Ndryshimet në jetë i kaloi me sukses, edhe pse në një moshë të re Laert Sallaku që emigroi në Shtetet e Bashkuara ja doli dhe ai është oficeri më i ri i sapo diplomuar i policisë së Nju Jorkut.
Laert Sallaku, 23-vjeç, nga Shqipëria është diplomuar si oficer i policisë në Nju Jork me mesataren 9.96, më të lartë ndër të gjithë studentët.
Sallaku ishte gjimnazist kur u largua nga Tirana në vitin 2017 ku u vendos në Nju Jork dhe nisi rrugëtimin e tij duke u diplomuar në SHBA.
I riu shqiptar u diplomua me mesataren më të lartë dhe u nderua me çmim nga Kryetari i Bashkisë së Nju Jork-ut. Mes 600 oficerëve të sapo diplomuar, Laert Sallaku, u rendit i pari, dhe në ceremoninë, ai tregoi rrugëtimin e tij, që nisi në shkollë të mesme.
“Rrugëtimi im për tu bënë një oficer i Nju Jorkut filloi rreth 6 vite më para kur në moshën 17-vjeçare emigrova nga Shqipëria në Nju Jork. Si një emigrant i ri u përballa me diversitetin dhe karakterin gjithëpërfshirës të qytetit ku menjëherë u ndjeva i pranuar dhe se e kisha vendin këtu”, tha Sallaku, gjatë ceremonisë.