Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbetje spitalore në kazanë e pemë, ndëshkohet me gjobë spitali i Delvinës

2024/01/26 at 9:10 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mbetje spitalore në kazanë e pemë, ndëshkohet me gjobë spitali i Delvinës
Prej disa javësh, emisioni “Stop” ka investiguar mënyrën sesi menaxhohen mbetjet spitalore në spitale e qendra shëndetësore.
Nga një vëzhgim i rastësishëm në spitalin e Delvinës “Ismet Shushi”, shihet se ky spital i çon mbetjet e rrezikshme në kazanët e plehrave, apo edhe më keq akoma, në hapësirat e mbjella me bimë e pemë.

Gazetari: Urdhëro, shikoni.

Kryeinfermierja: Ku janë mbetjet spitalore këtu?

Gazetari: Ja ku e kemi këtu 1. A lejohet kjo që të hidhet këtu?

Kryeinfermierja: Jo nuk lejohet. Matanë kemi dhomën e mbetjeve spitalore.

Gazetari: Të lutem, si kryeinfermiere më ndiq dhe më thuaj se këto mbetjet nuk ju përkasin. Kjo çfarë është? Po kjo këtu çfarë është?

Kryeinfermierja: Këto janë ampula. Nuk e di pse janë këtu.

Gazetari: Pse kjo gjendej në këtë kosh?

Kryeinfermierja: Ndoshta gabimisht, po nuk e di.

Gazetari: Si kryeinfermiere, ju duhet ta dini që mbetjet spitalore nuk hidhen kështu. Kanë atë qesen…

Kryeinfermierja: Po të jetë për pjesën time si kryeinfermiere, unë i kam mirëorganizuar…

Gazetari: Ky koshi këtu a është i mbetjeve urbane?

Kryeinfermierja: Po.

Gazetari: Po e hapim ta shikojmë. Shikoni sa shumë mbetje spitalore të rrezikshme që nuk lejohen të hidhen.

Kryeinfermierja: Ne nuk kemi pasur ndonjë problem të tillë, por të thashë…

Gazetari: Ne pamë sanitaren që mbushi qesen dhe i çon tek koshi i madh.

Kryeinfermierja: Nuk dua fare të justifikohem, e di që është një gabim që…

Gazetari: A e dini që është shkelje ligjore në radhë të parë?

Infermierja: Patjetër, do ta diskutojmë dhe do ta zgjidhim dhe këtë gjë patjetër.

Pas njoftimit të emisionit “Stop”, Komisariati i Delvinës, vuri në dispozicion ekspertët e fushës, të cilët e konsideruan këtë denoncim tejet serioz.

“Kjo u konsiderua një skenë krimi. Ligji për mbetjet spitalore të rrezikshme që prodhohen nga ana e strukturave shëndetësore nuk e toleron nga ana penale këtë që ka ndodhur në këtë spital. Të gjitha këto mbetje që përzihen me mbetjet urbane, shkojnë të gjitha në mjedis, duke rrezikuar njerëzit, kafshët dhe bimët.”

Gazetari: Ndodhemi aktualisht tek spitali në Delvinë dhe kemi konstatuar prani të mbetjeve spitalore të rrezikshme, të keqmenaxhuara nga stafi i këtij institucioni. Ju lutem, si inspektoriat, çfarë do të bëni në vazhdim?

Drejtoresha e ISHSH: Unë do të dërgoj grupit e inspektimit. Do të të flasim, do të jemi në kontakt, faleminderit.

Inspektori: Ne duhet të ju falenderojmë në radhë të parë për këtë pjesë. Tani fillojnë këto problematikat, që të mos paguajnë se duket tek firma. Janë me peshë, janë disa gjëra që edhe ne na erdhi çudi sepse është një spital i vogël që nuk ka probleme të kësaj natyre. Juve ju faleminderit. Ne do të vazhdojmë procedurën tonë, do ta dëgjoni shumë shpejt. 

