Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Me kullë apo pa kullë? Dy standardet e Edi Ramës gjatë kalimit nga opozita në pushtet  

2018/07/03 at 2:54 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Me kullë apo pa kullë? Dy standardet e Edi Ramës gjatë kalimit nga opozita në pushtet  

Në tetor të vitit 2013, vetëm pak muaj pas ardhjes në pushtet, Edi Rama anuloi një nga projektet e shumëdiskutuara, Xhaminë e Namazgjasë.

Miratuar nga qeveria Berisha në maj të vitit 2013, ky projekt u kundërshtua hapur nga opozita socialiste e asaj kohe, ndërsa përtej debateve të pronësisë që lidheshin me zonën ku do të ndërtohej xhamia, opozita socialiste e asaj kohe kishte kundërshtuar hapur atë, që ishte konsideruar si abuzim dhe që lidhej me ndërtimin e atyre, që u cilësuan si kulla biznesi, për qëllime të pastra përfitimi.

Me këtë argument, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit, Rama vendosi anulimin e lejes së ndërtimit për Xhaminë e Namazgjasë. Një vit më pas, në Nëntor të vitit 2014 Kryeministri prezantoi projektin e ri të Xhamisë, që sipas tij: “ndryshon katërcipërisht nga projekti i vjetër, sepse nëse në projektin e vjetër Xhamia ishte kthyer në ato New Jersy-t që ndajnë rrugën,  në projektin e ri ka një park të madh publik dhe nuk është vetëm që nga një pallat me Xhami, kaluam në një Xhami pa pallat, por në vend të pallatit do të ketë një park publik për qytetarët dhe do të ketë dhe një Muze të Bashkëjetesës”.

Por me kalimin e viteve në pushtet, duket se Rama ndryshoi mendim për bashkëjetesën e objekteve publike me pallatet dhe kullat. Në fillim ligji i famshëm i PPP-ve e më pas ndërtimi i stadiumit të ri me një kullë në mes, duket se e zbutën urrejtjen e Kryeministrit për kullat dhe pallatet. Në një standard të ri, që me sa duket pushteti ta lejon, tashmë Rama mendon ndryshe, kur flet per teatrin e ri dhe thotë se: “Nuk do jetë teatër me kullë, por s’do kishte asnjë mëkat të ishte nën kullë, se njerëzit shkojnë të shohin teatër dhe jo kullë. Këtu nuk është historia se çfarë ka sipër, apo anash, pavarësisht se sipër do ketë hapësirë teatrale ne qiell të hapur dhe anash do ketë hapësirat e veta për artistët”.

E ndërsa debatet për teatrin vazhdojnë mes argumentave pro dhe kundër për shembjen e tij, mes pikëpyetjeve apo akuzave për abuzim, tashmë një gjë është e sigurt. Edi Rama nuk i urren kullat, edhe pse me këtë i duhet të kundërshtoje vetveten.

Kur Rama kundërshton vetveten:

Nëntor 2014

“Nëse në projektin e vjetër Xhamia ishte kthyer në ato Neë Jersy-t që ndajnë rrugën,  në projektin e ri ka një park të madh publik dhe nuk është vetëm që nga një pallat me Xhami, kaluam në një Xhami pa pallat, por në vend të pallatit do të ketë një park publik për qytetarët dhe do të ketë dhe një Muze të Bashkëjetesës”.

Mars 2018

“Nuk do jetë teatër me kullë, por s’do kishte asnjë mëkat të ishte nën kullë, se njerëzit shkojnë të shohin teatër dhe jo kullë. Këtu nuk është historia se çfarë ka sipër, apo anash, pavarësisht se sipër do ketë hapësirë teatrale ne qiell të hapur dhe anash do ketë hapësirat e veta për artistët”.

Manjola Bregasi, Opinion.al

Etiketa: ramateatrixhamia

Ju sugjerojmë

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK
Kronikë

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK

20 Shtator, 2025 9:26 pm
Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike
Aktualitet

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

20 Shtator, 2025 8:18 pm
Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
Kronikë

Aksident në aksin Shkodër-Hani Hotit, humbin jetën babë e bir

20 Shtator, 2025 7:37 pm
“Varrezat” e makinave, Rama: Vatra ndotjeje, do t’ia lenë vendin gjelbërimit
Aktualitet

“Varrezat” e makinave, Rama: Vatra ndotjeje, do t’ia lenë vendin gjelbërimit

20 Shtator, 2025 2:36 pm
Elton Ilirjani në New York Fashion Week SS2026 me  9 pasarela spektakolare
Aktualitet

Elton Ilirjani në New York Fashion Week SS2026 me 9 pasarela spektakolare

20 Shtator, 2025 2:26 pm
Rama u përgjigjet kritikëve për Diellën: Ministrat “jo njeri” do jenë normalitet
Kryesore

Rama u përgjigjet kritikëve për Diellën: Ministrat “jo njeri” do jenë normalitet

20 Shtator, 2025 12:55 pm
Rama paralajmëron shtrirjen e Inteligjencës Artificiale: Diella do të ketë fëmijë
Kryesore

Rama paralajmëron shtrirjen e Inteligjencës Artificiale: Diella do të ketë fëmijë

20 Shtator, 2025 12:33 pm
Rama prezanton ministrin e Drejtësisë:Të konsolidojmë pavarësinë e sistemit gjyqësor
Kryesore

Rama prezanton ministrin e Drejtësisë:Të konsolidojmë pavarësinë e sistemit gjyqësor

20 Shtator, 2025 12:06 pm
Shëndetësia/ Rama: Partneritet me një ndër kompanitë me të njohura në fushën e AI
Kryesore

Shëndetësia/ Rama: Partneritet me një ndër kompanitë me të njohura në fushën e AI

20 Shtator, 2025 11:08 am
Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë, objektivat e mandatit të katërt
Kryesore

Rama prezanton ministren e re të Shëndetësisë, objektivat e mandatit të katërt

20 Shtator, 2025 10:30 am
Para
Kapja e drogës në brigjet e Italisë, Alibeaj akuza të ashpra qeverisë

PD: Vetingu me dy standarde, Arta Marku duhet të shkarkohet nga detyra

Problemet me emigrantët, Merkel kërcënon kthimin e vizave

Problemet me emigrantët, Merkel kërcënon kthimin e vizave

Tronditëse, sulmuesit të Nigerisë i rrëmbyen babain një ditë para ndeshjes me Argjentinën

Tronditëse, sulmuesit të Nigerisë i rrëmbyen babain një ditë para ndeshjes me Argjentinën

TE FUNDIT

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, Gjykata e Dibrës ia kalon dosjen SPAK
20 Shtator, 2025

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka shpallur moskompetencën për hetimin e çështjes së vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra dhe ka...

Lexo më shumë

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike

Ish-ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i jep fund karrierës diplomatike
20 Shtator, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë në vitet 2019-2023 i ka dhënë fund karrierës së saj diplomatike. Ajo e ka njoftuar...

Lexo më shumë

Aksident në aksin Shkodër-Hani Hotit, humbin jetën babë e bir

Bie në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij, humb jetën 60-vjeçari
20 Shtator, 2025

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit. Si pasojë e aksidentit...

Lexo më shumë

“Kap raketa, predha, avionë dhe dronë”, Izraeli instalon sistemin e ri mbrojtës

“Kap raketa, predha, avionë dhe dronë”, Izraeli instalon sistemin e ri mbrojtës
20 Shtator, 2025

Izraeli njoftoi se ka nisur instalimin e një sistemi të ri mbrojtës me rreze lazer kundër raketave, predhave, mortajave, avionëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com