Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbledhja e Këshillit Kombëtar/Nishani:Basha po kthen PD kokëulur në Kuvend

2021/08/31 at 11:38 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Mbledhja e Këshillit Kombëtar/Nishani:Basha po kthen PD kokëulur në Kuvend

Bujar Nishani ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.


Në një status në rrjetet sociale, ai thotë se nga lista e kandidatëve për Këshillin Kombëtar u lanë jashtë atij akademikë, drejtues të suksesëshëm të strukturave lokake, persona me influencë e integritet në komunitete. Sipas tij ky është një tregues se PD po zvogëlohet.

Po ashtu Nishani thotë se dje Basha e harroi rregjimin e masakrës elektorale, dhe doli me tezën e një pakice thjesht të korruptuar.

“Kurrë, në këto 30 vite të pluralizmit politik në Shqipëri, nuk ka patur rast kur një kryetar opozite pas 8 vitesh të jetë kaq i diskretituar e kaq i pambështetur në opinion sa ç’është L. Basha. Ndoshta ky nuk është një problem për L. Bashën, por është problem i madh për Partinë Demokratike, është kërcënim për sistemin politik të vendit, është problem për Shqipërinë”, thekson Nishani ndër të tjera.

POSTIMI I BUJAR NISHANIt

Vetëm 4 (katër) muaj pas humbjes trishtuese të Partisë Demokratike dhe turpëruese të L. Bashës më 25 prill, ky i fundit e harroi tashmë “Rregjimin e Masakrës”. Basha dje e njohu edhe zyrtarisht Parlamentin që doli pas masakrës elektorale dhe po e kthen PD kokëulur e të rrënuar në atë parlament të turpit, ekzaktësisht atje ku e dorëzoi 2 vite më parë, në shkurtin e 2019.

Edi Ramën Kryeministër, PS në maxhorancë solide me 74 + 3 mandate, demokratët të nëpërkëmbur, dhunuar e varfëruar edhe më shumë akoma.

Sot, pas rikthimit të grupit parlamentar të PD, dy vite pas, në të njëjtin Parlament turpi, dominuar nga produkti i krimit elektoral dhe krimi i rrugës, ka dalë në dritën e diellit qëllimi dhe misioni i vërtetë i L.Bashës me atë kurth ku e futi Partinë Demokratike, dy vite më parë.

Për ta kuptuar atë mision mjafton të shohësh se si E.Rama jo vetëm e mori plotësisht në kontroll Parlamentin por mundësoi shndërrimin e Kushtetutës së vendit si një statut të Partisë Socialiste, kthimin e Kodit Zgjedhor si një manual të Këshillit të Ministrave, sistemin e drejtësisë në një mjet shantazhi politik, shtetin shqiptar në një karikaturë fyese.

Kjo dhuratë për Edi Ramën do t’i kushtojë politikisht PD dhe të djathtës politike në Shqipëri në 50 vitet e ardhshme (nqs nuk do të mundësohet një uragan politik popullor).

Dje, L. Basha e harroi “Rregjimin e Masakrës” dhe artikuloi “Pakicën e Korruptuar”. Dmth, demokratët dhe shqiptarët në tërësi nuk kanë më përballë një Rregjim Masakre, por një Pakicë të Korruptuar, që L. Basha do ta rrëzoi lehtë!

Shumica e demokratëve do të ndihen të tradhëtuar nga ky devijim i shpejtë i L.Bashës nga sa u thoshte pak muaj më parë se; “nuk do ti njohë kurrë këto zgjedhje……se do të mobilizojë popullin për ta rrëzuar një orë e më parë këtë rregjim”

Tani, L.Basha nuk flet më asnjë fjalë për mobilizimin e popullit, por na tregon se përballë kemi veç një “pakicë të korruptuar” me të cilën do të bëjë ca kompromise “për të mirën e vendit” ! Demokratët nuk kanë pse ndihen të tradhtuar nga kjo, sepse ky është misioni i L.Bashës. Demokratët janë thjesht të mashtruar për të disatën herë prej L.Bashës.

Ky është modeli politik i tij. Sa herë të tjera do të pranojnë demokratët të mashtrohen nga L. Basha, kjo mbetet për t’u parë.

Sado që L.Basha tenton ta zbusë, rrumbullakosë apo relativizoi të keqen që ka kapluar shqiptarët, nuk ka për ta përmbushur dot kripto/shërbimit e tij malinj ndaj atij regjimi.

Shqiptarët nuk kanë kurrfarë dyshimi se mbi krye nuk kanë thjesht një Pakicë të Korruptuar (siç thotë L. Basha), por një Rregjim të Inkriminuar me tipare të qarta të Mafies.

