Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Më kanë kërcënuar mua dhe familjen’, Shakohoxha letër FSHF: Bojkotoni zgjedhjet

2022/03/14 at 3:30 PM
në Kryesore, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
“Më kanë kërcënuar mua dhe familjen’, Shakohoxha letër FSHF: Bojkotoni zgjedhjet

Kandidati për Kreun e FSHF-së, Dritan Shakohoxha i ka dërguar një letër Federatës ku thuhet se se ai dha familja e tij janë kërcënuar.


Në letrën, të cilën e disponon “Panorama Sport” flitet dhe për zgjedhjet, për mbajtjen e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF por dhe për raportin e UEFA-s.

Shakohoxha shkruan se FSHF në mosrespektim flagrant të Vendimit nr. 5727 /4, të Gjykates së Rrethit Gjyqësor Tiranë që ndalonte zhvillimin e Asamblesë së Përgjithshme vendosi gjithsesi te organizoje dhe te zhvilloje punimet e saj, duke vepruar keshtu ne kundershtim te plotë me nje vendim gjyqesor.

Ai ka folur edhe për vizitën e Presidentit të UEFA-s, z. Alexander Ceferini dhe delegacionit të  posaçëm te UEFA-s në Tiranë.

Për këtë vizitë Shakohoxha shkruan: “ Misioni i vërtetë i delegacionit të UEFA-s, nuk ishte evidentimi i parregullsive në proces, por sigurimi permes kërcënimit i nje mandati të ri të Presidentit të FSHF-se, z. Armand Duka”.

Ndër të tjera Shakohoxha thotë:  Kërkoj nga ana juaj si FSHF dhe nga ana e disa prej personaliteteve të futbollit në Shqipëri dhe ekipeve të futbollit qe ata përfaqesojnë, që më datë 15.03.2022, ata të shmangin dhe bojkotojnë zhvillimin nga FSHF të një procesi zgjedhor fals, të paligjshëm, jo statutor, jo demokratik, jo transparent dhe të manipuluar”.

Ja letra e plotë e Shakohoxhës për FSHF:

Se fundmi, me date 02.03.2022, Federata Shqiptare e Futbollit, organizoi dhe zhvilloi mbledhjen e paralajmeruar te Asamblese se Pergjithshme te Zakonshme Zgjedhore, ne mosrespektim flagrant dhe te qellimshem te Vendimit nr. 5727 /4, date 10.02.2022, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane qe ndalonte zhvillimin e kesaj mbledhjeje, si dhe te Urdhrave te permbarimit nr. 1179/1, date 22.02.2022 dhe nr. 1179/4, date 24.02.2022, dale ne zbatim te tij.

Diten kur u zhvillua mbledhja e Asamblese se Pergjithshme te FSHF-se, ishte ende ne fuqi Vendimi nr. 5727 /4, date 10.02.2022, i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane. Ky vendim gjyqesor e humbi fuqine e tij juridike vetem dy dite me pas, me date 04.03.2022, kur Gjykata vendosi pushimin e gjykimit te çeshtjes, si pasoje e terheqjes se papritur nga kerkesepadia, qe paditesi “Akademia “Luftetari”” beri me date 01.03.2022.

FSHF, ne dijeni te plotë te ketij fakti, vendosi gjithsesi te organizoje dhe te zhvilloje punimet e Asamblese e Pergjithshme të FSHF-se, duke vepruar keshtu ne kundershtim te plote me nje vendim gjyqesor.

Nderkohe, per me shume se nje muaj, duke filluar nga data 03.02.2022, Presidenti i UEFA-s, z. Alexander Ceferini dhe delegacioni i posaçëm i UEFA-s (z. Luca Nicola, z. Luka Zajc, z. Yann Hafner) zhvilluan nje sere takime me Kryeministrin e Shqiperise, Kryetarin e Bashkise Tirane, Presidentin e FSHF-se, disa drejtues dhe punonjes te FSHF-se, si dhe perfaqesuesit e disa prej klubeve te futbollit qe kishin ngritur paraprakisht nje sere shqetesime dhe kishin bere disa padi ne Gjykate ne lidhje me parregullsite e procesit zgjedhor te organizuar nga FSHF dhe disa Shoqata Rajonale te Futbollit.

