Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbi 1 mijë punonjës të shëndetësisë të infektuar me Omicron në Kosovë

2022/01/28 at 6:26 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mbi 1 mijë punonjës të shëndetësisë të infektuar me Omicron në Kosovë

Më shumë se 1,170 punonjës shëndetësorë në Kosovë janë të infektuar me variantin Omicron të koronavirusit.


Prej tyre, 700 janë infermierë, 290 mjekë dhe 280 pjesëtarë të stafit mbështetës, thotë për Radion Evropa e Lirë kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla.

Sipas tij, në sektorin publik të shëndetësisë punojnë më shumë se 14 mijë punonjës – çfarë do të thotë se mbi tetë për qind e tyre janë të infektuar.

Syla thotë se izolimi i tyre krijon “mungesa jashtëzakonisht të mëdha” në ofrimin e shërbimeve.

Sipas rregullave të nxjerra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, personi që rezulton pozitiv me koronavirus, mund ta zvogëlojë izolimin nga dhjetë ditë në shtatë, nëse rezulton negativ dy herë me test PCR ose me test të shpejtë.

Testet duhet të kryhen në ditën e 6-të dhe në ditën e 7-të nga diagnostikimi, me një diferencë kohore prej 24 orësh.

Për punëtorët shëndetësorë, sipas rregullave të IKSHPK-së, vetizolimi mund të shkurtohet në pesë ditë, nëse i infektuari rezulton negativ një herë me test PCR ose me test të shpejtë.

Ditëve të fundit, në Kosovë janë shënuar shifra të larta të të infektuarve me koronavirus, të papara në ndonjë fazë tjetër të pandemisë.

Të premten, janë konfirmuar 3,617 raste të reja dhe katër viktima. Numri i rasteve aktive ka kaluar 31,000. Prej tyre, 157 veta janë të shtrirë në spitale.

Në Klinikën Infektive në Prishtinë, të shtrirë janë 78 pacientë me koronavirus.

“Të lirë janë edhe 20 shtretër [në Infektive]”, thotë për Radion Evropa e Lirë drejtori i kësaj klinike, Arben Vishaj.

“Nëse vazhdon ky trend, pritet hapja e Mjekësisë sportive… Kemi nisur të emërojmë infektologë që do të angazhohen në Mjekësinë sportive”, paralajmëron Vishaj.

Sipas autoriteteve shëndetësore, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme nëpër komuna ka deri në 1,600 shtretër për të gjitha shërbimet. Brenda QKUK-së, kapaciteti arrin deri në 700 shtretër.

Kryetari i Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, Fitim Havolli, thotë për Radion Evropa e Lirë se mungesa e infermierëve të infektuar e mbingarkon stafin aktiv në punë.

Megjithatë, shton ai, situata vazhdon të jetë “më e qetë” nëse krahasohet me fazat paraprake të pandemisë.

Në muajt gusht dhe shtator ka pasur ditë kur numri i pacientëve të hospitalizuar me koronavirus ka kaluar 1,000-shin.

Atëbotë, variant dominues i koronavirusit në Kosovë besohet se ka qenë Delta, i cili edhe ka shkaktuar simptoma më të rënda.

Aktualisht, besohet se dominon varianti Omicron, i cili, sipas profesionistëve shëndetësorë, përhapet më shpejt, por përcillet me simptoma më të lehta.

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Rifat Latifi, ka thënë të enjten para Kuvendit të Kosovës se spitalet kanë nevojë për më shumë staf dhe për përmirësim të cilësisë së shërbimeve të kujdesit intensiv, por nuk ka dhënë detaje për hapat që mund të ndërmerren.

Latifi ka thënë se shkurtimi i periudhës së izolimit për punonjësit shëndetësorë, të infektuar me koronavirus, është bazuar në praktikat e Shteteve të Bashkuara.

SHBA-ja e ka përgjysmuar kohën e izolimit për personat që janë të infektuar me koronavirus – por pa simptoma – nga dhjetë ditë në pesë.

Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA kanë thënë se izolimi pesëditor duhet të përcillet me pesë ditë tjera të vendosjes së maskës, kur personi i infektuar është afër personave tjerë./ REL

Etiketa: covid-19kosove


Ju sugjerojmë

Zbulohen mbi 12 mijë bimë kanabisi, 14 persona të arrestuar në Malësinë e Madhe
Kronikë

Zbulohen mbi 12 mijë bimë kanabisi, 14 persona të arrestuar në Malësinë e Madhe

7 Shtator, 2025 11:20 am
Rusia bombardon godinën e qeverisë në Ukrainë, 3 të vdekur
Bota

Rusia bombardon godinën e qeverisë në Ukrainë, 3 të vdekur

7 Shtator, 2025 10:46 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Mbajti me forcë në banesë të miturën, arrestohet 33-vjeçari në Durrës

7 Shtator, 2025 9:54 am
Vijojnë sulmet izraelite në Gaza, civilëve iu bëhet thirrje për evakuim
Bota

Vijojnë sulmet izraelite në Gaza, civilëve iu bëhet thirrje për evakuim

7 Shtator, 2025 9:45 am
Ekstradohet me urgjencë Vilson Pepa, u arrestua në Punta Cana
Kronikë

Ekstradohet me urgjencë Vilson Pepa, u arrestua në Punta Cana

7 Shtator, 2025 9:25 am
27 vjet i burgosur për vrasjen që nuk e kreu
Bota

27 vjet i burgosur për vrasjen që nuk e kreu

7 Shtator, 2025 9:05 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit, 7 shtator 2025

7 Shtator, 2025 8:31 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, 7 shtator 2025

7 Shtator, 2025 7:42 am
Shqiptari shpëton delen nga zjarri, fotoja mes 12 më të mirave në botë
Bota

Shqiptari shpëton delen nga zjarri, fotoja mes 12 më të mirave në botë

6 Shtator, 2025 10:01 pm
1 në 50 shqiptarë në burg, Ambasasori shqiptar takon dhe kundërshton Farage
Aktualitet

1 në 50 shqiptarë në burg, Ambasasori shqiptar takon dhe kundërshton Farage

6 Shtator, 2025 8:59 pm
Para
Shkatërrohen 2 grupe kriminale shqiptare në Itali, sekuestrohen 2 mln euro pasuri

Shkatërrohen 2 grupe kriminale shqiptare në Itali, sekuestrohen 2 mln euro pasuri

Aksident në autostradën Vlorë-Fier, plagosen 3 persona

Lezhë/ Fuoristrada përplaset me motorin

Publikohen emrat e kandidatëve të PS për zgjedhjet e 6 marsit

Publikohen emrat e kandidatëve të PS për zgjedhjet e 6 marsit
















TE FUNDIT

Zbulohen mbi 12 mijë bimë kanabisi, 14 persona të arrestuar në Malësinë e Madhe

Zbulohen mbi 12 mijë bimë kanabisi, 14 persona të arrestuar në Malësinë e Madhe
7 Shtator, 2025

Mbi 10 mijë rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar nga policia e Shkodrës gjatë një operacioni në zonën e Bajzës në...

Lexo më shumë

Rusia bombardon godinën e qeverisë në Ukrainë, 3 të vdekur

Rusia bombardon godinën e qeverisë në Ukrainë, 3 të vdekur
7 Shtator, 2025

Rusia ndërmori sulmin më të fuqishëm në kryeqytetin e Ukrainës që nga nisja e luftës. 805 dronë dhe 13 raketa...

Lexo më shumë

Mbajti me forcë në banesë të miturën, arrestohet 33-vjeçari në Durrës

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
7 Shtator, 2025

Policia e Durrësit ka arrestuar një 33-vjeçar të identifikuar si Enea Zeqiri, pasi mbajti me forcë një 15-vjeçare dhe ushtroi...

Lexo më shumë

Vijojnë sulmet izraelite në Gaza, civilëve iu bëhet thirrje për evakuim

Vijojnë sulmet izraelite në Gaza, civilëve iu bëhet thirrje për evakuim
7 Shtator, 2025

Ushtria izraelite shkatërroi një ndërtesë shumëkatëshe në Qytetin e Gazës, kullën e dytë të madhe që ka shënjestruar. Ministri i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com