Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbetjet e rrezikshme të kapura në Vlorë, PD: Prokuroria të nis hetimet

2020/02/23 at 1:28 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mbetjet e rrezikshme të kapura në Vlorë, PD: Prokuroria të nis hetimet

Jamarbër Malltezi,  Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike ka folur në lidhje me kapjen e mbetjeve të rrezikshme në tragetin e linjës Brindisi-Vlorë.


Malltezi akuzoi qeverinë “Rama” se po lejon importin e mbetjeve nën etiketën si kimikate, përmes vendimit të Këshillit të Ministrave 665 të datës 21.09.2016 “Për eksportin dhe importin e kimikateve të rrezikshme”.

Teksa u është referuar lajmeve të mediave italiane, të cilat shprehen se në Shqipëri janë bërë 15 transporte të mbetjeve, Malltezi pyet qeverinë se ku kanë përfunduar 14 ngarkesat e tjera.

Po ashtu, Malltezi i kërkoi Prokurorisë shqiptare që të bashkëpunojë me prokurorinë e Leçes për të hetuar këtë trafik ndërkombëtar mbetjesh të rrezikshme, të sjellin polici shkencore dhe të marrin mostrat për t’i analizuar në Laboratorët e Akredituar të Mbetjeve të rrezikshme, pasi në Shqipëri nuk ka asnjë laborator të akredituar për këto lloj mbetjesh.

Deklarata e Jamarbër Malltezit

Të gjithë mbani mend sesi Edi Rama u perpoq të kalonte ligjin për importin e mbetjeve para pak vitesh me përbetimet se Portet dhe Doganat Shqiptare ishin të sigurta. Ndonëse nuk e miratoi dot ligjin, Rama lejon importin e mbetjeve nën etiketën si kimikate, përmes VKM 665 të datës 21.09.2016 “Për eksportin dhe importin e kimikateve të rrezikshme”.

Vlonjatet si gjithë shqiptarët meritojnë det dhe mjedis të pastër, pa helme dhe pa mbetje të rrezikshme.

Vlonjatet patën mundësi të ndiejnë nga afër dëshirën e madhe të Edi Ramës për të importuar plehrat e botës. Mediat italiane raportuan për të paktën 15 udhëtime me traget, ku sasi të konsiderueshme të mbetjeve të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, largohej nga Italia me qëllim depozitimin në Shqipëri sipas një skeme tipike mafioze.

Vlonjatët dhe gjithë shqiptarët panë Edi Ramën në darkë të ngushtë me z. Kornuzi që banon në Siçili, pronarin e ndërmarrjes “Kornuzi”, biznesi i së cilës është ajo e depozitimit të mbeturinave dhe e cila transportonte ngarkesën jashtë portit te Vlorës.

Tek rruga e 15-të mesa duket qenkan prishur pazaret dhe u kap ngarkesa.
Po ku kanë përfunduar 14 ngarkesat e mëparshme me mbetje të rrezikshme?
Në det apo maleve që të ndotin dhe rrezikojnë shëndetin e qytetarëve me azbest për 100 vitet e ardhshme?

Vlonjatet janë të qartë për skemën e funksionimit. Ata e dine se kujt i janë dhënë licencat për tragete dhe kujt i jane dhene licensat për grumbullim dhe depozitim mbetjesh. Gjithë shqiptarët morën sihariqin pardje se do shkrihet inspektoriati i mjedisit dhe do behet pjese e IKMT, pra kjo qeveri do policë që të ndajnë pazaret veç për ndërtime por jo inxhinierë mjedisi që matin rrezikshmërinë dhe sasinë e mbetjeve të rrezikshme.

Edi Rama do na thotë prapë se edhe në darkën e ngrohtë, ia ulen trafikantin me zor, por shqiptaret e kanë të qartë lidhjen e Ramës me trafiqet, bandat, drogën dhe plehrat.

Kjo qeveri duhet hequr qafe si një mbetje e rrezikshme për qytetarët.
Në përpjekje për të fshehur importin e kancerit, qeveria dje tentoi të gënjente sikur nuk janë mbetje të rrezikshme, POR ky vend nuk ka laboratorë të akredituar të mbetjeve të rrezikshme NDËRSA mbetjet radioaktive janë pjese e vogël e mbetjeve te rrezikshme.

