Deputeti i PD, Ervin Salianji në një prononcim për mediat ka bërë thirrje që të dyja palët duhet të ulen dhe t’i japin fund krizës në PD.
Salianji foli para mbledhjes së Grupit Parlamentar ku u shpreh se është me rëndësi që t’i jepet fund krizës në selinë blu dhe të fokusohen në luftën kundër Ramës.
“Tani më dhe vazhdon prej muajsh, fokusi duhet vendosur ën të dyja reformat, atë territoriale dhe zgjedhore. Kanë mbetur pezull për shkak të mungesës së emrave nga ana e Opozitës dhe kjo është diçka e pafalshme. Të dyja palët duhet të ulen dhe t’i japin fund krizës, nuk duhet ta shpërndajmë fokusin në lidhje me atë që është vërtet lufta jonë, ajo me Edi Ramën”,-tha Salianji.