Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Më ke dërguar një letër tronditëse!”/Vajza i kërkon nënës t’i shlyejë borxhin: Shit shtëpinë! 

2024/04/14 at 8:24 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Më ke dërguar një letër tronditëse!”/Vajza i kërkon nënës t’i shlyejë borxhin: Shit shtëpinë! 

Një shumë parash ka ndërhyrë në raportin nënë e bijë. Kristina i kërkon vajzës së saj, Ilirjanës në “Shihemi në Gjyq” me të cilën nuk është takuar prej më shumë se një viti që mos ta braktisë. Nga ana tjetër, Ilirjana ka ardhur në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan me një qasje shumë të ftohtë ndaj nënës. 

Kristina thotë se vajza i ka dërguar një letër ku i kërkon që deri në fund të prillit t’i shlyejë borxhin. Ilirjana thotë se është e detyruar pasi për shkak të vështirësive ekonomike dhe pamundësisë për të shkolluar vajzën, i nevojiten paratë. 

Kristina: Vajzë, ti më ke sjellë një letër shumë tronditëse! 

Ilirjana: Do të të sjell të tjera, edhe shumë të tjera do të të sjell. 

Kristina: Jo… ti je vajza ime, nuk do të më braktisësh kurrë! 

Ilirjana: Nuk ke vetëm vajzë, ke edhe dy fëmijë të tjerë. Nuk jam vetëm unë! 

Kristina: Lëri fëmijët e tjerë! 

Ilirjana: Përse t’i lësh? Je nënë e tre fëmijëve! 

Kristina: Ti më ke thënë që do të të pleqëroj! 

Ilirjana: Të pleqërosh, të kam shkruar letrën dhe e di shumë mirë se pse të kam shkruar. 

Kristina: Bijë, atë letër që më ke shkruar ti unë nuk e shoh dot, e kam futur nën jastëk. 

Ilirjana: Poshtë dyshekut, poshtë jorganit, ku të duash t’i vësh. 

Kristina: Nuk të përgjigjem për atë letër që më ke dërguar. 

Eni Çobani: Kristina, çfarë ka ndodhur të lutem? 

Kristina: Ajo kërkon që unë të shes shtëpinë dhe t’i jap një borxh që ia kam marrë që në 2013-ën. 

Ardit Gjebrea: Kujt i ke marrë borxh? 

Kristina: Vajzës. 

Ardit Gjebrea: Ku ka borxhe për nënën? Si mund të ketë borxhe për nënën? 

Ilirjana: E di po unë ç’të bëj? Ç’të bëj zonjë, ç’të bëj? Ku të shkoj, jam me 100 halle? Kam një burrë invalid, vajzën 20 vjeçe, nuk  po mundem t’i jap shkollë, ta shkolloj. 

Kristina: Unë jam nënë. 

Ilirjana: Edhe unë jam bijë. Ç’të bëj? Po falimentoj. Zonjë e dashur, po falimentoj! Unë nuk mundem më të pres! Të kam pritur boll! Të kam pritur shumë! Nuk të pres më! 

Eni Çobani: Ilirjana, i ke vënë afat nënës ti se s’po  të kuptoj? I ke vënë afat nënës? 

Ilirjana: Po. Në fund të prillit, dua borxhin. 

Në rast se nëna nuk i kthen dot borxhin, Ilirjana i thotë se do të shesë shtëpinë që të mund të marrë paratë. 

Ilirjana: Unë doja ta regjistroja vajzën, prisja që të më paguhej borxhi dhe unë të regjistroja vajzën në shkollë. Nuk e regjistroj dot, jam e falimentuar. Mua ato para nuk m’i kanë falur. 

Kristina: Po çfarë faji të kam moj vajzë? 

Ilirjana: Zonjë e dashur, unë paratë nuk i gjej në rrugë. 

Kristina: Unë shtëpinë nuk e shes. 

Ilirjana: Do ta shesësh. 

Kristina: Ashtu siç e ka ajo letër, unë nuk të përgjigjem dot ty.. 

Ilirjana: Do ta shesësh sepse unë jam bashkëpronare. 

Kristina: Sa të jem unë gjallë jo. 

Ilirjana: Atë do ta shikojmë! Përderisa unë jam bashkëpronare, do ta shes!/tvklan.al 

Ju sugjerojmë

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat
Bota

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat

3 Korrik, 2025 10:33 pm
Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!
-U tha në Opinion

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!

3 Korrik, 2025 10:14 pm
Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…
Kryesore

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…

3 Korrik, 2025 10:00 pm
Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…
-U tha në Opinion

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…

3 Korrik, 2025 9:44 pm
‘Merrte’ pension nga varri, i vdekuri çregjistrohet pas 6 vjetësh
Aktualitet

‘Merrte’ pension nga varri, i vdekuri çregjistrohet pas 6 vjetësh

3 Korrik, 2025 9:33 pm
“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”,qytetari s’merr paratë për 61 delet
Aktualitet

“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”,qytetari s’merr paratë për 61 delet

3 Korrik, 2025 9:20 pm
Fundi i karrierës parlamentare për disa politikanë/Korreshi:Do më marrë malli për…
Aktualitet

Fundi i karrierës parlamentare për disa politikanë/Korreshi:Do më marrë malli për…

3 Korrik, 2025 9:11 pm
Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për…
Aktualitet

Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për…

3 Korrik, 2025 9:00 pm
Po transportonte 17 emigrantë nga vendet e treta, arrestohet 25-vjeçari
Aktualitet

Durrës/ Plagoset me armë zjarri një 30-vjeçar

3 Korrik, 2025 8:58 pm
Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit
Rajoni

Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit

3 Korrik, 2025 8:06 pm
Para
Presidenti izraelit: Sulmi i Iranit ishte një shpallje lufte, ne kërkojmë… 

Presidenti izraelit: Sulmi i Iranit ishte një shpallje lufte, ne kërkojmë... 

Aksidenti i trefishtë në Shëngjin/U plagosën dy gra dhe një fëmijë i mitur, arrestohet shoferi i dehur 

Aksidenti i trefishtë në Shëngjin/U plagosën dy gra dhe një fëmijë i mitur, arrestohet shoferi i dehur 

Foto/Dronët iranianë të përdorur kundër Izraelit “mund të bëjnë kërdi” 

Foto/Dronët iranianë të përdorur kundër Izraelit “mund të bëjnë kërdi” 

TE FUNDIT

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat
3 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka arritur të enjten një fitore të madhe politike, pasi Kongresi e...

Lexo më shumë

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!
3 Korrik, 2025

Për shqiptarët, mikpritja ka qenë gjithnjë zakon për të respektuar këdo që troket. Por një ngjarje e pakëndshme duket se...

Lexo më shumë

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…
3 Korrik, 2025

Në emisionin “Opinion”, në Tv Klan, gazetarja Glidona Daci, ka sqaruar se çfarë ka ndodhur me kompaninë “Bankers Petroleum Albania”,...

Lexo më shumë

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…
3 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik dy ditë më parë, ku një vajzë 12 vjeçe ka rënë pre e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com