Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Mbreti Lir” çel sezonin e ri artistik në skenën e Teatrit Metropol

2022/09/24 at 10:41 AM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Mbreti Lir” çel sezonin e ri artistik në skenën e Teatrit Metropol

“Mbreti Lir” një nga tragjeditë më të mëdha të Uilliam Shekspir, do të ngjitet së shpejti në skenën e Teatrit Metropol, si premiera e cila do të çelë sezonin e ri artistik. Me regjinë e Jonida Beqos dhe një kast fantastik aktorësh, fundjavën e fundit të shtatorit dhe gjatë gjithë muajit tetor do të keni mundësinë të shihni një produksion jashtë të zakonshmes.

“Mbreti Lir” e konsideruar nga kritika si një nga veprat më të rëndësishme dhe shumë aktuale e cila përshkruan dy prindër të moshuar; njëri Mbret dhe tjetri oborrtar i tij, të cilët refuzojnë fëmijët e tyre. Verbëria e tyre lëshon një furtunë ambicjesh dhe tradhëtish, ndërsa familja dhe shteti janë zhytur në një luftë të dhunshme për pushtet, e cila rezulton në përfundime të hidhura.

“Mbreti Lir” është një histori e dy familjeve jofunksionale, me dinamika të ndryshme, të cilat shumë prej nesh mund t’i njohin nga afër. Fëmijë që bëjnë komplot kundër baballarëve të tyre. Një mbretëri është në  trazirë. Një komb i përçarrë nga shkrepëtimat e një lufte të afërt.

Po çfarë e shtyn një mbret të qëndrojë përballë tre vajzave të tij dhe të pyesë se kush e do më shumë?! Çfarë e mirë mund të ndodhë kur Mbreti është i çmendur dhe budallai është i mençur?! Kur njerëzit e ndershëm ndëshkohen dhe internohen, kur një djalë kthehet kundër babait të tij?!

“Mbreti Lir” është një histori e lashtë me rëndësi të madhe në kohët moderne. Një kritikë e mendjes, moshës, nderit, mençurisë dhe besimit. Megjithëse ekziston institucioni i lashtë dhe tradicional i monarkisë edhe në kohët moderne, sot këta mbretër në botën perëndimore funksionojnë më shumë si firma publiciteti, ku imazhi është shumë më i rëndësishëm se sa përmbajtja; popullariteti i individit është shumë më i rëndësishëm sesa marrëdhëniet e vërteta njerëzore. Çfarë ne veshim në jetën e përditshme, nuk përputhet me çfarë ne jemi në brendësi”, shprehet regjisorja Jonida Beqo.  Sipas saj kostumet gjithashtu janë frymëzuar nga familjet e pasura dhe të famshme të epokës së mediave sociale; moda e fundit për burrat dhe gratë e privilegjuar të shtresës së lartë.

“Mbreti Lir është një shfaqje. Mbreti Lir është një burrë. Një burrë i moshuar që dikur i madhërishëm, i cili  çmendet në një stuhi të furishme “në mendjen e tij”. Rënia e Mbretit Lir ndodh për shkak të të metave të karakterin e tij dhe të metave të të tjerëve. Sepse Mbreti Lir është vetëm një njeri, kështu e trajtuam shfaqjen Mbreti Lir. Produksioni është një pasqyrim i jetës së njeriut, me të gjitha kënaqësitë, të metat, lavdinë dhe zemërimin e saj. Ajo trajton temat më njerëzore të dashurisë dhe tradhtisë, dhe u përpoqëm ta bëjmë këtë prodhim sa më njerëzor”, thekson Beqo.

Shfaqja do te jetë në skenën e Teatrit Metropol përgjatë gjithë muajit tetor.

Ju sugjerojmë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
-U tha në Opinion

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

4 Qershor, 2025 11:24 pm
“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
Kryesore

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

4 Qershor, 2025 10:44 pm
Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
-U tha në Opinion

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

4 Qershor, 2025 10:37 pm
Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

4 Qershor, 2025 10:24 pm
Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë
Bota

Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

4 Qershor, 2025 9:53 pm
Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm
Bota

Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm

4 Qershor, 2025 9:46 pm
Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues
Bota

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues

4 Qershor, 2025 9:28 pm
“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme
Aktualitet

“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme

4 Qershor, 2025 9:19 pm
Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme
Aktualitet

Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme

4 Qershor, 2025 9:08 pm
Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve
Bota

Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve

4 Qershor, 2025 8:57 pm
Para
Tiranë/ 66 vjeçari shkon i plagosur në spital, ndërron jetë

Shoferit të një institucioni shtetëror, i sekuestrohet kokainë dhe 3 pistoleta

Homazhet për Sali Shijakun nesër te holli i TOB, Veliaj: Ishte ikonë e Tiranës

Homazhet për Sali Shijakun nesër te holli i TOB, Veliaj: Ishte ikonë e Tiranës

Liderët e G7-ës kundër referendumeve të Rusisë në Ukrainë

Liderët e G7-ës kundër referendumeve të Rusisë në Ukrainë

TE FUNDIT

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
4 Qershor, 2025

Të shtunën luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të Shqipërisë, kjo edhe për shkak të ngarkesës emocionale që mbart...

Lexo më shumë

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
4 Qershor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka e ka quajtur ndeshjen me Serbinë si një ndeshje me rëndësi edhe...

Lexo më shumë

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
4 Qershor, 2025

Kur na ndajnë pak ditë nga sfida e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, emocionet e futbollistëve dhe tifozëve duket se janë...

Lexo më shumë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
4 Qershor, 2025

Në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i murtajës tek dhitë. Rasti është shënuar në Postribë të Shkodrës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com