Kryesore

PD: Të ngrihet komisioni për hetimin e abuzimeve të shitblerjes së energjisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:37 - 05/05/22 |
Opi Nion

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është mbledhur ditën e sotme në selinë blu.

Duket se grupi ka marrë një vendim për ngritjen e një komisioni të posaçëm për abuzimin me shitblerjen e energjisë elektrike dhe krizën e krijuar në sistemin energjetik.

Bëhet e ditur se për këtë komision do të ngarkohen deputetët Helidon Bushati, Lefter Gështenja dhe anëtarët e PD në Komisionin e veprimtarive prodhuese.

Vendimi i grupit të PD:

Pas Komisionit për investimet strategjike, grupi vendos që do të paraqes një kërkesë për ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar për abuzimet me shitblerjen e energjisë elektrike dhe krizën e krijuar në sistemin energjetik. Për këtë ngarkohen deputet Helidon Bushati, Lefter Gështenja dhe anëtarët e PD në Komisionin e veprimtarive prodhuese./Opinion.al

Pas