë do të diskutohet në Samitin e Ankarasë?

6 Korrik, 2026 1:22 pm
Botërori, FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet
Sport

Botërori, FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet

6 Korrik, 2026 12:03 pm
Përgatitja për integrimin në BE, Rama: E ardhmja është e pandalshme
Kryesore

Përgatitja për integrimin në BE, Rama: E ardhmja është e pandalshme

6 Korrik, 2026 12:00 pm
“Aruba”, Berisha: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?
Kryesore

“Aruba”, Berisha: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?

6 Korrik, 2026 11:37 am
Kim mbikëqyr testin strategjik të raketave nga shkatërruesi i ri detar
Bota

Kim mbikëqyr testin strategjik të raketave nga shkatërruesi i ri detar

6 Korrik, 2026 9:53 am
Para
Atentati i sotëm në ish-Bllok, zbulohet hakmarrja që nisi me plagosjen me thikë

Atentati i sotëm në ish-Bllok, zbulohet hakmarrja që nisi me plagosjen me thikë

Të pasmet e Luana Vjollcës bëhen objekt tallje: “Na e shpife brekë me mbushje”

Të pasmet e Luana Vjollcës bëhen objekt tallje: "Na e shpife brekë me mbushje"

E fundit/ Aksident i rëndë në Berat, përplaset makina e drejtorit të doganës, rëndë 3 pasagjerë

E fundit/ Aksident i rëndë në Berat, përplaset makina e drejtorit të doganës, rëndë 3 pasagjerë
















TE FUNDIT

Shpërthen makina në Shkodër, iu vu lëndë plasëse

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
6 Korrik, 2026

Në orët e para të mëngjesit në Shkodër ka shpërthyer një automjet. Në fshatin Gimaj, dyshohet se në automjetin në...

Lexo më shumë

“U përpoqa,” Neymar njofton mbylljen e karrierës me Brazilin

“U përpoqa,” Neymar njofton mbylljen e karrierës me Brazilin
6 Korrik, 2026

Neymar pas eliminimit të Brazilit nga Kupa e Botës 2026 ka deklaruar se karriera e tij ndërkombëtare për Brazilin ka...

Lexo më shumë

Irani: Zbatimi i marrëveshjes me SHBA-në është i vështirë, por i arritshëm

Irani: Zbatimi i marrëveshjes me SHBA-në është i vështirë, por i arritshëm
6 Korrik, 2026

Kryenegociatori i Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf tha të hënën se zbatimi i marrëveshjes së armëpushimit të nënshkruar me Shtetet e...

Lexo më shumë

Investimet për bashkitë, Demo: 20 mln euro për emergjencat, 10 mln për transportin

Investimet për bashkitë, Demo: 20 mln euro për emergjencat, 10 mln për transportin
6 Korrik, 2026

Infrastruktura e emergjencave do të përmirësohet falë një fondi prej 20 milionë eurosh, tha Ervin Demo në një konferencë për shtyp. Ministri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}