I vetmi person qe nuk u takua nga delegacioni i posaçem i UEFA-s dhe nuk u degjua kurre ne lidhje me pretendimet e tij per parregullsi ne procesin zgjedhor (per te cilat kam bere dhe kallezim penal) isha une z. Dritan Shakohoxha, kandidat per President i FSHF-se.

Sipas njoftimeve zyrtare te FSHF-se, te dates 14.02.2022, 15.02.2022 dhe 16.02.2022, delegacioni i posaçem i UEFA-s, pasi te njihej me te gjitha problematikat dhe pretendimet e paleve dhe pasi te shqyrtonte te gjithe dokumentacionin e procesit zgjedhor, do te pergatiste nje raport te detajuar qe do te t’i paraqitej Presidentit te UEFA-s, Kryeministrit te Shqiperise dhe FSHF-se.

Deri me sot, ndryshe nga sa ishte premtuar dhe deklaruar zyrtarisht, UEFA dhe delegacioni i saj ende nuk kane bere publik qendrimin e tyre zyrtar ne lidhje me problematikat dhe pretendimet e paleve, si dhe rregullshmerine ligjore dhe statutore te procesit zgjedhor te zhvilluar nga FSHF dhe Shoqatat Rajonale te Futbollit.

Deri me sot, UEFA dhe delegacioni i saj, nuk kane bere asnje deklarate per ekzistencen dhe dorezimin e ndonje raporti te Presidenti i UEFA-s, Kryeministri i Shqiperise dhe FSHF.

Misioni zyrtar i UEFA-s, perfundoi papritmas pa asnje deklarate, pa asnje raport dhe ne heshtje te plote te nje qendrimi ne lidhje me parregullshmerite e pretenduara nga palet. Rezultati i vetem i dukshem i misionit te UEFA-s ne Shqiperi, ishte terheqja e papritur me date 01.03.2022 e klubeve “Albanet” dhe “Akademia “Luftetari”” nga kerkesepadite e tyre ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane, pas nje takimi jo publik qe delegacioni i UEFA-s se bashku me Presidentin e FSHF-se zhvilluan me date 28.02.2022, ne te cilin Shqiperia u kercenua se do te perjashtohej nga UEFA ne rast se nuk terhiqej nga kerkesepadite e saj ne Gjykate.

Asnje argument, asnje prove, asnje zgjidhje. Thjesht nje kercenim i paster per leshimin e nje ‘bombe atomike’ ndaj sportit shqiptar, ne mbrojtje te interesave te nje njeriu te vetem dhe ne dem te aspiratave te ligjshme te nje komuniteti dhe madje populli te tere, qe tashme e dine shume mire fuqine qe ka korrupsioni ne sportin e futbollit dhe aleatët e tij.

Pra dukshem, misioni i vertete i delegacionit te UEFA-s, nuk ishte evidentimi i parregullsive ne proces, por sigurimi permes kercenimit i nje mandati te ri te Presidentit te FSHF-se, z. Armand Duka.

Nderkohe, misioni im si kandidat per President i FSHF-se, mbetet i njejte dhe i pacenuar, as nga kercenimet personale dhe familjare qe me jane bere gjate kesaj kohe dhe as nga kercenimet e UEFA-s dhe avokateve te mirepaguar te saj per perjashtime te Shqiperise nga UEFA.

Ne fakt, duke menduar ate se çfare realisht ka perfituar deri me sot komuniteti sportiv shqiptar nga fondet e UEFA-s, kercenimi per perjashtimin e Shqiperise nga UEFA duket me shume si nje kercenim per drejtuesit aktuale te FSHF-se qe menaxhojne dhe perfitojne fondet e saj, se sa nje kercenim per vete ekipet e futbollit ne Shqiperi, te cilat ende nuk arrijne te zgjedhin dhe perfaqesohen lirshem dhe ne menyre demokratike dhe transparente dhe jo me te arrijne te njohin dhe te miratojne raportet e veprimtarise financiare te FSHF-se qe flasin per miremenaxhim te ketyre fondeve.