Azbesti dhe vajrat e ndotura nuk janë radioaktive, POR janë mbetje toksike kancerogjene!

Prokuroria shqiptare i detyrohet popullit të Vlorës që mos të mbylle sytë, por të bashkëpunojë me prokurorinë e Leçes për të hetuar këtë trafik ndërkombëtar mbetjesh të rrezikshme, të sjellin polici shkencore dhe të marrin mostrat për ti analizuar në Laboratorët e Akredituar të Mbetjeve të rrezikshme pasi në Shqipëri nuk ka asnjë laborator të akredituar për këto lloj mbetjesh. Shqiptarët nuk ka pse bëhen kurban të luftës së klaneve në PS që duan të bëjnë biznes me vdekjen!/ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Pas dy aksidenteve hekurudhore, sindikata e makinistëve në Spanjë lajmëron grevë
Bota

Pas dy aksidenteve hekurudhore, sindikata e makinistëve në Spanjë lajmëron grevë

21 Janar, 2026 9:03 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Gorenlanda/ Trump: Nuk dua dhe nuk do të përdor forcën

21 Janar, 2026 8:23 pm
Silvinjo: Respekt për Ukrainën, por jemi përgatitur për fitore
Sport

Në pritje të playoffit të Botërorit, Sylvinho: Duhet të gabojmë sa më pak

21 Janar, 2026 7:06 pm
Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump
Aktualitet

Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump

21 Janar, 2026 6:33 pm
Dosja 5D/ Lirohet nga qelia Taulant Tusha
Kronikë

Dosja 5D/ Lirohet nga qelia Taulant Tusha

21 Janar, 2026 6:29 pm
Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën
Bota

Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën

21 Janar, 2026 6:02 pm
Pezullimi i Ballukut nga detyra, Kryeministria çon vendimin e GJKKO në Kushtetuese
Kryesore

Shkarkime dhe emërime në disa institucione, çfarë ka vendosur Këshilli i Ministrave

21 Janar, 2026 5:58 pm
Kërcënimet e reja tarifore, PE pezullon marrëveshjen tregtare me SHBA
Bota

Kërcënimet e reja tarifore, PE pezullon marrëveshjen tregtare me SHBA

21 Janar, 2026 5:09 pm
Dhëndri dhe vajza e Trump në Vlorë
Aktualitet

Dhëndri dhe vajza e Trump në Vlorë

21 Janar, 2026 5:06 pm
Nga projektet e naftës tek pasuritë minerale/ 7 pikat e marrëveshjes Ukrainë-SHBA
Bota

Trump zyrtarizon takimin me Zelenskyn, liderët do të takohen të enjten në Davos

21 Janar, 2026 5:01 pm
Para
Të dënuar për vrasje,kush janë 2 vëllezërit Lala dhe vlonjati i rrezikshëm

Të dënuar për vrasje,kush janë 2 vëllezërit Lala dhe vlonjati i rrezikshëm

Koronavirusi, Turqia mbyll kufirin me Iranin

Koronavirusi, Turqia mbyll kufirin me Iranin

Grabitën marokenin, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

Grabitën marokenin, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë
















TE FUNDIT

Pas dy aksidenteve hekurudhore, sindikata e makinistëve në Spanjë lajmëron grevë

Pas dy aksidenteve hekurudhore, sindikata e makinistëve në Spanjë lajmëron grevë
21 Janar, 2026

Sindikata spanjolle e makinistëve të trenave SEMAF ka thirrur një grevë tre-ditore mbarëkombëtare për datat 9, 10 dhe 11 shkurt,...

Lexo më shumë

Gorenlanda/ Trump: Nuk dua dhe nuk do të përdor forcën

Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
21 Janar, 2026

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duan dhe nuk do të përdorin forcën për të marrë Groenlandën, ishullin e vetëqeverisur...

Lexo më shumë

Në pritje të playoffit të Botërorit, Sylvinho: Duhet të gabojmë sa më pak

Silvinjo: Respekt për Ukrainën, por jemi përgatitur për fitore
21 Janar, 2026

Edhe pak javë na ndajnë nga momenti më vendimtar i Kombëtares Shqiptare. Në muajin mars kuqezinjtë i pret faza e...

Lexo më shumë

Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump

Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump
21 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë mbrëmje në Vlorë, ku pritet të zhvillojë një takim me vajzën e Presidentit amerikan,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com