Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbi 5500 euro për një pishë: Kontrata e Veliajt nën hetim nga Prokuroria

2019/05/25 at 3:34 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Mbi 5500 euro për një pishë: Kontrata e Veliajt nën hetim nga Prokuroria

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku paralajmëroi së fundmi planet e afërta të qeverisë “Rama” për dhënien me koncesion të autostradës Tiranë-Durrës; një projekt i debatueshëm ky që synon sipas saj zgjerimin e rrugës dhe vendosjen e një tarife për përdoruesit e saj.


“Ne po punojmë, në vjeshtë projekti do të shpallet për garë dhe më pas do të kemi një garë transparente për të qenë fituesi i radhës. Më pas do të fillojnë punimet…,” tha Balluku në mesin e majit për gazetarët.

Projekti i qeverisë për arterien kryesore të vendit është ende i paqartë, por ajo që dihet me siguri është fakti se zgjerimi i autostradës do të rrafshojë për herë të dytë brenda pesë vitesh pemët e kushtueshme në skarpatet e saj, për të cilat qytetarët e Tiranës e kanë paguar tashmë faturën e kripur prej 332 milionë lekësh [2.6 milionë euro].

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se pavarësisht dijenisë për projektin e zgjerimit të autostradës, Bashkia e Tiranës shtyu përpara planet për të zëvendësuar palmat e thara me pisha të buta në hyrje të kryeqytetit në nëntor 2017.

Dy muaj më pas, përmes një drejtorie në varësi të saj, Bashkia e Tiranës paracaktoi si fitues kompaninë “Fusha” sh.p.k; ndërsa lidhi me të një kontratë me negocim dhe pa shpallje paraprake duke u bazuar te një përjashtim i ligjit për “Prokurimin Publik” që përdoret në raste të nevojës ekstreme apo për ngjarje të paparashikuara.

Kontrata me vlerë 332 milionë lekë për mbjelljen e pishave të buta nga mbikalimi i Kamzës deri në atë të Kasharit iu bashkangjit faturës prej 90 milionë lekësh që Ministria e Mjedisit shpenzoi në vitin 2014 për të gjelbëruar të njëjtin segment me drurë palme.

Kontrata e Bashkisë me kompaninë “Fusha” sh.p.k u denoncua nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, të cilët e akuzuan kryebashkiakun Veliaj se po paguante 5 milionë lekë [të vjetra] për një pishë si dhe u kallëzua prej tyre në Prokurori.

Prokuroria e Tiranës i tha BIRN se prej shtatorit 2018 kishte regjistruar një procedim penal për veprat e “shpërdorimit të detyrës dhe “shkeljes së barazisë së pjesmarrjes në tendera” mbi kontratën e lidhur me kompaninë “Fusha” sh.p.k.

“Çështja është ende në hetim dhe nuk ka persona të ndaluar apo të pezulluar nga detyra,” tha përmes një përgjigje të shkruar Prokuroria e Tiranës.

E pyetur nga BIRN për kontratën me Bashkinë dhe hetimin e Prokurorisë, kompania Fusha sh.p.k nuk dha përgjigje deri në botimin e shkrimit. Bashkia e Tiranës nuk iu përgjigj gjithashtu kërkesave të përsëritura për koment të BIRN, ndonëse iu la në dispozicion kohë e mjaftueshme.

Mbi 5500 euro për një pishë 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili kandidon për një mandat të dytë në zgjedhjet e 30 qershorit e ka kthyer mbjelljen e pemëve në një prej pikave të forta të qeverisjes së tij, ndërsa ka publikuar qindra foto me lopatë e kazëm në dorë në zona të ndryshme të Tiranës pranë fidanësh të njomë dhe gropash të hapura.

Por ndryshe nga publiciteti i kthyer në rutinë, mbjellja e pishave të buta në autostratën Tiranë-Durrës në fillim të vitit 2018 u kalua në heshtje prej tij.

Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se fondet për zëvendësimin e palmave të thara me pisha të buta u miratuan në një ndryshim buxheti afatmesëm në Këshillin Bashkiak të Tiranës në fund të vitit 2017.

“E pranojmë që palmat nuk ishin një zgjedhje për t’i mbijetuar këtyre temperaturave. Nëse do t’i përfundonim përpara vitit të ri [mbjelljen e pishave] kjo do të ishte një situatë ideale,” tha kryebashkiaku Veliaj në Këshillin Bashkiak më 23 nëntor 2017.

Kontrata që po hetohet nga Prokuroria e Tiranës për “shkelje të barazisë në tendera” iu dha nga Drejtoria Numër 1 e Punëtorëve të Qytetit me negocim dhe pa garë në fillim të vitit 2018 kompanisë “Fusha” sh.p.k. Ajo kishte për objekt gjelbërimin e dy anëve të autostradës, në segmentin “Mbikalimi i Kamzës – Mbikalimi i Kasharit”.

“Fusha” sh.p.k. është ndër fituesit më të mëdhenj të kontratave me Bashkinë e Tiranës, përfshi ndërtimin e Sheshit Skënderbej, ndërsa emri i saj në mënyrë të paprecedentë u bë pjesë e një ligji special të miratuar në Kuvend për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, një projekt i kontestuar prej muajsh në protesta.

Fondi i vënë në dispozicion të kompanisë Fusha ishte rreth 332 milionë lekë, i ndarë për t’u disbursuar përgjatë viteve 2017-2019. Pas një ndryshimi të dytë të vendimit në Këshillin Bashkiak, kontrata u ekzekutua plotësisht gjatë muajve janar dhe maj 2018.

