Sapo ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku edhe njëherë deputeti Koço Kokëdhima u ka kërkuar llogari deputetëve se përse e fut në rend të ditës mandati i tij, ndërsa kreu i grupit Gramoz Ruçi i është përgjigjur se: “Gjithçka që vjen nga Gjykata Kushtetuese kalon në rend të ditës të Kuvendit”. Në dalje të mbledhjes, Valentina Leskaj e pyetur për referendumin për zgjedhjen apo jo të kryetarit të Partisë Socialiste, është përgjigjur se sipas mendimit të saj, nuk ka nevojë fare të mbahet një referendum të tillë.