Në lidhje me rastin, u proceduan penalisht 4 infermierë të këtij spitali për “shpërdorim detyre” dhe “menaxhimi i mbetjeve”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Menaxhimi i mbetjeve”, për shtetasit M. B., 30 vjeç, Sh. G., 39 vjeçe, G. H., 28 vjeçe dhe A. S., 33 vjeçe, të katërt me detyrë infermier në spitalin e Delvinës. Ndaj këtyre shtetasve nisi procedimi penal pasi falë bashkëpunimit me gazetarët e emisionit investigativ “Stop”, në TV Klan, shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë kanë konstatuar se në ambientet e brendshme të spitalit të Delvinës, ku këta shtetas punojnë, ishte hedhur mbetje spitalore, në kundërshtim me ligjin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme“, njoftoi policia.

Nga ana tjetër, ISHSH Vlorë dërgoi në vend grupin e inspektimit, i cili konstatoi se mbetjet spitalore nuk administrohen në përputhje me dispozitat ligjore dhe për këtë arsye i vendosi masë administrative 10 milionë Lekë të vjetra Spitalit Bashkiak të Delvinës./tvklan




Ju sugjerojmë

Grup kriminal i organizuar dhe trafik droge, SPAK shpall 11 masa arresti
Kronikë

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK jep detaje

12 Qershor, 2026 11:25 pm
Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS
Aktualitet

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS

12 Qershor, 2026 7:54 pm
Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë
Kryesore

Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë

12 Qershor, 2026 7:11 pm
Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë

12 Qershor, 2026 7:06 pm
Rama: Nuk krenohem se s’kam bërë gabime, por do jap gjithçka për PS
Kryesore

Rama: Nuk krenohem se s’kam bërë gabime, por do jap gjithçka për PS

12 Qershor, 2026 6:39 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, makina përplas për vdekje një fëmijë

12 Qershor, 2026 5:26 pm
Trump: Irani ka humbur pjesën më të madhe të arsenalit raketor
Bota

Trump: Aleatët evropianë nuk ndihmuan në arritjen e paqes me Iranin

12 Qershor, 2026 4:02 pm
Skënder Hita në Gjykatën e Posaçme, inspekton kushtet e sigurisë
Kronikë

Skënder Hita në Gjykatën e Posaçme, inspekton kushtet e sigurisë

12 Qershor, 2026 3:34 pm
Trump: Negociatat me Iranin mund të rinisin të premten
Bota

Shtëpia e Bardhë përgatitje për 80 vjetorin e Trump, 60 mln dollarë për arenën UFC

12 Qershor, 2026 3:31 pm
Këshilli i Evropës kritikon Belgjikën për mbipopullimin në burgje
Bota

Këshilli i Evropës kritikon Belgjikën për mbipopullimin në burgje

12 Qershor, 2026 3:00 pm
Para
Diagnostikimi me inteligjencën artificiale i sëmundjeve të zemrës dhe kancerit

Diagnostikimi me inteligjencën artificiale i sëmundjeve të zemrës dhe kancerit

Vrasja e Liridona Ademaj/ Zbardhet dëshmia e Naim Murselit: E dija se kush na sulmoi por se besoja se do vriste

Vrasja e Liridona Ademaj/ Zbardhet dëshmia e Naim Murselit: E dija se kush na sulmoi por se besoja se do vriste

Horoskopi për sot, 9 gusht 2023

Horoskopi për sot, 27 janar 2024
















TE FUNDIT

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK jep detaje

Grup kriminal i organizuar dhe trafik droge, SPAK shpall 11 masa arresti
12 Qershor, 2026

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar kryesisht dhe ka kryer hetime në kuadër të procedimit...

Lexo më shumë

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS
12 Qershor, 2026

Tensione në protestë, protestuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS. Kur përpara kryeministrisë mbaheshin fjalimet e zakonshme, në periferi të...

Lexo më shumë

Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë

Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë
12 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një mesazh protestuesve që kundërshtojnë investimin në Zvërnec, duke u thënë atyre se...

Lexo më shumë

Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë

Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë
12 Qershor, 2026

Ka nisur dita e 13-të e protestës qytetare në kryeqytet. Protestuesit u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’ me pankarta në duar,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}