Kronikë

Me 3 identitete, 37-vjeçarit që qëlloi mbi policët i ishte bërë atentat në Janar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:32 - 03/09/22 |
Opi Nion

Policia njoftoi se ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim një 37-vjeçar, si autor i dyshuar i sulmit me armë ndaj dy punonjësve të policisë në Vlorë. Angjelo Breshani dhe Nako Mehmetaj janë qëlluar ndërsa udhëtonin me automjet, nga shtetasi Diego Haxhiraj alias Teki Haxhiraj alias Diego Hanaj.

Duket se ky person nuk është një emër i panjohur për policinë, ndërkohë që në Janar të këtij viti ndj tij ka patur një sulm me armë zjarri, ku mbeti i plagosur, pak ditë pasi ishte kthyer nga Holanda.

“Në datën 05.01.2022, shtetasi Diego Haxhiraj është goditur me armë zjarri, në lagjen “Pavarësia”, ku ka mbetur i plagosur në dorë.

Haxhiraj, ka 37 vjeç, banues në Vlorë, ka qëlluar të paktën 5 herë ndaj policivë, ndërsa ende nuk dihet motivi i kësaj ngjarje të rëndë”, njoftoi atëherë policia.

Makina e autorëve u gjet e djegur në fshatin Trevllazën, ndërsa u dyshua se ngjarja kishte ndodhur për motive hakmarrje./Opinion.al

Pas