Edhe pasditen e kësaj të enjte mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë protestuar përsëri para banesës.
Në fjalimin e mbajtur në dritaren e banesës, Berisha nuk i kurseu akuzat ndaj SPAK dhe kryeministrit Edi Rama.
Ish-kryeministri tha se SPAK ka marr në mbrojtje kreun e qeverisë Edi Rama. Berisha theksoi se SPAK ka regjistruar regjistruar çështjen “McGonigal” me qëllimin e vetëm për ta mbyllur atë.
Ish-kryeministri tha se vendimi i gjykatës që e la në arrest shtëpie nuk e izolon, por e motivon akoma më shumë në vijimin e betejës së opozitës.