Te Fundit

Mbushen spitalet, drejt hapjes spitali Covid 4


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:07 - 21/09/21 |
Opi Nion

Gati 90 % e kapaciteteve spitalore në dy spitalet covid janë ezuruar. Janë më shumë se 240 të shtruar në këto spitale ndërkohë që kapacitetet totale janë 270 shtretër.

Ministria e shëndetësisë po behët gati për hapjen e spitalit covid 4. Spitali “Shefqet Ndroqi” ose si njihet ndryshe covid 2, nuk është vendosur ende nëse do të hapet për pacientët me koronavirus.

Sipas bluzave të bardha në Sanatorium ka aktualisht 70-80 të shtuar që po trajtohen për probleme të rënda në mushkëri kryesisht sëmundje tumorale, ndaj nuk është marrë një vendim përfundimtar nëse do të kthehet në spital covid.

Në dy spitalet covid, infektiv dhe në covid 3, numrin më të madh të të shtuarve e ka Tirana, me 70 pacientë, prej të cilëve 7 janë në terapi intensive.  Elbasani renditet pas Tiranës, për numrin e të shtuarve, edhe pse ka pak raste aktive, të shtuar janë 34 pacientë.

27 pacientë janë nga Durrësi, prej të cilëve 3 janë në terapi intensive. Në total këto tre qarqe kanë mbi 60% të të shtuarve në spitalet covid. Me përjashtim të Dibrës që nuk ka asnjë pacientë, të shtruar në spitalet covid ka nga të gjitha qarqet e tjera të vendit./ Klan News

Pas