Është mbledhur Këshilli i 11-të i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, kryesuar nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
Përmes një statusi në Twitter, teksa publikon foto nga mbledhja e Këshillit të 11-të të Marrëveshjes të Stabilizim Asociimi, ku shfaqet kryeministri Edi Rama, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, dhe Taulant Balla, delegacioni i BE në Shqipëri bën me dije se ky është Këshilli i parë që mblidhet pas vendimit të Këshillit Europian për të hapur negociatat në mars te vitit 2020.
“Po ndodh tani! Këshilli i 11-të i Stabilizim-Asociimit #BE #Shqipëri (KSA) sapo ka nisur, kryesuar nga HRVP.@JosepBorrellF. Ky është KSA i parë që nga vendimi i Këshillit Europian në mars 2020 për të hapur negociatat e pranimit me #Shqipërinë”, shkruhet në statusin në Twitter të delegacionit të BE në Shqipëri.
Po ndodh tani! Këshilli i 11-të i Stabilizim-Asociimit #BE ?? – #Shqipëri ?? (KSA) sapo ka nisur, kryesuar nga HRVP @JosepBorrellF. Ky është KSA i parë që nga vendimi i @EUCouncil ?? në mars 2020 për të hapur negociatat e pranimit me #Shqipërinë ??. https://t.co/VZqBLLXBGz
— EU in Albania (@EUinAlbania) March 1, 2021