Policia e Lushnjës ka arrestuar një 28-vjeçar pasi posedonte armë dhe lëndë narkotike, në automjet dhe në banesë.
Uniformat blu sekuestruan 1 armë sportive dhe 1 armë e ftohtë, si dhe sasi Cannabisi dhe fishekësh.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 28 vjeç, banues në Lushnjë.
Nga kontrolli në automjetin që drejtonte u gjetën 1 armë e ftohtë (thikë) dhe një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, ndërsa nga kontrolli në banesën e tij u gjetën 1 armë sportive dhe një sasi fishekësh”, njoftom policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë./ Opinion.al