Nga prilli deri në shtator 2018, BIRN i drejtoi tre kërkesa për të drejtë informimi Bashkisë së Tiranës dhe mori mbrapsht tre shkresa, por jo përgjigje për pyetjet mbi kontratën me kompaninë “Fusha” si dhe numrin e pemëve të mbjella nga mbikalimi i Kamzës deri në mbikalimin e Kasharit.

Në një korrespondencë të katërt në tetor 2018 me palë edhe Komisionerin për të Drejtën e Informimit, përfaqësuesit e Bashkisë së Tiranës dhe Drejtorisë së Përgjithshme Nr.1 të Punëtorëve deklaruan se “informacioni i kërkuar ishte sekuestruar me vendim të Prokurorisë më 24 shtator 2018 dhe për këtë arsye nuk është më i aksesueshëm”.

Në mungesë të përgjigjes nga Bashkia, BIRN numëroi pishat e mbjella nga mbikalimi i Kamzës deri në mbikalimin e Kasharit. Në të dyja anët e rrugës në një gjatësi prej afro 7 kilometrash u evidentuan rreth 405 pisha të matrikulluara me mbishkrimin “FUS”.

Të dhënat u ballafaquan edhe me statistikat e publikuara në faqen opendata.tirana.al, në databazën e së cilës raportohet se shpenzimet për gjelbërimin rrugor të Drejtorisë së Përgjithshme Nr.1 të Qytetit për muajt Janar dhe Maj 2018 janë më të larta se zakonisht, pasi përfshijnë edhe vendosjen e drurëve dekorativë në zonën industriale Kamëz-Kashar.

Numri i drurëve të raportuar në muajt Janar dhe Maj 2018 është 485 copë gjithsej.

BIRN iu drejtua tre kompanive që tregtojnë dru dekorativë; njëra në Kavajë dhe dy të tjerat në Tiranë dhe mësoi se çmimi i shitjes për një pishë të ngjashme në treg varion nga 700 deri në 1000 euro.

Por Bashkia e Tiranës i ka paguar kompanisë “Fusha” sh.p.k çmime disa herë më të larta se ato të tregut, të cilat variojnë nga 5500 euro/pisha për numrin e drurëve të raportuar në portalin e Bashkisë në 6500 euro/pisha për numrin e drurëve të matrikulluar që BIRN konstatoi nga mbikalimi i Kamzës deri në mbikalimin e Kasharit./ Burimi: BIRN (LAJMIN E PLOTË E LEXONI KÊTU)



Ju sugjerojmë

Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale
Aktualitet

Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale

14 Tetor, 2025 7:00 pm
Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve
Aktualitet

Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve

14 Tetor, 2025 5:54 pm
Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë
Sport

Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë

14 Tetor, 2025 5:52 pm
Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…
Aktualitet

Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…

14 Tetor, 2025 5:46 pm
Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media
Aktualitet

Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media

14 Tetor, 2025 5:22 pm
“Korrupsioni me trend të lartë” Dumani: Ka abuzim të vazhdueshëm me fondet publike
Aktualitet

“Korrupsioni me trend të lartë” Dumani: Ka abuzim të vazhdueshëm me fondet publike

14 Tetor, 2025 4:53 pm
Dumani raporton te “Ligjet”: 65.5 milionë euro të sekuestruara gjatë vitit 2024
Aktualitet

Dumani raporton te “Ligjet”: 65.5 milionë euro të sekuestruara gjatë vitit 2024

14 Tetor, 2025 4:26 pm
Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen
InstaBIZ

Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen

14 Tetor, 2025 3:51 pm
Kthim në Gaza/ Rrënoja dhe një e ardhme e pasigurt
Bota

Kthim në Gaza/ Rrënoja dhe një e ardhme e pasigurt

14 Tetor, 2025 3:16 pm
OKB: Nisin pastrimet e para në Gaza, 80% e ndërtesave të shkatërruara
Bota

OKB: Nisin pastrimet e para në Gaza, 80% e ndërtesave të shkatërruara

14 Tetor, 2025 2:46 pm
Para
BE: Nuk ka vend për dhunë në protestë, policia të vetëpërmbahet

BE: Nuk ka vend për dhunë në protestë, policia të vetëpërmbahet

PD dhe Rudina Hajdari reagojnë kundër Gjinushit

PD dhe Rudina Hajdari reagojnë kundër Gjinushit

Ju lumtë baballarë të kombit!

Ju lumtë baballarë të kombit!
















TE FUNDIT

Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale

Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale
14 Tetor, 2025

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, bëri të ditur se prokurorët e posaçëm janë kërcënuar nga organizatat kriminale gjatë hetimeve për...

Lexo më shumë

Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve

Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve
14 Tetor, 2025

Vetë Altin Dumani thotë kur t’i përfundojë mandati 9-vjeçar si prokuror i SPAK nuk do të rikandojë sërish. Por, në...

Lexo më shumë

Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë

Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë
14 Tetor, 2025

Sot në orën 19:00 luhet miqësorja mes Shqipërië dhe Jordanisë në 'Air Albania'. Pas fitores 0-1 në Serbi, trajneri Sylvinho...

Lexo më shumë

Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…

Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…
14 Tetor, 2025

Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve të kreut të SPAK, Altin Dumani, deputeti i PD Oerd Bylykbashi e pyeti në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com