Sport

Mbyllet bojkoti i arbitrave, nesër rifillon futbolli


               Publikuar në : 19:34 - 11/03/19 |
geliano fataj

Pas 5 ditësh bojkot nesër do të rifillojë që të luhet futboll në Shqipëri. Federata Shqiptare e Futbollit pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv ka vendosur që nesër të zhvillohen normalisht ndeshjet e Kupës së Shqipërisë.

Më herët presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka deklaroi se besonte që sezoni i ardhshëm do të niste me kuadrin e ri ligjor, të premtuar nga qeveria.

Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë konfirmimin nga policia për sigurimin e mbarëvajtjeve të ndeshjeve. Futbolli do të rikthehet me ndeshjen e parë, atë mes Partizanit dhe Luftëtarit në “Elbasan Arena” e vlefshme për çerekfinalet e Kupës.

Futbolli shqiptar u ndërpre pas ngjarjeve të turpshme të ndodhura në Kamzë, ku drejtues të ekipit dhe tifozët dhunuan arbitrin e ndeshjes në takimin ndaj skuadrës së Laçit./Opinion.al

Pas