Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbreti i Trafikut është Kamioni, kush e dyshon ose e refuzon këtë s’është në terezi

2024/02/19 at 1:18 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 5 min
A A
Mbreti i Trafikut është Kamioni, kush e dyshon ose e refuzon këtë s’është në terezi

Nga Edison Ypi


Trafik

Mbreti i Trafikut është Kamioni. Kush e dyshon ose e refuzon këtë, s’është në terezi, duhet të vizitohet te mjeku psikiatër. Mos ja vështirëso punën Mbretit, Kamionit. Mos ja zër rrugën. Kur Kamioni të sheh që në njërën dorë po mban timonin në dorën tjetër celularin, tërbohet, i hypin xhindet, të shan me Libër shtëpie, dhe bën diçka që të ishte dukur e pamundur, del në korsinë e shpejtë dhe të parakalon ai ty si proletari filozofin. Kamioni bosh nuk është fort interesant. Kamioni i ngarkuar, që ikën shpejt, motorri i punon sikur çan arra, është solid, është nji copet, nuk rrapëllin, nuk luhatet nëpër kthesa, është më e forta ekstazë autostradale që bën të shpërthejë adrenalina nga të gjitha brimat, edhe nga veshët, madje dhe nga kërthiza. Çfarë lloj ngarkese po transporton Kamioni i mbuluar: tulla, gurë, çimento, shufra hekuri, produkte ushqimore, bujqësore, blegtorale, nuk e gjen dot, nuk duken me sy. Por ka një mënyrë për ta krijuar një ide të përafërt sa i ngarkuar është pa e pyetur dhe pa e ndalur. Dili bishës anash dhe shifi balestrat. Nëse balestrat janë të harkuara lart, Kamioni është bosh. Nëse janë të harkuara poshtë, është i ngarkuar rëndë. Mos e shqetso Kamionin. Bytha jote po harxhon naftë për shetitje. Kamioni po punon për autostrada, tunele, vila, grataçiela. Sado të fuqishëm ta kesh Jeepin apo Benzin e shetitjes, kurrë mos e parakalo Kamionin. Kqyre nga pas dhe reflekto për rëndësinë e Kamionit dhe kotësinë e vetes. Nderoje, respektoje, lehtësoja rrugën Mbretit të Trafikut. Nëse sfiduesin e gravitetit, tmerrin e parazitizmit, varrmihësin e sedentarizmit, hasmin e kafenesë, nuk e respekton, pika të raftë, je një plehër, je një bastard, kot jeton, duhesh hedhur në një pus plot me akrepë dhe gjarpërinj.

Kamioni është Fis i madh. Ka një tufë vëllezër e motra, kushurinj e kushurira, nipër e mbesa.

Auto-vinçin, për shembull, lejlekun e lartë që çukit retë me sqep. Pa këtë sfidues të lartësive, Trafiku dhe peisazhi do ishin një Nature Mort.

Auto-sonda, lozonjarja që endet si e çartallosur nëpë fusha derisa arrin te vendi ku do çpohet pusi dhe uji do buçasi.

Auto-betoniera kjo çudi e madhe që e nakatos betonin me rrokullisje në ecje e sipër, pastaj e merr nga brenda barkut të vet dhe e degdis kahmos nëpër lartësira.

Auto-cisterna me ujë, a qumësht, a karburant, a helm, a nitroglicerinë, dreqi e di ça ka brenda.

Rroftë farefisi i Kamionit sa zajet e Zaranikës dhe malet e Tepelenës.

Princi i Trafikut, Furgoni ka dhe ai hisen e vet të lavdisë së merituar plotësisht.

Ndër furgonat, ata më të famshmit dhe më të dobishmit, janë furgonat interurban me hallexhinj brenda. Këta furgona të kallin tmerrin sa shpejt ecin. Fort të dobishëm e të lavdishëm janë dhe furgonat që mbarojnë punë prapavije, punë më të lehta, shërbime që kryhen nga elektriçista, muratorë, hidraulikë, etj.

Qytetar i bindur kokulur i mbretërisë së Trafikut është një Golf 4 ose Benz 190 që ikën diku, spital, plazh, qokë, a gjetkë, me një dendësi marramendëse popullsie: Nona, baba, nusja, dhëndrri, dy kunata hatërmbetura koka mënjanë, dy kalamaj qurraveca, krejt katundi brenda.

Autoambulanca është kokë më vete. Nevrikja e bardhë me drita dhe sirena, vjen gjithmonë nga një përgjakje, dhe ikën gjithmonë drejt një shërimi. Elegantes që ka mbetur pa martuar nga punët e shumta. duke ndihmuar njërin e tjetrin dhe harruar veten, i duhen duruar huqet. Me ta parë kingen që afrohet me ulurima, imagjino veten brenda barkut të saj shtrirë në barrelë, dhe hapi rrugën.

Policia, motorrat, furgonat, patrullat, lanë nam me gjithatë seriozitet sikur u janë mbytur vaporrët. Tu thuhet, po të lypset edhe të urdhërohen, të jenë pak më të qeshur.

Këta me xhama të zinj janë budallenj që për të ardhur në vete duhen rrahur. Nuk e dinë këta qelqezinj se s’ka më zbuluese dhe më të thellë se sipërfaqja që i tregon të tëra. Edhe paditurinë e adhuruesve të xhamave të zinj.

Ka dhe më tmerr se ata me xhama sterrë. Janë Benzat 400 e 600 që mërzejnë në hije, ndërkohë që barkderri fryhet me mish e pilaf në restorant. Për ta evituar këtë faqe të zezë që nxin Trafikun tonë, së afërmi do ndalohet me ligj ngrënia e mishit jashtë shtëpisë.