Duke i qendruar besnik asaj çka une kam shprehur dhe kam bere gjate kesaj periudhe ne fushaten time si kandidat per President te FSHF-se, si dhe duke besuar fort ne faktin qe problemi me i madh nga i cili vuan komuniteti i futbollit ne Shqiperi eshte pikerisht pamundesia e organizimit dhe vendimmarrjes se tij te lire nga klani i cili e ka mberthyer dhe e shfrytezon ate deri ne piken e fundit per me shume se njezet vjet, ndihem i detyruar qe tashme ta vazhdoj kete mision i bindur qe permes veprimeve te mia demaskuese do arrij shume shpejt qe te bind jo vetem Gjykaten por edhe UEFA-n dhe FIFA-n per domosdoshmerine e rivendosjes se nje procesi zgjedhor ne shinat e ligjshmerise. Nderkohe qe komuniteti i futbollit ne Shqiperi ka vite qe e ka krijuar nje bindje te tille.

E vetmja arsye se perse une do te vazhdoj te ngulmoj ne perballjen time me kete maskarade te keqorganizuar zgjedhore eshte fakti qe pikerisht ky eshte problemi kryesor i komunitetit te futbollit ne Shqiperi. Pamundesia deri ne ekstrem e zgjedhjes se perfaqesuesve te tij dhe e marrjes se vendimeve ne menyre te lirshme dhe te pakontrolluar. Nje proces i kontrolluar deri ne detaj nga nje dare e vetme dhe e gjithepushtetshme.

Nje virus i kahershem qe tashme parashikon dhe kontrollon ne avance mendimin, vendimin dhe fatin e çdo klubi futbolli. Ne vazhden e kesaj perballjeje, duke shprehur paraprakisht qe ne lidhje me keto shkelje te kryera nga FSHF dhe drejtuesit e saj une do ti drejtohem Gjykates dhe Prokurorise, ndihem i detyruar qe te kerkoj paraprakisht, nga FSHF dhe nga shume prej personaliteteve te futbollit ne Shqiperi dhe ekipeve te futbollit qe ata perfaqesojne, qe me date 15.03.2022, ata te shmangin dhe bojkotojne zhvillimin nga FSHF te nje procesi zgjedhor fals, te paligjshem, jo statutor, jo demokratik, jo transparent dhe te manipuluar.

FSHF nuk mund te zhvilloje mbledhjen e Asamblese se Pergjithshme te saj dhe Asambleja e Pergjithshme nuk mund te marre asnje vendim te ligjshem per aq kohe sa:

Komisioni i Verifikimit te FSHF-se, ka perllogaritur shperndarjen e 26 delegateve qe i perkasin tete Shoqatave Rajonale te Futbollit, jo duke u bazuar ne metodologjine e shperndarjes se mandateve te percaktuar ne nenin 3, pika 1, te Shtojces B, te Statutit te FSHF-se, por ne nje metodologji jo statutore, te paqarte dhe jo transparente;

Komisioni i Verifikimit te FSHF-se, ka perllogaritur shperndarjen e 26 delegateve qe i perkasin tete Shoqatave Rajonale te Futbollit, jo duke u bazuar ne te dhenat faktike te regjistrit te OJF-ve ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane, duke kaluar deri ne absurditetin e dhenies se 3 delegateve Shoqates rajonale te Futbollit Lezhe, nderkohe qe kjo shoqate nuk ka ende te regjistruar ne Gjykate asnje anetar me te drejte vote;

Ne perzgjedhjen/votimin e 26 delegateve qe i perkasin tete Shoqatave Rajonale te Futbollit kane marre pjese dhe kane votuar edhe 26 klubet pjesemarrese ne Kampionatin Kombetar te Kategorise Superiore dhe Kampionatin Kombetar te Kategorise se Pare, ndonese sipas percaktimit te bere ne nenin 28, pika 2, germa “a”, te Statutit te FSHF-se, ketyre klubeve nuk u lejohej qe te kishin me shume se 1 delegat, pavaresisht faktit nese ato marrin pjese edhe ne nje ose me shume gara te futbollit profesionist, futbollit amator ose futbollit te fem rave; dhe

asnje prej 37 anetareve te FSHF-se (qe perfaqesohen ne total nga 55 delegate) nuk ka te drejte vote as ne Asamblene e Pergjithshme te zhvilluar me date 02.03.2022 dhe as ne ate qe pritet te zhvillohet me date 15.03.2022, per aq kohe sa asnjeri prej tyre nuk ka respektuar detyrimin e percaktuar ne nenin 92, te Statutit te FSHF-se, per ndryshimin e detyrueshem te Statuteve te tyre respektive;

Prokuroria eshte ende duke hetuar per konsumimin nga ana e disa prej drejtuesve te FSHF-se te nje sere veprave penale qe lidhen me kete proces te paligjshem zgjedhor te organizuar nga ana e tyre dhe ne lidhje me keto hetime, ekzistojne tashme edhe disa vendime gjyqesore penale, permes te cilave keta drejtues jane pezulluar nga ushtrimi i detyrave te tyre funksionale ne FSHF.

