Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbrojtja nga terrori: mësimet nga rasti Anis Amri

2017/01/06 at 6:29 PM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mbrojtja nga terrori: mësimet nga rasti Anis Amri

Mënjanim i gabimeve pa qenë i detyruar që ta kthesh kokëposhtë arkitekturën e sigurisë. Një analizë nga Marcel Fürstenau.

Kërkimi vazhdon. Kërkimi i organizatorëve të mundshëm ose i atyre që kishin dijeni për atentatin që do të kryhej nga Anis Amri në tregun e Krishtlindjeve. Prokuroria Federale është ndërkohë e bindur se tuniziani që u vra në një shkëmbim zjarri me policinë në Milano është ai që kreu atentatin pranë Kishës së Kujtimit të Berlinit.

Siç dihet prej kohësh, Amri madje po përgjohej që prej disa muajsh. Prandaj hetuesit në Qendrën e Përbashkët Antiterror (GTAZ) e dinin edhe se Amri po mendonte për një atentat. Por për ta arrestuar, ajo që dihej me sa duket nuk mjaftoi – në mungesë të dëshmive konkrete. Sot dihet se 24 vjeçari ishte një bombë me sahat. Potencialin e tij e vlerësuan në mënyrë të gabuar. Prandaj përfundimi në opinion është se autoritetet dështuan krejtësisht në periudhën para atentatit në tregun e Krishtlindjeve.

Politika dhe mediet janë në garë – rreth dy javë pas atentatit – për shpjegimin e kësaj ngjarjeje të tmerrshme. Por cilat përfundime janë vërtet të reja? Që Amri kishte kontakte me xhihadistët dhe që kishte kërkuar në internet udhëzime për ndërtimin e bombave – për këtë u raportua që disa ditë pas atentatit. Se pse nuk qe e mundur të arrestohej Amri, megjithë këto paralajmërime, edhe kjo dihet prej kohësh.

Mozaiku i Amrit u plotësua gabim

Kjo vlen edhe për kritikën e justifikuar se pse nuk i vendosën atij kufizime pas refuzimit të kërkesës së azilit dhe dështimit të përpjekjes për ta dëbuar. Nga ana juridike do të kishte qenë e mundur që të kufizohej rrezja e lëvizjes së Amrit. Një detyrim për t’u lajmëruar rregullisht në polici, do të kishte qenë më e pakta. Kjo neglizhencë dhe gabime të tjera të mundshme megjithatë nuk kanë të bëjnë me mungesën e ligjeve. Ajo që mungoi qe zbatimi konsekuent i tyre. Kjo është tragjikja.

Prandaj diskutimi që po zhvillohet më me ashpërsi në këtë drejtim që prej fillimit të vitit e anashkalon problemin. Një centralizim i gjerë i arkitekturës gjermane të sigurisë, siç përfytyron ta bëjë ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, nuk do të ishte garanci për një mbrojtje më të mirë nga terrori. Rasti Amri e tregon: autoritetet patën një tablo me shumë pamje për këtë burrë, të cilin ata e kishin përfshirë në 549 të ashtuquajturit rrezikues në Gjermani. Por mozaiku u plotësua gabim në një vend vendimtar.

Komunikatat për shtypin të Prokurorisë Federale janë shqetësuese

Sa i madh është rreziku terrorist edhe para ose pas Amrit, këtë e dëshmojnë komunikatat për shtypin të Prokurorisë Federale. Në ditën pas atentatit në tregun e Krishtlindjeve të Berlinit, në Saksoninë e Poshtme u arrestua marokeni Redouane S. Atë e akuzojnë se ka qenë i përfshirë në disa atentate, midis të tjerash në atë në 13 nëntor 2015 në Paris.  Në 14 dhjetor në Berlin u arrestua sërish tuniziani Charfeddine T alias Ashraf Al-T. – për shkak të dyshimit se kishte planifikuar një atentat terrorist me porosi të Shtetit Islamik. Prokuria Federale bëri të ditur se hetimet e mëpasme “e shtuan dyshimin për përfshirje në krim”. Ashraf Al-T dhe Redouane S. janë vetëm dy prej shumë të dyshuarve për terrorizëm që u arrestuan në kohën e duhur./DW

Ju sugjerojmë

Transformimi i hyrjes së Shkodrës/ Vijon puna nga kthesa e Velipojës te Ura e Bunës
Aktualitet

Transformimi i hyrjes së Shkodrës/ Vijon puna nga kthesa e Velipojës te Ura e Bunës

