Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbushën karburantet me naftë skarco, ja pse u arrestuan doganierët

2015/12/05 at 10:27 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbushën karburantet me naftë skarco, ja pse u arrestuan doganierët

Eksperte te Drejtorise se Pergjithshme te Metrologjise, gjate nje aksioni per matjen e pompave ne nje pike karburanti ne kryeqytet, ku jane verejtur abuzime me sasine e karburantit.

Prokuroria e Tiranës ka zbardhur edhe motivet shoqëruese të ndalimit në mbrëmjen e sotme të 7 zyrtarëve të doganave, midis tyre edhe të ish-zv/ drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave Lula Njebza dhe ish kryetarit të Doganës Tiranë Mirarbër Teneqexhiu.

Sipas prokurorisë zyrtarët e doganave janë arrestuar pasi akuzohen për zhdukjen e 4.4 milionë litra naftë të papërpunuar “virxhin” nga depozitat e kompanisë “Tea Construction & Petrol”, me administrator Adrian Xhillari, ndaj të cilit është nxjerrë gjithashtu urdhër arresti, pasi ky i fundit dyshohet për veprën penale të “Kontrabandë me mallra që paguhen akcizë”.

Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit, në bazë të materialit referues të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ka rezultuar se kompania e shtetasit Xhillari ka marrë lejen nga autoritetet doganore për të transportuar naftën “virxhin” në pronësi të kompanisë së tij, nga depot e Mëzezit, Tiranë, për në depot pranë rafinerisë së përpunimit të naftës, në Ballsh.

Por, rezulton se kjo sasi nafte (4.4 milionë litra), e cila nuk lejohet të dalë në treg pasi është e cilësisë bruto, nuk ka mbërritur në depozitat në Ballsh, por është shpërndarë nëpër pika karburanti në qytete të ndryshme të Shqipërisë, duke u shitur në treg të lirë.

Krahas pasojave shumë të mëdha në mjetet e qytetarëve, “zhdukja” e kësaj sasie të madhe nafte, i ka shkaktuar shtetit një dëm që llogaritet në mbi 2 milion euro nga shmangia e pagimit të akcizës.

Prokuroria e Fierit, në vijim të hetimeve të saj, ka konstatuar se “zhdukja” e 4.4 milionë litrave naftë “virxhin” të “Tea Construction & Petrol” është realizuar edhe për shkak se zyrtarët e doganave që kishin për detyrë të regjistronin lëvizjen e sasisë së karburantit nga Mëzezi në Ballsh dhe të monitoronin depozitimin e saj në depot përkatëse, nuk e kanë kryer aspak detyrën e tyre.

Për këtë arsye, gjykata e Fierit, pas kërkesës së Prokurorisë së këtij qytetit, ka caktuar masat e sigurisë “arrest në burg” për shtetasit, si më poshtë:

Lula Njebza, ish-zv/Drejtoreshë e Përgjithshme të Doganave;

Mirarbër Teneqexhiu, ish- Kryetar i Doganës Tiranë,

Alfred Bushi, ish- shefi i Akcizës

Adrian Alikaj, doganier akcize

Syrja Misiraj, doganier akcize

Po ashtu, është vendosur masë e sigurisë “arrest në shtëpi” për shtetaset:

Ortenca Zorba, doganiere akcize

Elona Jareci, doganiere akcize

Ndërkohë që, në muajin Maj 2015, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale të “Kontrabandës me mallra që paguhet akcizë”, për shtetasin:

Adrian Xhillari, administrator i kompanisë “Tea Construction & Petrol”. Ky shtetas është shpallur aktualisht në kërkim ndërkombëtar, pasi rezulton se është larguar nga Shqipëria para se të vendosej masa e sigurisë nga gjykata.

Ju sugjerojmë

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
Bota

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

8 Qershor, 2025 5:11 pm
Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
Bota

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

8 Qershor, 2025 5:06 pm
Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
Bota

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

8 Qershor, 2025 4:56 pm
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb
Sport

VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb

8 Qershor, 2025 4:45 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Musk flet për krijimin e një partie të re në SHBA, Trump: Do ketë pasoja të rënda

8 Qershor, 2025 4:38 pm
Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët
Bota

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

8 Qershor, 2025 4:30 pm
Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane
Sport

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

8 Qershor, 2025 4:22 pm
Para
Kënga Magjike/ Endri Stefi: Këtë kupë ia dedikoj …

Kënga Magjike/ Endri Stefi: Këtë kupë ia dedikoj ...

Ja pse së shpejti mund të mos hani më banane?

Ja pse së shpejti mund të mos hani më banane?

I gjuajti me shpullë vajzës, vjehrri rreh dhëndërin në gjumë

I gjuajti me shpullë vajzës, vjehrri rreh dhëndërin në gjumë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
8 Qershor, 2025

Një bel i hollë nuk shërben vetëm për të ulur rrezikun e diabetit apo sëmundjeve kardiovaskulare, por edhe për të...

Lexo më shumë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
8 Qershor, 2025

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka ndërmarrë menjëherë masa për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e...

Lexo më shumë

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
8 Qershor, 2025

Forcat e Gardës Kombëtare u vendosën në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara, pas urdhrit të presidentit amerikan, Donald Trump,...

Lexo më shumë

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
8 Qershor, 2025

Errol Musk, babai i sipërmarrësit miliarder të teknologjisë Elon Musk, udhëtoi për në Moskë për të marrë pjesë në “Forumin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com