Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbretëresha Elisabeth kremton jubileun e platintë, plot 70 vite në fron

2022/02/06 at 2:22 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mbretëresha Elisabeth kremton jubileun e platintë, plot 70 vite në fron

Elisabeth e II është mbretëresha me kohën më të gjatë në fron në historinë britanike, 70 regjencë mbushen më 6 shkurt 2022. Dhe jeta e saj është në shërbim edhe pse në moshë të thyer.

Më 6 shkurt 1952 ndërroi jetë mbreti Georg VI. Kësisoj vajza e tij Elisabeth, e cila asokohe ndodhej në një udhëtim në Kenia, automatikisht u bë mbretëreshë dhe kurorëzimi pasoi një vit më vonë. Ceremonia zyrtare e kremitmit të jubileut të platintë do të kremtohet sivjet në qershor.

“Një jetë në shërbim”

Jeta ime është në shërbim, kështu e ka konsideruar Elisabeth e II jetën e saj. Qëkurse ishte princeshë ajo në ditëlindjen e saj të 21 vjetorit më 1947 iu drejtua popujve të regjencës së ardhshme të saj në mbarë Commonwealth-in me fjalët: “Betohem përpara jush, se gjatë gjithë jetës sime, qoftë ajo e gjatë apo e shkurtër, do t’ju shërbej juve të gjithëve dhe familjes së madhe perandorake, së cilës ne të gjithë i përkasim.”

Mbretëresha edhe tani në moshën 96 vjeçare vazhdon t‘u përgjigjet dhjetra mijëra takimeve, qindra udhëtimeve jashtë vendit dhe gjithmonë është e buzëqeshur. Ajo është e mirëinformuar dhe i ndjek me vëmendje zhvillimet politike, por asnjëherë nuk është prononcuar për politikë. Për të ish-kryeministrja britanike Margaret Thatcher është shprehur: “Ajo ka njohuri të shkëlqyera për zhvillimet aktuale dhe ka një thesar të çmuar përvoje. Këshillat dhe rekomandimet e saj janë gjithmonë shumë solide. Si kryeministre unë kam përfituar jashtëzakonisht prej saj.” 14 kryeministra ka përjetuar deri tani në regjencën e saj mbretëresha Elisabeth – që nga Winston Churchill deri tek Boris Johnson. Çdo javë ajo pret politikanë për bisedime konfeidenciale në pallatin mbretëror. Jo vetëm kryeministra, por edhe gjyqtarë, sindikalistë, sipërmarrës dhe njerëz të thjeshtë.   “Audiencë do të thotë për mua, se unë mund t’i takoj njerëzit, pa dëgjuar dikush tjetër se çfarë bisedoj me ta. Kjo më mundëson të kem një pasqyrë të qartë, se çfarë ndodh në qeveri apo në nivelet e administratës. Shumë janë njerëz fare të thjeshtë, por unë mund të takoj këdo, që dua ta takoj.” Kështu e ka shpjeguar stilin e saj të punës mbretëresha në intervistë për BBC.

Kuajt janë gjithçka për të

“Unë nuk kisha kohë të mësoja, babai im ndërroi jetë shumë shpejt. Mua më duhej papritur të marr përsipër drejtimin dhe mundësisht të bëja një punë të mirë.” Mbretëresha e vlerëson me shumë seriozitet punën e saj. Disiplina është lajtmotivi i saj. Por pasioni i saj ëhstë jeta rurale. Kuajt. Qentë e saj. Mbi 30 Corgies e shoqërojnë mbretëreshën. Që nga viti 2012 ajo nuk ka marrë më një qen të ri. Sepse nuk ka dëshirë që ndonjëri nga qentë t’i mbijetojë asaj. “Ajo është gjithmonë e lumtur dhe qesh kur është fjala për kuajt. Me to ajo shlodhet. Ajo e dallon në 30 metra distancë një kal të plagosur”, është shprehur ish-zëdhënësi i saj Dickie Arbiter. Gruaja e pakët me flokë të bardhë, e cila shpesh vishet me ngjyra të theksuara, të bën përshtypje. Ish-presidenti i SHBA-së Barack Obama, pas vizitës së tij të fundit në kështjellën Windsor e ka vlerësuar mbretereshën: “Ajo është një person që të mahnit dhe një xhevahir i vërtetë jo vetëm për Britaninë e Madhe, por për të gjithë botën.”