17 Qershor, 2025 3:01 pm
Kur drita nuk mjafton
Te Fundit

Kur drita nuk mjafton

17 Qershor, 2025 2:47 pm
“Situatë monstruoze”/ Mjekët pa Kufij në Gaza: 1 kg sheqer 57 dollarë. S’ka më ujë
Bota

“Situatë monstruoze”/ Mjekët pa Kufij në Gaza: 1 kg sheqer 57 dollarë. S’ka më ujë

17 Qershor, 2025 2:39 pm
Kërkoi lirim nga burgu, Gjykata e Fierit shtyn seancën për Ervin Salianjin
Kronikë

Kërkoi lirim nga burgu, Gjykata e Fierit shtyn seancën për Ervin Salianjin

17 Qershor, 2025 2:20 pm
“Se ku kanë ikur vulat!”/ Demokrati tregon parregullsitë gjatë rinumërimit të votave
Aktualitet

“Se ku kanë ikur vulat!”/ Demokrati tregon parregullsitë gjatë rinumërimit të votave

17 Qershor, 2025 2:16 pm
Debati në urdhrin e psikologut, Laboviti letër Ramës: E ka marrë peng Treska
Aktualitet

Debati në urdhrin e psikologut, Laboviti letër Ramës: E ka marrë peng Treska

17 Qershor, 2025 2:07 pm
Lufta me Iranin/ 5 shqiptarët në Izrael largohen në mënyrë të sigurt drejt Egjiptit
Aktualitet

Lufta me Iranin/ 5 shqiptarët në Izrael largohen në mënyrë të sigurt drejt Egjiptit

17 Qershor, 2025 2:05 pm
Lirohen hapësirat publike në plazhin e Golemit/ Sekuestrohen 190 çadra me shezlongë
Aktualitet

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Golemit/ Sekuestrohen 190 çadra me shezlongë

17 Qershor, 2025 1:53 pm
Shkolla e deputetëve, kush do e mësojë Zegjine Çaushin dhe deputetët e tjerë të rinj
Politikë

Shkolla e deputetëve, kush do e mësojë Zegjine Çaushin dhe deputetët e tjerë të rinj

17 Qershor, 2025 1:44 pm
Dominohej nga shqiptarët, shkatërrohet organizata kriminale në Itali!Magazina plot..
Bota

Dominohej nga shqiptarët, shkatërrohet organizata kriminale në Itali!Magazina plot..

17 Qershor, 2025 1:41 pm
Para
Kush po i çon Ambasadorët në mbledhjet e partive?

Pikëpyetjet e arrestimit të Haradinajt?

Trageti Durrës-Ankona devijon në mes të detit, mbërrin në Bari

Trageti Durrës-Ankona devijon në mes të detit, mbërrin në Bari

Psikologia: Më mirë jeni beqarë, lumturia martesore është vetëm mit

Psikologia: Më mirë jeni beqarë, lumturia martesore është vetëm mit

TE FUNDIT

Transformimi i hyrjes së Shkodrës/ Vijon puna nga kthesa e Velipojës te Ura e Bunës

Transformimi i hyrjes së Shkodrës/ Vijon puna nga kthesa e Velipojës te Ura e Bunës
17 Qershor, 2025

Po ecin me ritme të shpejta punimet për transformimin e hyrjes së Shkodrës. Aktualisht punimet janë fokusuar në segmentin nga...

Lexo më shumë

Kur drita nuk mjafton

Kur drita nuk mjafton
17 Qershor, 2025

Nga Majlinda Bregu Pas vitesh të tëra përpjekjeje e pune për të kuptuar të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor, raportet...

Lexo më shumë

“Situatë monstruoze”/ Mjekët pa Kufij në Gaza: 1 kg sheqer 57 dollarë. S’ka më ujë

“Situatë monstruoze”/ Mjekët pa Kufij në Gaza: 1 kg sheqer 57 dollarë. S’ka më ujë
17 Qershor, 2025

“Çfarë ka ndryshuar për Gazën me nisjen e luftës mes Izraelit dhe Iranit? Në nivel mediatik gjithçka, por për ata...

Lexo më shumë

Kërkoi lirim nga burgu, Gjykata e Fierit shtyn seancën për Ervin Salianjin

Kërkoi lirim nga burgu, Gjykata e Fierit shtyn seancën për Ervin Salianjin
17 Qershor, 2025

Është shtyrë seanca në Gjykatën e Fierit pas kërkesës së bërë nga ish-deputetit Ervin Salinji për t’u liruar nga burgu....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com