Një pushues është mbytur tragjikisht në bregdetin shqiptar ditën e sotme.
Mësohet nga njoftimi zyrtar i policisë se ka ndërruar jetë duke u larë në det i moshuari Sh. Xh., banues në Durrës.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 17.08.2021, në orën 16:30, në Sektor Rinia, është mbytur duke u larë në det shtetasi Sh. Xh., 76 vjeç, banues në Durrës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.