Problemi për shqiptarët sot është asgjesimi ditë pas dite i mekanizmit që mundëson rrëzimin e Rregjimit. Opozitës!

Koha dhe proceset vijuese do të shpjegojnë për shqiptarë se përse L. Basha kryen këtë mision.

Amnistia politike që L.Basha tenton t’i bëjë regjimit të Edi Ramës është e pafuqishme, si politikisht ashtu dhe moralisht, por padyshim diskretituese për të personalisht.

L.Basha nuk le rast pa treguar se nuk ka asnjë interes për ta bërë PD një Shtëpi të madhe të Lirisë, përpos për ta poseduar atë veç si një zyrë personale.

Pasi shpiku një Këshill Kombëtar me 500 anëtar, kontradikta më absurde në logjikë politike, (ndërsa anëtarësia zvogëlohet, numrat në institucione përfaqësuese rriten), konstaton me trishtim se si nga lista e kandidatëve për Këshillin Kombëtar u lanë jashtë atij akademikë, drejtues të suksesshëm të strukturave lokake, persona me influencë e integritet në komunitete.

Përçmimi politik i L. Bashës ndaj emrave të tillë si Prof. Adriana Gjonaj, legjendës Agustin Kola, Dr. Alfred Gega, Dr. Almiro Gurakuqi, Arben Ristanit, Edith Harxhit, kuratorit Ardian Isufi, tenorit Rudi Sata, Armand Telitit, gazetarit Çelo Hoxha, Eduard Kelmendit, shkrimtarit Erald Kapri, Flamur Gjymyshkës e Flir Moshos, Prof. Gjok Uldedajt, Hekuran Hoxhallit e Hysen Osmanit, artistes Liljana Cingu, Paulina Hotit, Irma Koplikut e Mimoza Rexhvelajt, Luigj Isufit e Mal Berishës, Maxhid Cungut e Ndoc Ashtës, etj., veçse e konfirmon modelin e zvogëlimit gjithmonë e më shumë të asaj partie që lindi nga hapësira e lirisë.

Këta njerëz me influenca, eksperiencë e integritet nuk i duhen L.Bashës, por largimi i tyre dëmton PD.

L.Bashës sot i kanë mbetur shumë pak avoketër publik (se jopublik nuk ka më asnjë), të cilëve i kanë mbaruar krejt argumentat për këtë avokati.
Avoketërit e pakët të modelit politik të L.Bashës pas paraqitjes së tezës famoze se “po iku Luli e gjithë PD do të shkrihet e zhduket”, akuzojnë zërat kritikë e kundër atij modeli, se: “Këtë e bëjnë për interesa personale”.

Në fakt kjo në thelb është e vërtetë!

Tek çdo kauzë e princip mishërohet interesi i njeriut! Por ndryshimi qëndron tek mekanizmat e parimet që ndjek për jetësimin e atyre interesave.

Nuk ka shqiptar normal e të ndershëm sot që nuk ka interes për të ndryshuar qeverisjen e inkriminuar dhe më skandalozen në këtë vend. Por ndryshimi vjen përmes mekanizmave politik dhe e tillë sot për sot është veç Partia Demokratike.

Nuk ka demokrat normal, të ndershëm e kontributor që nuk ka interes për ta bërë PD forcë të madhe e fituese.

Pra, është e thjeshtë fare ta identifikosh interesin individual. Jo vetëm si bazament i ekzistencës humane, por edhe si dimension. Po ashtu, dallimi mes interesave është evident, në formë e përmbajtje. Vetë dallimi mes palëve, do të jetë një betejë midis tyre.

Eshtë dallimi dhe beteja midis atyre që nuk e duan PD siç ishte këto 8 vite që kaluan dhe atyre që e duan po të njëjtën PD siç ishte 8 vitet që shkuan. Ky është një dallim i madh dhe thelbësor, por shumë i thjeshtë për t’u identifikuar.

Asnjëra nga palët nuk e fsheh këtë qëllim e dallim. Ajo që është e sigurt në këtë rast është fakti se i interesuari dhe përfituesi më i madh për të patur të njëjtën PD si të 8 viteve të shkuara është Edi Rama e ai për këtë investon shumë e kudo. Të tjerët janë thjesht argatë të tij.

Vërtet dje, L.Basha e harroi rregjimin e masakrës elektorale dhe doli me tezën e një pakice thjesht të korruptuar. Por sot L.Basha është totalisht i diskretituar politikisht në opinionin publik.

