Janë shpëtuar dy turistët zviceranë, të cilët mbetën të bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme nga një ortek në Malin e Korabit.
Ministri i Mbrojtjes thotë se me ndihmën e KFOR-it, policia arriti të tërhiqte turistët nga vendi ku turistët kishin mbetur të bllokuar.
Mësohet se ata janë transportuar për ndihmë shëndetësore në Spitalin e Traumës.
“Pas përpjekjeve të përbashkëta të efektivëve tanë, policisë dhe KFOR, të angazhuar në operacionin e shpëtimit të turistëve zviceranë është bërë e mundur tërheqja e tyre nga vendi ku ishin bllokuar. Ata janë transportuar për ndihmë shëndetësore në Spitalin e Traumës”, shkruan ministri Peleshi./opinion.al