Goditje fati

Së fundi mbretëresha përballoi disa goditje fati: nipi i saj princi Prinz Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan me shumë bujë mediatike u shkëputën nga rrethi i Windsor-ëve duke e paraqitur veten si fëmijë mbretëror të keqkuptuar. Meghan, vajzë e një nëne me ngjyrë dhe një babai të bardhë, akuzoi familjen Windsor për racizëm në një intervistë të transmetuar në mbarë botën në mars 2021.

Edhe më e fortë ishte goditja me rastin e princit Andrew: Djali i dytë i mbretëreshës i akuzuar nga një gjykatë në Nju Jork  në kontekstin e skandalit të abuzimeve përreth multimilionerit nga SHBA Jeffrey Epstein. Por më e dhimbshme ishte vdekja në prill 2021 e bashkëshortit princ Philip, martesa e saj me të cilin është më shumë se 73 vjeçare. “Ai ishte shtylla ime gjatë gjithë këtyre viteve”, është shprehur ajo. Por pak pas varrimit të princit Philip mbretëresha iu rikthye detyrimeve të saj si kreu i shtetit./DW

Ju sugjerojmë

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro
Politikë

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro

14 Maj, 2025 7:55 pm
Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!
Politikë

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!

14 Maj, 2025 7:46 pm
Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!
Politikë

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!

14 Maj, 2025 7:37 pm
Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!
Kryesore

Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!

14 Maj, 2025 7:30 pm
PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores
Kryesore

PS 83 mandate në Kuvend, Rama mban fjalimin e fitores

14 Maj, 2025 7:18 pm
Primaret e PD për Bashkinë e Tiranës, zbulohet emri i kandidatit të tretë
Politikë

Votat nga Greqia, PD apelon vendimin e KAS

14 Maj, 2025 7:02 pm
‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision
kulture

‘Shkodra Elektronike’ ndan ethet e kualifikimit në finalen e Eurovision

14 Maj, 2025 6:53 pm
Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani
Rajoni

Costa mbërrin në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

14 Maj, 2025 6:26 pm
Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave
Politikë

Diaspora, Celibashi zbardh shifrat: Deri më tani janë numëruar 51% e votave

14 Maj, 2025 6:20 pm
Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi
Bota

Trump shpreh gatishmëri të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë në Turqi

14 Maj, 2025 6:04 pm
Para
Kamëz/ Babai dhunon vajzën 6 vjeçe, arrestohet 27-vjeçari

Nga ngacmimi seksual me të mitur te trafiku i drogës, 10 të arrestuar në Tiranë

Iu lut kryeministrit mos t’i shembte shtëpinë, polici puth në faqe fëmijën

Iu lut kryeministrit mos t’i shembte shtëpinë, polici puth në faqe fëmijën

PD prezanton kandidatin në Dibër/Luan Haka: Të bashkuar, larg konfliktit politik

PD prezanton kandidatin në Dibër/Luan Haka: Të bashkuar, larg konfliktit politik

TE FUNDIT

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro

Rama rendit objektivat e mandatit të katërt:Aeroporte dhe hekurudha,pension 200 euro
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur pasditen e sotme nga sheshi 'Skënderbej' fjalimin falenderuespër fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit. Ndër...

Lexo më shumë

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!

Partitë e reja në Kuvend, Rama: I përgëzoj, bënë beteja jo të lehta!
14 Maj, 2025

Në fjalimin e falënderimit pas fitores së zgjedhjeve të 11 Majit, Rama nuk harroi pa përmendur edhe partitë e reja,...

Lexo më shumë

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!

Fjalimi i fitores, Rama kujton prindërit: Të ma bëjnë hallall!
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij të fitores, bëri një dedikim edhe për nënën e tij, Aneta Ramën, e...

Lexo më shumë

Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!

Rama:Mes dritës së yjeve të Europës dhe errësirës së gropës, Shqipëria zgjodhi yjet!
14 Maj, 2025

Nga sheshi ‘Skënderbej’, kryeministri Rama po mban fjalimin falënderues pas zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Gjatë fjalës së tij, kryesocialisti...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com