Bota

Mbi 5 mijë viktima dhe mbi 50 mijë të prekur nga COVID-19 në Britani


               Publikuar në : 18:12 - 06/04/20 |
Al Do

Numri i viktimave nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar ka pësuar një ulje të lehtë këtë të hënë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Departamendi i Shëndetit Publik, 439 persona kanë ndërruar jetë dhe 3,802 janë konfirmuar si raste të reja me COVID-19.

Mbretëria e Bashkuar është futur kështu në grupin e vendeve me mbi 50 mijë të prekur nga koronavirusi. Sipas të dhënave deri tani atje janë testuar rreth 208,837 persona dhe 51,608 kanë rezultuar pozitiv. Numri total i vdekjeve ndërkohë ka shkuar 5,373 persona. /Opinion.al

Pas