Zgjidhjet artificiale dhe te sforcuara juridike qe drejtuesit e FSHF-se kane tentuar qe ti japin parregullsive ne proces, duke shfrytezuar dhe perdorur si argument kryesor heshtjen e UEFA-s, thjesht kane perkeqesuar akoma dhe me shume paligjshmerine e ketij procesi, fati i te cilit tashme do te duhet te percaktohet vetem permes nje vendimi Gjyqesor.

Sa me siper, ne konfirmim te vendosmerise time si kandidat per President te FSHF-se per te demaskuar dhe zhbere kete maskarade zgjedhore, mediatikisht, gjyqesisht, penalisht dhe permes informimit te instancave te tjera me te larta te futbollit nderkombetar, kerkoj nga ana juaj si FSHF dhe nga ana e disa prej personaliteteve te futbollit ne Shqiperi dhe ekipeve te futbollit qe ata perfaqesojne, qe me date 15.03.2022, ata te shmangin dhe bojkotojne zhvillimin nga FSHF te nje procesi zgjedhor fals, te paligjshem, jo statutor, jo demokratik, jo transparent dhe te manipuluar, duke marre menjehere masat per riperseritjen e procesit zgjedhor dhe respektimin korrekt te percaktimeve perkatese ligjore e statutore.

Une do vazhdoj te flas dhe demaskoj ate qe nje komunitet i tere futbolli nuk flet dhe nuk demaskon dot hapur ne Shqiperi por aq shume e kerkon dhe e pret! Me besim ne te ardhmen e futbollit shqiptar.

 

 

 



Ju sugjerojmë

Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës
-U tha në Opinion

Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës

14 Korrik, 2025 10:57 pm
Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…
-U tha në Opinion

Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…

14 Korrik, 2025 10:44 pm
Intervista e fundit, ish-ambasadori Daum përshkruan Shqipërinë e viteve ’87
-U tha në Opinion

Intervista e fundit, ish-ambasadori Daum përshkruan Shqipërinë e viteve ’87

14 Korrik, 2025 10:32 pm
Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë
Aktualitet

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

14 Korrik, 2025 10:05 pm
Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani
Aktualitet

Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani

14 Korrik, 2025 9:40 pm
Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!
Kryesore

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!

14 Korrik, 2025 9:29 pm
Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
Bota

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

14 Korrik, 2025 8:59 pm
Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë
Bota

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë

14 Korrik, 2025 8:33 pm
Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë
Rajoni

Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë

14 Korrik, 2025 8:09 pm
Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative
Aktualitet

Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative

14 Korrik, 2025 7:40 pm
Para
“Komunikimi i vështirë”, zyrtari ukrainas nxjerr foton nga bisedimet Ukrainë-Rusi

Mbyllen bisedimet Rusi-Ukrainë për sot, vijojnë nesër

Vuçiç: “Rreziku” i anëtarësimit të Kosovës në NATO nuk është naiv

Vuçiç: Do të lejojmë eksportin e grurit në Shqipëri

Aleati i afërt i Putinit flet për luftën: Jo gjithçka shkoi ashtu si ne donim

Aleati i afërt i Putinit flet për luftën: Jo gjithçka shkoi ashtu si ne donim
















TE FUNDIT

Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës

Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës
14 Korrik, 2025

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, në intervistën me gazetarin, Blendi Fevziu, në “Opinion” ka risjellë në kujtesën e gjithë...

Lexo më shumë

Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…

Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…
14 Korrik, 2025

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, në intervistën për gazetarin Blendi Fevziu, në “Opinion” ka treguar momentet kur shumë shqiptarë vendosën të...

Lexo më shumë

Intervista e fundit, ish-ambasadori Daum përshkruan Shqipërinë e viteve ’87

Intervista e fundit, ish-ambasadori Daum përshkruan Shqipërinë e viteve ’87
14 Korrik, 2025

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, u nda nga jeta dy ditë më parë, 12 korrik, gjatë një vizite në...

Lexo më shumë

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë
14 Korrik, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-ish-Metalurgjik. Sipas burimeve, një automjet ka përplasur një person,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com