Në ndjekje të 35-vjeçarit që ka qëlluar me automatik drejt makinës së policisë kanë shkuar edhe forcat speciale RENEA. Vazhdojnë kërkimet nëpër mal për arrestimin e tij.
Incidenti i rëndë ndodhi në fshatin Bularat në Dropull të Gjirokastrës pak minuta para festës greke në përkujtim të ushtarëve grekë të rënë në luften Italo-Greke. Konstandinos Kacifas 35 vjeçar, banor i fshatit, ka qëlluar me automatik në ajër. Dhe më pas në drejtim të një makine policie.
Pas ngjarjes autori u largua në drejtim të paditur. Ne fshat, 35-vjeçari njihet si person me probleme mendore.