Kryesore

PD prezanton kandidatin në Dibër/Luan Haka: Të bashkuar, larg konfliktit politik



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:16 - 06/02/22 |
Opi Nion

Partia Demokratike ka prezantuar sot kandidatin për Bashkinë Dibër. Kandidati Luan Haka, gjatë fjalës së  tij është shprehur se demokratët dinë të jenë të bashkuar dhe se do të fitojnë për dibranët.

PD prezantoi kështu zyrtarisht kandidatin për kryetar të Bashkisë së Dibrës, Luan Haka, i cili është propozuar nga strukturat e degës së PD dhe u miratua nga Kryesia e Partisë Demokratike.

Prezantimi i kandidatit Haka, është bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, nënkryetarja e PD, Jorida Tabalu, drejtuesi politik i qarkut, Xhelal Mziu, kryetari degës së Dibrës Naim Gazidede, deputetë dhe anëtarë të kryesisë së PD.

Sekretari i Përgjithshëm Bardhi dhe nënkryetarja Tabaku në fjalën e tyre vlerësuan figurën e kandidatit Luan Haka, duke shprehur bindjen se Dibra do të fitohet e do tu kthehet qytetarëve.

Kandidati për bashkinë e Dibrës në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, tha se ndjehet i privilegjuar që iu dha besimi për të kandiduar e nesër për t’i shërbyer qytetarëve dibranë.

Në  6 Mars, do të kemi një proces demokratik zgjedhor për Kryetarin e Bashkisë. Unë, po aq sa krenar, jam edhe përgjegjës për rikthimin e dinjitetit në Dibër. Besimi për t’ju përfaqësuar , përveç kënaqësisë, më ka vënë mbi supe peshën për t’jua kthyer atë Dibër që po na e kalojnë dorë më dorë që nga 2015-ta.

Unë vetëm nuk mundem  të fitoj. Unë bashke me ju do të fitoj!

Mua, përpara se të filloj rrugëtimin e fitores, më duheni ju!

Ju, pa të cilët nuk do mund të bëja opozite dhe pa të cilët nuk e dëshiroj fitoren.

Demokratët dinë të jenë vetëm TË BASHKUAR.

Jam plotësisht i bindur që së bashku do ta ndërtojmë̈ Dibrën tonë. Dibrën e vjedhur, Dibrën e masakruar, Dibrën e varfër e të harruar. Dibrën, të cilës, ja kam shkelur çdo pëllëmbë, ja di hallet, jetoj në të, dhe di çfarë i duhet asaj. Modestisht , nëse ka diçka për të cilën do ja dija vlerë vetes si kryetar i ardhshëm i Bashkisë, është fakti se ndryshe nga ata që i sjellin nga Tirana e që Dibrës ja mësojnë rrugët vetëm kur ju vjen pushteti, unë di dhe cepin më të harruar të saj, qytetarin më të paushqyer, e rrugën më të pashkelur.

Jam më se i vendosur që së bashku nëpërmjet meritokracisë dhe përkushtimit,  Bashkia  do të jetë derë e hapur për gjithsecilin që dëshiron dhe  ka çfarë t’i japë vendit, shoqërisë̈ dibrane.

Rindërtimi i besimit të qytetarit tek qeverisja vendore është një nder sfidat që kam dhe besoj që do t’ia  arrij duke angazhuar në administratë njerëz të aftë dhe punëdashës, larg analfabetëve funksionalë  që na kanë pushtuar administraten.

Do t’i shërbej me nder dhe përkushtim qytetarit dhe do t’a lë derën hapur njësoj edhe për atë që do zgjedhë të mos më votojë.

Ju falenderoj për pjesëmarrjen  tuaj në këtë organizim dhe për mbështetjen tuaj te plote.

Mirënjohje të pafundme për kryesinë e Partisë Demokratike dega Dibër, që më besoi kandidimin tim për Bashkinë”,-tha Haka gjatë prezantimit me strukturat në Dibër.

Pas