Kurrë, në këto 30 vite të pluralizmit politik në Shqipëri, nuk ka patur rast kur një kryetar opozite pas 8 vitesh të jetë kaq i diskretituar e kaq i pambështetur në opinion sa ç’është L.Basha.

Ndoshta ky nuk është një problem për L.Bashën, por është problem i madh për Partinë Demokratike, është kërcënim për sistemin politik të vendit, është problem për Shqipërinë.

Duhet zgjidhur. S’ka alternativë !/Opinion.al

 

 

Etiketa: Mbledhja e Këshillit KombëtarnishaniPD


Ju sugjerojmë

Vritet me thikë një person në Tiranë
Kronikë

Vritet me thikë një person në Tiranë

2 Tetor, 2025 8:30 pm
FIFA nuk e pezullon Izraelin,Infantino:S’mund t’i zgjidhim ne problemet gjeopolitike
Sport

FIFA nuk e pezullon Izraelin,Infantino:S’mund t’i zgjidhim ne problemet gjeopolitike

2 Tetor, 2025 7:06 pm
Batutat e Ramës me Macron, The Telegraph: Liderët “tallën” Trumpin
Aktualitet

Batutat e Ramës me Macron, The Telegraph: Liderët “tallën” Trumpin

2 Tetor, 2025 6:57 pm
Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Putin: E pamundur të besohet se Rusia do të sulmojë vendet e NATO-s

2 Tetor, 2025 6:12 pm
Izraeli: Mbi 250.000 banorë janë larguar nga Rripi i Gazës
Bota

Izraeli jep paralajmërimin e fundit për Gazën: Largohuni në jug të vendit

2 Tetor, 2025 5:44 pm
Credins Bank sjell sot Apple Pay për mbajtësit e kartave Mastercard në Shqipëri
Aktualitet

Credins Bank sjell sot Apple Pay për mbajtësit e kartave Mastercard në Shqipëri

2 Tetor, 2025 4:51 pm
Arrestimet e ish-zyrtarëve, Veliaj: Ndjesë dhe reflektim për vetting brenda llojit, kompanitë të bëjnë vetëdeklarim
Aktualitet

Zgjedhjet për Tiranën më 9 nëntor, Veliaj:Dekreti presidencial është antikushtetues

2 Tetor, 2025 4:10 pm
Tërmeti në Filipine, humbin jetën mbi 70 persona
Sport

Tërmeti në Filipine, humbin jetën mbi 70 persona

2 Tetor, 2025 3:27 pm
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kronikë

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin, mbetet në burg Erion Veliaj

2 Tetor, 2025 2:47 pm
Zvicra me tre shqiptarë, Yakin grumbullon mbrojtësin që braktisi Shqipërinë
Sport

Zvicra me tre shqiptarë, Yakin grumbullon mbrojtësin që braktisi Shqipërinë

2 Tetor, 2025 2:43 pm
Para
Ikën ushtari i fundit i SHBA, talebanët “vjelin plaçkën e luftës”

Ikën ushtari i fundit i SHBA, talebanët “vjelin plaçkën e luftës”

Masat e reja anti-Covid, TIA: Kush do lejohet në aeroport

Masat e reja anti-Covid, TIA: Kush do lejohet në aeroport

Me para false dhe tritol, arrestohet Mark Cumraku

Me para false dhe tritol, arrestohet Mark Cumraku
















TE FUNDIT

Vritet me thikë një person në Tiranë

Vritet me thikë një person në Tiranë
2 Tetor, 2025

Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në zonën e Babrrusë në Tiranë. Sipas informacioneve, një persona është qëlluar...

Lexo më shumë

FIFA nuk e pezullon Izraelin,Infantino:S’mund t’i zgjidhim ne problemet gjeopolitike

FIFA nuk e pezullon Izraelin,Infantino:S’mund t’i zgjidhim ne problemet gjeopolitike
2 Tetor, 2025

Ashtu siç pritej, FIFA nuk e përjashtoi futbollin izraelit nga garat ndërkombëtare. Këshilli i organit më të lartë të futbollit botëror, u mblodh këtë...

Lexo më shumë

Batutat e Ramës me Macron, The Telegraph: Liderët “tallën” Trumpin

Batutat e Ramës me Macron, The Telegraph: Liderët “tallën” Trumpin
2 Tetor, 2025

Video e kryeministrit Edi Rama në samitin e Komunitetit Politik Evropian, ka marrë edhe vëmendjen e medias britanike The Telegraph....

Lexo më shumë

Putin: E pamundur të besohet se Rusia do të sulmojë vendet e NATO-s

Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
2 Tetor, 2025

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka hedhur poshtë zërat se Rusia mund të sulmojë vendet e NATO-s. Sipas mediave të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com