Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur për akuzat e deputetit Gazment Bardhi ndaj tij kohë më parë, për lidhje me Suel Çelën.
Pyetja: Suel Çela më kë është i lidhur, me kryeministrin Edi Rama, apo me ju? Jeni akuzuar nga Gazment Bardhi, kreu i grupi të PD-së.
Jashtë Parlamentit ai tha për gazetarët se akuzat janë politike dhe të pavlera.
Sipas Berishës provohet në të gjitha dokumentet se Suel Çela është marr me fushatën elektorale të Edi Ramës.
“Deklaratat politike, janë politike, nuk kanë asnjë vlerë. E vërteta është se askush nuk e ka denoncuar më shumë se Sali Berisha Suel Çelën, dhe çdo Suel Çelë. Sa i përket lidhjeve me Edi Ramën, është shumë evidente, provohet në të gjitha dokumentet se ai është marr me fushatën elektorale të Edi Ramës, e thotë dhe vetë, është edhe Taulant Balla. Dhe një tjetër që është shpall anëtar i asaj bande, tha që kryetari i vërtetë është Edi Rama dhe ai i din”, u shpreh Berisha.