Kronikë

Mbytja e 17-vjeçares/Ndalohet personi që e shoqëronte me motorr uji


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:58 - 20/08/20 |
Al Do

Policia ka një 25-vjeçar në lidhje me ngjarjen e djeshme në Velipojë ku u gjet e mbytur një 17 vjeçare.

Personi i ndaluar është Indrit Bajraktari, nga Postriba i cili akuzohet për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Mësohet se dy të rinjtë kanë qenë bashkë duke udhëtuar me motorr uji. Por pas rreth 2 orësh, Bajraktari ka dalë në breg pa motorrin e ujit duke lënë të mbytur në ujë shtetasen E. D., e cila kishte ardhur për pushime së bashku me familjen e saj.

Djali është larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk ka treguar asgjë për këtë fakt. Vajza u gjet e pajetë ditën e djeshme 700-800 metra larg bregut.

Sipas pretendimit të Bajraktarit, vajza ka rrëshkitur nga skafi dhe është mbytur në det. Por ai shton se më pas nuk mban mend se çfarë ka ndodhur.

17- vjeçarja ishte me origjinë nga Burreli por me banim në Bathore të Kamëz./ Opinion.al

Pas