Pjesë e pandarë e Trafikut për tu nderuar e respektuar është karroca me ose pa motorr me të cilën mbijetuesi halleshumë mbledh gjithë ditën kanoçe, vjetërsira, skrap. Në muzg kthehet në shtëpi me gruan dhe dy kalamajtë brenda kazanit të karrocës, vetë pakëz i lodhur dhe pakëz i dehur nga një teke që sapo e gjerbi.

Trafiku ka dhe motoçikleta të rënda me forma ekstravagante, edhe Honda, edhe Harley, që kalërohen nga pasunarë të ngeshëm. Kopështi zoologjik ka nga të gjitha.

Pjesë e Trafikut janë gjithashtu dhe kuaj, pela, mushka, që venë e vinë, me ose pa shalë. Si edhe gomerë të braktisur anës udhës që presin të vijë kasapi ti bëjë sallam krriçi të na e shesi për suxhuk viçi.

I raft pika kujt nuk i bëhet zemra mal nga biçikletat, motorrat e picave dhe postave, me ose pa frena, me ose pa skafandra, të gjitha 24 në 24 nëpër korsira të dedikuara.

Njëri më i hatashëm se tjetri janë të gjithë banorët e Trafikut.

Por ka edhe më të lartë dhe më të rëndësishëm, edhe më të lavdishëm, se Kamioni dhe farefisi i tij.

Perandori, Sulltani, Khani, Kaizeri, i Trafikut, nuk është Kamioni, është tjetri.

Jo kur mbahet në garazh i larë e i shpëlarë. As kur del ndonjë xhiro për pordhë nëpër qytet. Vetëm kur i mbytur në baltë deri në tavan kthehet i rraskapitur pasi është ngjitur atje ku edhe Dhia s’arrin dot.

Vetëm kur po kthehet nga ndonjë udhëtim i zjarrtë me një mijë e një bukurira prej të cilave të mbetet fryma. Pasi ka korrur fitore spektakolare në beteja të përgjakta nëpër rrafshnalta, përrenj, lumenj, shkëmbinj. Ku është llafosur me njerëz të vërtetë, shqiptarë anonimë anës udhës. Është ndeshur me bukurira që të lodhin, madje dhe të vdesin. I dhembin plagët dhe rashtat nga topuzat dhe kamxhikët. Për pak sa s’rrëshqiti në humnerë. Kaloi nëpër ca vende që të rrënqethet mishi ti kujtosh dhe do i shohësh gjithë jetën në ëndërr. Duke u kthyer i rraskapitur nga betejat me katallanët e ndjeshmërisë dhe estetikës, me aleatë Mujat dhe Halilat e Bjeshkëve. Ku la pas një bilanc madhështor: Një pllajë me panorama të vrara. Një luginë me peisazhe të therur. Një vargmal me ylberë të çngjyrosur. Një thes me sy të qorruar. Një Poroçan me veshë të shurdhuar. Një Vjosë me mushkëri të shqyera. Një Gramoz me zemra që ende rrahin e nuk ndalin.

Sfiduesi i rehatisë vdekjeprirëse, restoranteve, gromësimave, lokaleve, sundimtari i peisazheve, tmerri i parazitave, është një 4 X 4 i çdo marke. Por më mirë Jeep. Dhe më mirë Wrangler.

 



Ju sugjerojmë

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
Aktualitet

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

10 Maj, 2025 10:43 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

10 Maj, 2025 10:28 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

10 Maj, 2025 9:55 pm
Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
Aktualitet

Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

10 Maj, 2025 9:33 pm
Publikohen emrat e kandidatëve në listat e hapura të PD-së
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

10 Maj, 2025 9:16 pm
Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë

10 Maj, 2025 9:03 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Kryesore

“Giro D’Italia” në Vlorë/ PS kërkoi shtyrje të orarit të votimit, PD kundër

10 Maj, 2025 8:40 pm
Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
Bota

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

10 Maj, 2025 8:25 pm
Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
Bota

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

10 Maj, 2025 8:09 pm
Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?
Bota

Raportohen sulme me dronë, çfarë ndodhi me armëpushimin mes Indisë dhe Pakistanit?

10 Maj, 2025 7:43 pm
Para
Astrologia parashikon një javë mjaft erotike, ama duhet bërë kujdes: Mund të kemi ndarje e tradhti!

Astrologia parashikon një javë mjaft erotike, ama duhet bërë kujdes: Mund të kemi ndarje e tradhti!

Aksident masiv nga mjegulla në Itali, të paktën 15 të plagosur 

Aksident masiv nga mjegulla në Itali, të paktën 15 të plagosur 

Aksident në Korçë, makina përplas motorin, plagoset drejtuesi

Humb kontrollin e makinës dhe aksidentoi katër këmbësorë, dhe nga vendngjarja drejtuesi i mjetit 
















TE FUNDIT

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
10 Maj, 2025

Uniformat blu njoftojnë se kanë marrë përsipër ruajtjen e të gjitha qëndrave të votimit në Elbasan. Në total janë marrë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
10 Maj, 2025

Kur na ndajnë edhe pak orë nga nisja e zgjedhjeve të 11 majit, një tjetër incident është regjistruar në fshatin...

Lexo më shumë

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
10 Maj, 2025

Moska po shqyrton një propozim për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili i...

Lexo më shumë

Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
10 Maj, 2025

Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim dy persona të cilët akuzohen për krime zgjedhore. Përmes një njoftimi, blutë bëjnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com