Autoritetet shëndetësore në Itali bëjnë me dije se 51 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit.
Sakaq të dhënat e fundit të publikuara raportojnë se kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 6.764 persona nga 543.414 tamponë të kryer.
Në terapi intensive janë të shtruar 395 pacientë ndërsa jnë shëruar 3730 persona. Norma e pozitivitetit është 1.2%.